- PD parashikon në programin e vet, stazh pune për 10 mijë student në vit
- Vendet e punës i krijojnë investimet e huaja. Ja pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri
- Paratë që jepen për oligarkët do i kthejmë në politika punësimi për rininë
- Anullojmë Ligjin e Arsimit të Lartë dhe hartojmë një ligj të ri me standarte europiane
- Në qeverisjen e PD, asnjë student nuk do të mbetet pa studiuar, pse familja e tij nuk ka mundësi ekonomike
- Në qeverisjen e PD, asnjë student nuk do të mbetet pa studiuar, pse familja e tij nuk ka mundësi ekonomike
- Sistem të përzgjedhje të kandidatëve të PD. Sistem që pamundëson kandidimin e kriminelëve dhe atyre që duan të bëjnë para
- Listat e hapura? Një ide e vlefshme për të pasur deputetë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve
- Ligj të ri për Referendumet, që të ndalim hajdutët që ndërtojnë pa votë fabrikat e vdekjes në Tiranë, Elbasan apo Fier
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për rreth 90 minuta ka paraqitur para studentëve, gjatë një bashkëbisedimi në UPT, programin e Partisë Demokratike për arsimin e lartë si dhe pikpamjet e tij dhe të opozitës për ligjin e ri, duke premtuar shfuqizmin e ligjit actual dhe hartimin e një të riu me standarte europiane.
Basha ndau me studentët edhe ide politike, ku ka shpjeguar edhe arsyet e djegie së mandateve si dhe demokratizimin e Partisë Demokratike, duke i hequr nga duart listat kryetarit dhe duke ia dhënë atë qytetarëve që të zgjedhin deputetët që i përfaqësojnë.
Gjithashtu, kryetari i PD e cilësoi si ide të vlefshme, idenë e listave të hapura ndërkohë që paralajmëroi masa radikale për të pamundësuar futjen e kriminelëve në Parlament e në institucione shtetërore.
Studentët gjatë bashkëbisedimit me kryetarin e PD, Lulzim Basha, ngritën një sërë çeshtjes për të cilat morën përgjigje nëpërmjet parashtrimit të pikave të programit që Partia Demokratike po harton me partnerët ndërkombëtarë.
Basha: PD parashikon në programin e vet, stazh pune për 10 mijë student në vit
Dorian Beqiri, fakulteti i Shkencave të natyrës:
Dy nga problemet më jetike të studentëve janë punësimi dhe programet e praktikave. Programi i praktikave është një problem shumë i madh për ne studentët sepse nëpërmjet këtyre programeve, ne kemi mundësi të orientohemi për profesionin që do të zgjedhim dhe do të jemi më të aftë të përcaktojmë rrugën se ku ne do të punojmë. Kjo siç dihet s’bëhet dot vetëm nga institucioni ku ne arsimohemi, por ka një ndërlidhje mes shtetit, institucioneve dhe bizneseve, që mund të jenë private a publike. A ka një studim nga ana e opozitës të mënyrës se si kjo mund të rregullohet dhe të hidhet në zbatim për të gjitha institucionet publike të arsimit të lartë?
Basha: Në Gjermani pata mundësi të drekoja me 8 stazhierë në Bundestagun gjerman. Nga 8 stazhierë shqiptarë, dy kanë nisur punën në Bundestag dhe të gjithë ishin të zgjedhur përmes programeve të stazhit që Bundestagu ka për studentët që vijnë nga rajoni ynë. Ky është jo thjeshtë një prioritet, por duhet të jetë një prioritet absolut për studentët tanë. Për këtë arsye ne kemi parashikuar në programin tonë, një mundësi stazhi për 10 mijë studentë shqiptarë në vit. Pra 10 mijë student shqiptarë në vit, do të përfitojnë mundësinë përmes konkurencës, të jenë diku në praktikë pune në sektorin privat apo në institucione shtetërore. Mënyra se si do të realizohet, do të reflektojë prioritetet e zhvillimit të Shqipërisë, sepse kur bën stazhin e bën me synimin që të mësohesh me praktikën e punës dhe të gjesh një vend pune. Fjala kyç këtu është një vend pune. Edhe nëqoftëse qeveria financon 100 mijë stazhe, nëse ska vende pune çfarë do të bësh?! Prandaj gjithçka duhet të jetë në funksion të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës me kushte dhe paga dinjitoze.
Basha: Vendet e punës i krijojnë investimet e huaja. Ja pse të huajt nuk vijnë në Shqipëri
Siguria ligjore këtu është zero. investitorët e huaj sot firmosin kontratën, nesër u dalin në rrugë dhe i rrahin dhe i përcjellin andej nga kanë ardhur.
