Kryetari i Partisë Demokratike z.Lulzim Basha, priti në një takim bashkëkryetarin e Parlamentit të Austrisë, z.Werner Amon, ku ndau shqetësimin mbarëpopullor dhe të partnereve ndërkombetarë për rritjen galopante të nivelit të krimit në vend dhe për uzurpimin që bota e krimit i ka bërë institucioneve më të larta politike dhe administratës shtetërore.
Shqiptarët ndihen të shokuar nga akuzat në gjirin e mazhorancës për skenarë vrasjesh dhe larje hesapesh, tha Basha, duke shtuar se ky skandal thellohet edhe më tepër nga fakti që për më shumë se 6 muaj, kryeministri dhe ministri i brendshëm janë përpjekur te fshehin akuzat e rënda ndaj Kryetarit të Parlamentit, si porosites i vrasjes së dy deputeteve te Kuvendit te Shqiperise.
Basha tha se tronditja e qytetarëve nga këto zhvillime të paprencedent u dëshmua me pjesmarrjen më masive në historine e protestave në Shqiperi, ku populli shprehu indinjatën dhe kundërshtinë ndaj kapjes së shtetit nga krimi, si dhe shprehu kërkesën që Kryetari i Kuvendit të japë dorëheqjen për ti hapur rrugën një hetimi të plotë, thellësisht profesionist dhe transparent të akuzës më të rëndë në këto 25 vite politikë.
Zoti Basha e siguroi z.Amon për vendosmërinë e plotë të Partisë Demokratike për ti shkuar deri në fund sëbashku me qytetarët shqiptarë procesit të dekriminalizimit.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Mars 2015