DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA
Pyetje: Zoti Basha një qëndrim mbi deklaratën e Koçiançiç e cila deklaroi dje se djegia e mandateve dëmton procesin e integrimit?
Basha: Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë është qeveria e lidhur me krimin.
Pengesa kryesore e integrimit të Shqipërisë është qeveria e kapur duke vjedhur zgjedhjet, siç demonstron dosja 339 dhe dosje të tjera të publikuara tashmë nga media ndërkombëtare, siç është Zëri i Amerikës.
Pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në BE është korrupsioni me afera të tmerrshme korruptive, si dosja DH Albania, dhjetra koncensione, është kapja e shtetit nga oligarkët që arrijën të detyrojnë parlamentin e pupacëve të krimit dhe të oligarkëve të votojnë nje ligj antikushtetues si ai per rimbursimin me efekt prapaveprues te qindra million eurove taksa që nuk do ti paguajnë më oligarkët, por do ti paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.
Integrimin europain e pengon shkatërrimi i administratës publike, një nga prioritet për integrimin në BE.
Media serioze si Zëri i Amerikës kanë zbuluar se emërimet bëhen nga paradhoma e Edi Ramës në shkelje flagrante të ligjit. Integrimin europian e pengon kapja e gjithë pushteteve të cilat janë në dorën e vetëm një autokrati të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Këto e pengojnë integrimin europian dhe kushdo tjetër që pretendon të kundërtën ose nuk e njeh gjendjen ose bën sikur nuk e njeh gjendjen. Në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e cilitdo institucion që përfaqëson para shqiptarëve.
Ne duam të përshpejtojmë procesin e integrimit europian të vendit. Në Europë kur qeveria kapet duke vjedhur, në çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit dhe hyjnë në burg. Këto janë normat e Europës, kjo është Europa ku duam të shkojmë.
Nëqoftëse dikush pretendon se në Europë shkohet me një qeveri të lidhur me krimin dhe problemi është opozita që kundërshton këtë, ky është një pretendim i gënjeshtrët dhe shqiptarët kanë kohë që nuk I hanë më këto gënjeshtra. Shqiptarët janë zgjuar nga gënjeshtrat.
Tre herë dera e Europës është mbyllur për këto arsye, ndaj kjo është një thirrje për realizëm, për përgjegjësi.
Besueshmëria e atyre që flasin në emër të Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për këtë proces pa kthim të mbrojtjes së demokracisë, shtetit ligjor, ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Nuk ka lëvizje më pro Europës dhe integrimit në Europë sesa kjo që ka vendosur Partia Demokratike dhe opozita.
Pyetje: Z.Basha a do të pasohet nga bojkoti i zgjedhjeve lokale, djegia e mandateve?
Basha: Merruni një herë me këtë çështje dhe qëndroni fuqimisht në të. Sepse gjëja më e dëmshme që mund të bëni sot është që ta trajtoni këtë si një proces rutinë dhe të pyesni çfarë do të ndodhi pas tre, pas katër muajsh. Ajo që do të ndodhi është kjo: Nuk ka kthim prapa. Nuk është thjeshtë djegie mandatesh. Nuk do të ketë më parlament, nuk ka patur. Nuk do të ketë parlament fasadë. Ata mund të mblidhen, të vazhdojnë të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët do t’i përgjigjen dhe ne do të jemi krah shqiptarëve për t’u përgjigjur që nga dita e enjte.
Dua të sqaroj diçka shumë qartë dhe prerë. Çfarë do të thotë qeveri tranzitore?
E para, dorërheqja e Edi Ramës, largimi i Edi Ramës dhe hetimi i tij. Dhe qeveria tranzitore detyrë të parë dhe tranzitore do të ketë të arrestojë politikanët e kapur në vjedhje votash Vangjush Dakon. Është qeveria që ndalon arrestimet e tyre apo jo, se nuk jemi në një shtet demokratik. Qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Edi Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon.
Një nga arsyet e shkarkimit të Fatmir Xhafës – nuk ishin arsyet për të cilat duhet të ikte, për vëllain trafikant – por sepse për luftën e klaneve rrezikoi arrestimin e Vangjush Dakos. Vangjush Dako duhet të ishte në burg, është kapur duke vjedhur vota. Çfarë thoni ju tani, do t’ju shisni dëngla shqiptarëve?! Askush nuk mund t’iu shesë dëngla shqiptarëve. I kanë hapur sytë shqiptarët. Vangjush Dako duhet të shkojë në burg. Çdo politikan që është kapur duke vjedhur votat duhet të shkojë në burg.
Damian Gjiknuri është kapur duke vjedhur votat me krimin e organizuar me Ymer Lalën në Dibër që në vitin 2016, duhet të shkojë në burg. Ata që kanë vjedhur votat me Habiljat, me Shullazët, duhet të shkojnë në burg.Taulant Balla që ka vjedhur votat me Çelët dhe me Sanxhaktarët duhet të shkojnë në burg.
Përndryshe nuk ka për të patur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në burg do t’i çojë drejtësia por na duhet një qeveri që nuk do të pengojë drejtësinë të bëjë punën e saj. Kjo është qeveria tranzitore. Hapi i parë është dorëheqja e Ramës dhe për këtë nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë negociatë.