Në shqipëri taksa për fitimin e koorporatave është 6 përqind më e lartë se san ë Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, madje dhe se në Hungari. Pse duhet të vijnë në Shqipëri kur u duhet të paguajnë më shumë taksa se në këto vende.
Çfarë ka bërë ky shtet, kjo qeveri, që të ju garantojë investitorëve të huaj, njërëz të kualifikuar për fushat që ata kërkojnë, në fushat e teknologjisë së informacionit? Asnjë përparim domethënës! Pse? Sepse fakulteti i teknologjisë së informacionit në Tiranë, Durrës, Elbasan, është në kushte primitive. Mësohet kompjuteri me dërrasë të zezë dhe shkumës. Katastrofë! inxhinierët e ardhshëm të teknologjisë së informacionit i marrin mësimet me dërrasë të zezë e shkumës, ndërkohë që Europa dhe rajoni po i kalon fëmijët e shkollës fillore me tablet.
Basha: Paratë që jepen për oligarkët do i kthejmë në politika punësimi për rininë
Qeveria duhet të ndajë fonde dhe qeveria e ardhëshme do të ndajë fonde dhe ju jap fjalen se qeveria e ardhëshme arsimin e lartë e ka prioritet absolut. Fondet që do të ndahen për këtë janë vetëm një fraksion i fondeve që kjo qeveri harxhon vetëm për dy oligarkë. Vetëm për dy oligarkë! Një prej vendimeve të para do të jetë anullimi i kontratave jo vetëm i dy oligarkëve, por të gjithë oligarkëve dhe rikthimi këtyre parave në politika që nxisin punësimin, kualfikimin e rinisë dhe shanset dhe mundësitë që rinia paralelisht me kualifikimet të punësohet këtu në Shqipëri
Studenti Vilson Kulemani: “Si i pengoi Erion Veliaj studentët gjermanë të vizitonin godinat e Qytetit Studenti”
Gjatë protestës studentore, e cila bëri jehonë në të gjithë botën, në Shqipëri mbërriti një union studentor gjerman, Unioni ASTA i Universitetit të Hamburgut, ku në të gjitha fakultetet ku shëtitëm dhe i çuam për të parë gjendjen, i çuam edhe në Qytetin Studenti, për të parë konviktet. Duke ditur që fondi gjerman KfË ka dhënë 26 milionë euro, 12 prej të cilëve grant dhe 14 të tjerat kredi e butë, brenda 4 viteve duhet të kishin mbaruar të 28 godinat e Qytetit Studenti, ndërsa në të vërtetë nuk është prekur asnjëra prej tyre. Ne shkuam me shkresë zyrtare, ku drejtoresha e konvikteve, Anila Hoxha në mos gaboj, bënte pingpong me Lali Erin, duke u justifikuar se s’ju lejoj dot të futeni brenda, sepse është kompetencë e bashkisë, kurse nga bashkia na thoshin se është kompetencë e drejtoreshës. Si përfundim, u mësuam edhe gjermanëve se ç’janë projektet 3D, sepse ata nuk arritën që të futen brenda. Gjatë ngujimit pashë se shumë studentë vinin dhe ngujoheshin, sepse ishin më rehat të flinin në karriget e universitetit, sesa në ato krevatë që u kishin dalë sustat. Pas kësaj, bëmë një takim me ambasadën gjermane, kërkuar nga vetë unioni studentor gjerman. Më pas, studentët gjermanë janë kontaktuar si nga drejtoresha e konvikteve, ashtu edhe nga përfaqësues të ambasadës gjermane, për t’ju thënë që të mos i paraqesin faktet e mbledhura, fotot, apo mos bëni bujë të madhe në shtetin gjerman. Por reportazhet që studentët bënë, janë shfaqur nëpër gazeta të ndryshme lokale e kombëtare gjermane.
Basha: Anullojmë Ligjin e Arsimit të Lartë dhe hartojmë një ligj të ri me standarte europiane
Programi që ju parashtrova nuk do të funksionojë nëse vendimet do ti marrë prapë kryeministri dhe ministri i arsimit. Demokratizimi i vendimarrjes, moderrnizimi i universiteteve, sipas modelit europian do të jetë tipari i ligjit të ri për arsimin e lartë, për të cilin kemi ngritur një grup pune me ekspertët më të mirë dhe do ti bëjmë një ftesë publike shumë shpejt pedagogëve dhe ekspertëve më të mirë shqiptarë, studentëve, që të bëhen pjesë e këtij grupi pune. Jo thjeshtë ta anullojmë këtë ligj ditën e parë në qeveri, siç ju kam premtuar dhe dua të jua premtoj sot këtu. Port ë kemi gati në mënyrë të plotë të konsultuar, transparente, ligjin e ri për arsimin e lartë të standarteve europiane.
