Deputetët demokratë në komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin deklaruan sot se ligji “Për turizmin” bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit si dhe me legjislacionin e BE. Debati u zhvillua gjatë shqyrtimit sot të dekretit të Presidentit “Për kthimin për rishqyrtim të ligjit”. Deputetët e PD deklaruan se sezoni turistik ishte i dështuar dhe për këtë dëshmon mungesa e statistikave si për pushuesit vendas dhe turistët e huaj në bregdet, ashtu edhe ata të turizmit malor. Deputetët e opozitës i kërkuan ministrit të Turizmit Arben Ahmetaj të dhëna konkrete mbi problematikat e sezonit, për të cilat ministri nuk pranoi të jepte sqarime. Deputetja Mimoza Hajdarmata u shpreh se ky sezon pati dhe pasigurinë e rendit, ku incidenti më flagrant ishte vrasja e turistëve ceke, për të cilët ministri Ahmetaj nuk shprehu as ngushëllimet e rastit. Deputetja Hajdarmata tha se shqetësues është dhe fenomeni i transferimit të tokave turistike në për interesat klanore të kompanive të qeverisë.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Shtator 2015