Gra dhe vajza, përfaqësuese të opozitës zgjodhën që këtë 8 Mars të protestojnë tek Astiri bashkë me nënat, shtëpitë e të cilave janë piketuar për t’u shembur nga projekti korruptiv 40 milion euro.
Kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, tha se nënat dhe vajzat e Astirit janë simboli i qëndresës dhe rezistencës së grave shqiptare kundër padrejtësive, që na mësuan se shtëpia, familja dhe e ardhmja mbrohen me çdo mjet.
Zonja Vokshi u shpreh se është koha që të veprojmë njësoj si nënat e Astirit, për t’u bashkuar në një kauzë të vetme, “të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë, sepse shtëpia jonë është liria jonë. Kur gratë reagojnë reagojnë, reagon e gjithë shoqëria- tha zonja Vokshi.
Nënat në protestë shprehën revoltën e tyre për varfërinë që po thellohet vit pas viti në familjet e tyre. Disa prej tyre përmendën mungesën e shërbimit shëndetësor, vjedhjen skandaloze me faturat abuzive të energjisë dhe ujit, mungesën e shpresës për të gjetur një vend pune dhe arrogancën kriminale të qeverisë për të shembur shtëpitë, me qëllimin e vetëm vjedhjen e miliona eurove nga taksat e shqiptarëve.
Gjatë protestës, Edi Rama u cilësua si kryeministri më i urryer nga shqiptarët dhe po pritet kudo me protesta për të treguar se modeli i tij është më i dëmshmi për shoqërinë shqiptare.
Nën moton “SHTËPIA JONË – LIRIA JONË”, gratë protestuese apeluan për bashkimin e grave dhe vajzave në protestën e madhe të datës 16 Mars përpara Kryeministrisë.
FJALA NË PROTESTË E KRYETARES SË LIDHJES DEMOKRATIKE TË GRUAS SË SHQIPËRISË, ALBANA VOKSHI
Së pari, më lejoni që në shenjë respekti dhe mirënjohje në emrin tim dhe jam e sigurt edhe në emrin e të gjithë juve të falënderoj nga zemra gratë banore të Unazës së Madhe.
Faleminderit për atë çka ju keni bërë. Katër muaj protesta, çdo ditë pavarësisht motit me shi, pavarësisht të ftohtit, pavarësisht dhunës policore, politike të Edi Ramës, pavarësisht burgosjeve politike, pavarësisht kërcënimeve, presioneve, ju keni ditur të mos mposhteni. Dhe ju të dashura, gra, nëna, motra, banore të “Astirit” jeni kthyer në simbolin e qëndresës së grave shqiptare. Jeni kthyer në simbolin e rezistencës së grave shqiptare, të rezistencës së kësaj qeverisjeje kriminale, të rezistencës ndaj këtij korrupsioni galopant, të rezistencës ndaj klientelizmit të Kryeministrit që në kurriz të përfitimeve të majme donte t’iu shkelte ju të drejtat ligjore dhe kushtetuese.
Sot është 8 Marsi dhe ky është një tjetër 8 Mars i trishtë për të gjitha nënat dhe vajzat shqiptare.
Sot të gjitha ne kemi një mijë e një arsye për të protestuar.
Sot të gjitha ne mund të kishim shumë vende ku mund të protestonim, por ne gratë e opozitës vendosëm të jemi këtu sëbashku sepse ju na mësuat se si mund të mbrohet edhe me gjak shtëpia.
Ju u bëtë burim frymëzimi për të gjitha gratë shqiptare. Ndaj ne vendosëm që sot të bashkojmë të gjitha kauzat; dhe kauzën e teatrit, dhe kauzën e luftës kundër dhunës në familje, dhe kauzën e luftës kundër kriminalitetit, kundër korrupsionit, kundër vjedhjes së votave, të vijmë këtu dhe sikurse ashtu sikurse ju nëna të dashura të “Astirit” mbrojtët shtëpitë tuaja, ne do të bashkohemi në një kauzë të vetme, të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë, sepse shtëpia jonë është liria jonë. Dhe kjo duhet të jetë kauza e të gjitha grave dhe vajzave shqiptare.
Sepse kur gratë reagojnë reagojnë, reagon e gjithë shoqëria.
Sepse kur gratë reagojnë, të gjithë burrat pastaj reagojnë.
Sepse kur gratë protestojnë, proteston e gjithë Shqipëria.
Dhe kur gratë duan vërtetë ndryshimin, ai ndryshim vjen menjëherë.