Basha: Në qeverisjen e PD, asnjë student nuk do të mbetet pa studiuar, pse familja e tij nuk ka mundësi ekonomike
Emanuel Çaushi, student për drejtësi në Londër. Dua të kthehem në Shqipëri. Çfarë incentivash ka që studentë si puna ime të kthehen në atdhe. Shpresoj shumë që gjendja në këtë pikë të ndryshojë me qeverinë e ardhshme të Partisë Demokratike.
Basha: Aktualisht s’ka asnjë nxitje, asnjë incentiv. Kjo është arsyeja që asnjë student nuk kthehet, por edhe studentët që janë në Shqipëri mendojnë vetëm për të ikur jashtë. Kjo duhet të ndryshojë, kjo do të ndryshojë, sepse nuk ka shans Shqipëria të mbijetojë, pa ndryshuar si përparësi kryesore këtë problem: të mbajë të motivuar rininë të ndërtojë jetën këtu. Përparësi do të thotë para për arsimin e lartë. Plani që kam patur rast ta shpalos në seancat e fundit të pseudoparlamentit ishte ky: dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë, nga 36 milionë euro që është për vitin 2019 në 72 milionë euro. Është plotësisht e mundur, mjafton që të mos vjedhë Edi me Damianin e me DH Albanian tek Unaza, dhe dalin e teprojnë ato para për dyfishimin e buxhetit. Me dyfishimin e buxhetit do bëhej e mundur që së pari të gjithë studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra të përfitonin subvencionin në masën 100 % të tarifave për bachelor e master. Dhe ne do ta bëjmë këtë realitet. Së dyti, për të gjithë të tjerët do të thotë përgjysmim të tarifave për bachelor dhe master. Së treti do të thotë mjaftueshëm para për 5 mijë bursa sociale për ata studentë që edhe po tua zerosh tarifën, s’kanë mundësi as të marrin dhomë me qira, as të ushqehen e të blejnë dy palë këpucë, një për dimër e një për verë, as të blejnë tekstet shkollore e as biletën e transportit. Në një masë prej 2 milionë e 200 mijë lekësh të vjetra në vit, 5 mijë studentë familjet e të cilëve janë në një gjendje ekonomike katastrofike, do t’ju mundësohet studimi. Ne do ta bëjmë këtë realitet. Nuk do të ketë asnjë vajzë apo djalë shqiptar që do të mbeten pa studiuar për shkak se familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike. Ne do ta bëjmë realitet. Dhe mbeten mjaftueshëm fonde në një vlerë prej 32 milionë eurosh për të mbështetur investimet në 2 infrastruktura: studentore dhe akademike. Studentore do të thotë konvikte, mekanizëm të cilin do ta vëmë menjëherë në lëvizje, kur PD me votën e qytetarëe, siç besoj se e keni parë, do t’i besohet dhe do të marrë në dorë qeverisjen e vendit. Por duhet më shumë se kaq. Duhet edhe më shumë se kaq që ju të mos ndiheni të përjashtuar, por të ndiheni të nxitur për të qendruar në Shqipëri apo për t’u kthyer në Shqipëri. Ne do t’i japim fund sistemit që përjashton, ku i gjithë vendi është në duart e qeverisë dhe 5 oligarkëve që nga mëngjesi deri në darkë, hanë e pinë me kryeministrin dhe vendosin se kush mer çfarë, si, qysh, tek.
Denoncimi në bashkëbisedimin e kryetarit Basha me studentë në Universitetin Politeknik
Studentja Ambra Nazarko: Si më përjashtoi kryeministri nga bursa e ekselencës, vetëm se isha studente greviste
Jam Ambra Nazarko, studente e fakultetit të drejtësisë, Universiteti i Tiranës, viti i dytë bachelor. Kam qenë studente protestuese, studente e ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë, studente ekselente, ku me VKM-në e parë të zotit kryeministër, dola në listat e përfitimit të bursës së ekselencës. Ditën e hënë ne kemi mbyllur ngujimin dhe ditën e dytë dalin listat e tjera dhe emri im nuk figuronte më. Kam kërkuar një vertetim studenti nga fakulteti, ka një muaj dhe akoma nuk ka dalë ai vertetimi çuditërisht.
