• Qytetarët që u mblodhën brenda pak orëve i treguan Maduros së Ballkanit se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

 

  • Me urdhrin për të sulmuar fëmijët dhe gratë në protestë me lëndë kimike, Edi Rama i shpalli luftë qytetarëve të vet. I them Edi Ramës se koston do ta kesh 100% ti.

 

  • Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve, të cilët protestonin në paqe për të marrë sendin e vjedhun nga bandat kriminale të Edi Ramës, Kuvendin e Shqipërisë.

 

  • Ne nuk frikësohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë. Ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme. Përballë kemi republikën e krimit, prej krimit e për krimin, të cilën do ta shembim nga themelet.

 

  • Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia na tregon se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. Kanë hequr korrentin, por populli do t’u heqë prizën!

 

  • Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri dhe, për fat të keq, nuk kemi më as polici. Kemi vetëm një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, që keqpërdorën sot institucionin që ka për detyrë të mbrojë ligjin.

 

  • Ne nuk e njohim më, jo vetëm Kuvendin dhe qeverinë e krimit, por as policinë e krimit dhe mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në very. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë dhe veglat e saj.

 

  • Çdokush, me uniformë dhe pa uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të bandës së hajdutëve dhe Edi Ramës, është tradhëtar i interesave të shqiptarëve dhe do të trajtohet si tradhëtar kudo që ndodhet.

 

 

 

FJALA E KRYETARIT BASHA NË PROTESTË PAS HEDHJES SË GAZIT LOTSJELLËS NGA POLICIA

 

Basha: Vëllezër dhe motra a jeni mirë?

Protestuesit: Pooooo

Basha: Të vendosur?

Protestuesit: Poooo

Basha: Të bashkuar?

Protestuesit: Poooo

Basha: Zoti ju bekoftë ju! Rama ik!

 

Sot Edi Rama ka urdhëruar një akt të pandodhur kurrë më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, edhe grave shtatzëna, teksa bashkë me vëllezërit dhe baballarët e tyre ushtronin të drejtën legjitime të protestës qytetare, kundër Kuvendit të krimit, prej krimit dhe për krimin.

Edi Rama, sot me këtë akt, i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të opozitës, në emër të gjithë qytetarëve që kanë frikë vetëm Zotin dhe asgjë tjetër, i them Edi Ramës: se me këtë akt shpallje lufte ndaj qytetarëve këtu, koston do ta kesh 100% ti.

 

Ne nuk frikësohemi, ne nuk ligshtohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë. Ne luftojmë për një mision të madh për fëmijët e shqiptarëve, për të nesërmen e tyre europiane. Ne luftojmë për liri, ne luftojmë për demokraci, ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe përballë kemi një shtet që nuk është më i shqiptarëve, një repuBlikë të krimit, prej krimit e për krimin, të cilën do ta shembim nga themelet.

 

Ky vend ka dy rrugë: të pranojë skllavërinë e krimit e tiranisë me kokën dhe zërin e Maduros së Ballkanit ose të ngrihen i gjithi njëzëri, një trup, gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë, demokratë e socialistë dhe të marrim në dorë fatin tonë dhe të atdheut tonë.

 

Beteja që ka nisur është pa kthim dhe historia e gjatë dhe e shkurtër e këtij vendi na rrëfen sesi do të përfundojë kjo betejë: me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e lirisë, demokracisë dhe të vlerave europiane për të gjithë shqiptarët.

 

Asgjë nuk e ndal dot… (fiket fonia)

 

Kanë hequr korrentin, por populli do t’u heqë prizën!

 

FJALA E KRYETARIT BASHA TEK PARTIA DEMOKRATIKE, PAS PROTESTËS

 

Protestues, njerëz që keni vendosur të mos ulni kokën dhe të pranoni fatin e skllavit, që pasi vidhet, poshtërohet dhe dhunohet, fatin që Edi Rama dhe skota e tij e kriminelëve kërkon për të gjithë shqiptarët, por që jeni ngritur për të mos u ulur më, deri në fitoren totale të lirisë dhe demokracisë, mbi dhunën, vjedhjen dhe mashtrimin, të fitores së qytetarëve mbi bandën kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Si minjtë u mblodhën sot, duke shpresuar se tinëzisht do t’ia hidhnin popullit.

 

Ju falenderoj nga zemra, qindra e mijëra qytetarë, që brenda pak orëve, u mblodhën si asnjëherë tjetër në historinë tonë, për t’i treguar jo vetëm skotës mafioze dhe Maduros së Ballkanit, por mbarë botës, se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

 

Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të marrë sendin e vjedhun nga banda kriminale e Edi Ramës, me Vangjush Dakon e krimit, me abdylajt, me bajrët e me shullazët, atë që përfaqëson themelin e republikës, atë që përfaqëson vullnetin e sovranit, Kuvendin e Shqipërisë.

 

Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri, dhe për fat të keq, nuk kemi më as polici. Kemi vetëm një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, që keqpërdorën sot institucionin që ka për detyrë të mbrojë ligjin. Shkeli ligjin, siç e ka shkelur gjithë këto kohë. Kriminelët me damkë nuk arrestohen, por promovohen e bëhen deputetë e kryetarë bashkish, bëhen biznesmenë dhe kur gjakosin në mes të Tiranës, edhe kur kapen duke vjedhur zgjedhjet, edhe kur duan të prishin shtëpitë e qytetarëve, nuk i gjen asgjë, ndërsa qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre, goditën nga kjo bandë.

 

Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje të ndershëm se ne nuk e njohim më, jo vetëm Kuvendin e krimit dhe qeverinë e krimit, por as policinë e krimit dhe mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri, se ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë dhe veglat e saj.

 

Çdokush, me uniformë dhe pa uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të bandës së hajdutëve dhe Edi Ramës, është tradhëtar i popullit të vet, është tradhëtar i interesave të shqiptarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhëtar nga qytetarët shqiptarë kudo që ndodhet.

 

Të bashkuar si asnjëherë, demokratë e socialistë, të krishterë e myslimanë, gegë e toskë, sot vazhdojmë rrugën tonë drejt destinit hyjnor final, demokracisë europiane, Shqipërisë si gjithë Europa.

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Fitore!

 

Rama ik!