Sheshi para parlamentit u mbulua sot nga parullat “Rama ik”, ndërsa një piramidë ë simbolizonte ilegjitimitetin e qeverisë dhe bashkëqeverisjen e Ramës me krimin u dogj para selisë së Këshillit të Ministrave. Protagonistët e protestës së sotme të qytetarëve ishin të rinjtë, të cilët vuajnë më shumë pasojat e braktisjes se tyre nga qeveria për të favorizuar banditët dhe të fortët.
Me parulla, ku kërkohej largimi i RMës dhe parlamentit të dalë nga vota e blerë me paratë e krimit dhe të drogës, të rinjtë u shprehën të vendosur të qëndrojnë përkrah opozitës deri në realizimin e qëllimit kryesor: një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, zgjedhje te parakohshme, të lira, të ndershme dhe të pandikuara nga paratë e krimit të organizuar.
Vajza të reja, disa prej te cilave studente, iu bashkuan protestës të lidhura me pranga, duke protestuar simbolikisht kundër mungesës së lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri.
Belind Këlliçi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike tha se “Edi Rama sot ofron vetëm fasadën e propagandës. Edi Rama nuk ofron programe elektorale, nuk ofron ide, por ofron antivlerat si një model suksesi. Prandaj ai duhet të largohet një orë e më parë e të çlirojë zgjedhjet dhe vendin nga krimi e droga”
Shumë të rinj e të reja që ishin folësit kryesorë të protestës, u bënë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre, të mos heshtin përballë kësaj situate të rëndë, por të ngrihen e të mbrojnë vendin, që rrënohet çdo ditë që kalon nën pushtetin e Ramës, kriminelëve dhe oligarkëve të tij, të cilet kanë grabitur gjithçka, përfshirë edhe votën e lirë”.
Simboli i protestës qytetare sot ishte piramida e Rilindjes, e cila ka në bazë votën e blerë me paratë e drogës dhe të oligarkëve të Ramës. Rama vetë qëndron në majën e kësaj piramide krimi dhe korrupsioni, e cila duhet zhbërë nga bashkimi i qytetarëve. Për të treguar se janë të vendosur ta arrijnë këtë, protestuesit shkuan para kryeministrisë, ku i vunë flakën piramidës së shtetit të krimit, korrupsionit dhe oligarkisë që ka ndërtuar Edi Rama.
Në emër të kryetarit Basha, i cili ndodhet për një vizitë pune në Berlin, nënkryetari Edi Paloka falenderoi qytetarët për kurajon, dhe vendosmërinë. Duke veçuar studentët dhe rininë, Edi Paloka tha se “Shqipëria që ne duam është Shqipëria e studentëve, eshtë Shqipëria që ne duam të ndërtojmë për fëmijët tanë”.