Ndaj të nderuara, zonja dhe zonjusha, nëna, gra data 16 është një datë e rëndësishme. Në 16 mars të gjitha gratë shumë herë më shumë sesa kaq sa jemi këtu ne duhet të jemi para Kryeministrisë. Duhet të jemi në orën 11:00 para Kryeministrisë në datë 16 mars për të protestuar ndaj një kryeministri që i urren gratë, ndaj një kryeministri që i dhunon gratë.
Të protestojmë ndaj një kryeministri që i dhunon verbalisht, psikologjiskisht dhe fizikisht, madje, edhe institucionalisht.Ndaj, në katër vitet e fundit kemi 100 gra që janë vrarë nga dhuna në familje. Kemi mijëra gra të dhunuara.
Pse?! Sepse ky është modeli që Edi Rama solli jo vetëm në qeveri, por u mundua të sillte në çdo familje. Ndaj ne jemi këtu për të rezistuar, për t’i thënë një herë e mirë ndal modelit të dhunës.
Kemi mijëra gra të dhunuara, përse? Sepse ky është modeli që Edi Rama solli jo vetëm në qeveri por u mundua ta fuste në çdo familje, ndaj jemi këtu, për të rezistuar dhe për t’i thënë ndal një herë emirë, modelit të dhunës, modelit të krimit që Edi Rama kërkon ta imponojë dhunshëm në shtëpitë e secilir prej nesh.
Më datë 16 Mars, në orën 11.00 përpara kryeministrisë, të gjitha ju nëna që nuk keni mundur të merrni shërbimin shëndetësor për fënijët tuaj, sepse Rama i vodhi nëpërmjet koncesioneve abuzive, duhet të jeni atje.
Më datë 16 Mars, ora 11.00 para Kryeministrisë, të gjitha ju gra që u helmuat me gazin helmues që ai hodhi me urrejtjen më të madhe ndaj protestuesve paqësorë, sepse po protestonin përpara një Parlamenti të kriminalizuar. Duhet të jemi atje përpara kryeministrisë. Të gjitha gratë të cilat Rama me urrejten e tij, i hoqi jashtë skemës së ndihmës ekonomike dhe sot nuk kanë me ç’të ushqejnë fëmijët e tyre.
Duhet të jemi atje!
Të gjithë studentët, të gjithë nxënësit që nuk mundet të marrin arsimim sepse Rama mbylli 260 shkolla dhe po mbyll edhe Universitete, sepse ai është vetë injorant dhe kërkon të na lërë të gjithë injorantë.
Ne duhet të jemi atje për të protestuar! Të gjithë për të protestuar! Për të protestuar kundër një kryeministri i cili u bë palë me bandat dhe krimin, zaptoi parlamentin, zaptoi qeverinë, kriminalizoi ekonominë dhe së fundmi, ju e dini shumë mirë, kriminalizoi edhe votën.
Me krimin dhe bandat, ai u kap në vjedhje.
Dosja 339 u rri si çekan mbi kokë.
Dosja 184, dosja Xibraka janë çekan mbi konën e Edi Ramës.
Drejtësia vonon, por nuk harron.
Edi Rama jo vetëm do të ikë, Edi Rama do të dënohet për të gjitha krimet që ka bërë në këtë vend.
Ndaj jemi këtu të gjitha së bashku, në një kauzë të vetme, që është të mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët, Shqipërinë.
Sepse SHTËPIA JONË, ËSHTË LIRIA JONË!
Ndaj, të dashura nëna, të dashura motra dhe zonja,
Më datë 16 mars, ora 11.00 përpara Parlamentit t’i themi jo, një herë e mirë modelit të Edi Ramës.
T’i themi jo korrupsionit, jo varfërisë, jo papunësisë, jo kriminalitetit, jo blerjes së votave.
T’i themi po, ne do të luftojmë për lirinë, ne do të luftojmë për demokracinë, ne do të luftojmë që Shqipëria jonë – Shtëpia jonë, të jetë si gjithë Europa.
Le t’i themi po, të bëhemi barrikadë njerëzore, të gjitha gratë që Edi Rama nuk do të mundet kurrë të na kalojë.
Në datën 16 mars, ora 11.00, përpara Kryeministrisë.
Të gjitha ne gratë përpara Kryeministrisë më datën 16 Mars, ora 11.00 për t’i thënë stop qeverisë së kriminelit Edi Rama.
Fitore!