Basha prezanton sistemin e ri të përzgjedhjes së kandidatëve të PD: Sistem që pamundëson kandidimin e kriminelëve dhe atyre që duan të bëjnë para
Ne po adoptojmë një model europian brënda partisë tonë. Unë jam i vendosur ta modernizoj dhe ta demokratizoj Partinë Demokratike, dhe për këtë kam mbështetjen e botës perëndimore. Të partisë Konservatore në Angli, CDU-së Gjermane, Partisë Republikane Amerikane. Sistemi që ne do të adoptojmë është një sistem që e hap PD-në, e hap ndaj çdokujt që ndan vlerat tona, vizionin tonë për shoqërinë, për lirinë e individit, mundësitë, konkurencës dhe ju jep mundësinë përmes garës të kontribuojnë nëqoftëse duan të marrin përgjegjësi publike. Që të ndryshojë politika, në rradhë të parë duhet të ndryshojnë faktorët e politikës, që janë partitë politike. Nëse brenda partive politike, gjithë vendimarrja është në dorën e një njeriu, në rastin konkret të kryetarit të partisë që bën listën e kandidatëve për deputetë, ashtu do të jetë nesër dhe shteti, në dorën e një njeriu. Ne do ti japim fund kësaj praktike. Unë ju jap fjalën se jam i vendosur ti jap fund kësaj praktike, duke nisur brenda Partisë Demokratike sot, dhe nesër në qeverisje.
Si do ti japim fund?
Në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim praktikat europiane. Do të mundësojmë se çdokush që ka interest ë përfaqësojë politikisht qytetarët, komunitetin, në çdo lloj niveli, të kenë mundësinë të garojnë. Natyrisht do ta bëjmë këtë duke i pamundësuar garimin njerëzve me rekorde kriminale, apo njerëzve që vijnë aty me para për të shyumfishuar paratë e tyre, jo për ti shërbyer qytetarëve apo njerëzve që nuk ndajnë vlerat tona. Britanikët do të na ndihmojnë dhe po na ndihmojnë që ne të ndërtojmë tashmë një mënyrë të zbatimit të këtyre rregullave. Nesër do të shikoni vetë, kur PD do të votojë online formularët e aplikimit pë rata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhëhsme në emër të Partisë Demokratike e cila do të jetë e hapur për të gjithë. Dhe do të jetë merita ajo që do të përcaktojë se kush do të jetë ai/ajo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe përmes një vleresimi transparent, mundësinë për të përfaqësuar nesër PD-në në një Parlament të çliruar nga krimi dhe me një qeverisje të çliruar nga krimi dhe kriminelët.
Basha: Listat e hapura? Një ide e vlefshme për të pasur deputetë që përfaqësojnë interesat e qytetarëve
Projekti që kemi nisur sëbashku dhe kemi djegur mandatet, është shumë më i thellë se sa thjeshtë largimi i kësaj qeverie dhe ndryshimi i kësaj qeverie. Është një projekt kombëtar për të ndërtuar sëbashku një Shqipëri të vlerave europiane. Për këtë duhen edhe ndryshime të thella në sistem. P.sh, ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët jo thjeshtë të vendosin për siglën e partisë, por të vendosin se kë preferojnë nga lista e deputetëve, për një parlament i cili të ketë deputetë që më të vërtetë që e lidhin fatin e tyre me qytetarët. Në këtë mënyrë, një parlament i tillë është garanci që edhe qeveria do ti shërbejë interesave të qytetarëve, sepse është parlamenti ai që e mban përgjegjës qeverinë në demokraci. Nëqoftëse Parlamenti thotë: jo, nuk e prish dot Teatrin, nuk do i thotë një i çmendur apo një kryehajdut që: unë do ta prish se do të ndërtoj kulla. Nëqoftëse parlamenti thotë; jo, nuk ndërton dot me paratë e shqiptarëve incenratorë për të helmuar fëmijët e shqiptarëve, nuk ka kryeministër të thotë: po do ta bëj! Na duhet pra një parlament përfaqësues i qytetarëve.
Kryetari Basha shpjegon vendimin para studentëve: Ja pse ikëm nga Parlamenti
Zyrtarët e kapur në vjedhje nuk i gjen asgjë, ndërsa student që proteston për liri dhe të drejta e fut në burg. Largimi i kësaj qeverie është emërgjencë kombëtare. Prandaj jemi ngritur në këmbë, prandaj kemi hedhur një hap të tillë pa precedent. Pse ikëm nga parlamenti?! Sepse nuk kishte mbetur asnjë institucion tjetër për të garantuar të drejtat tuaja. Gjykatë Kushtetuese nuk ka, prokuroria është kthyer në një mantenudë, në një konkubinë të qeverisë. Gjyqtarët janë kthyer në krijesa pa dinjitet, se vetëm një krijesë pa dinjitet, mund të marrë vendime që mori dje gjykata për të mbajtur në burg protestuesit, ndërkohë që nuk guxojnë të çojnë para drejtësisë ata që janë kapur duke vjedhur votat, banditët e kriminelët. Nuk guxojnë ti marrin as në pyetje Damian Gjiknurin e Vangjush Dakon me shokë që janë kapur, i kanë aty, i kanë kapur vetë, janë në përgjimet e prokurorisë. As ti marrin në pyetje nuk guxojnë. Nuk guxojnë të marrin në pyetje drejtorin e policisë të kapur në përgjime zyrtare duke falsifikuar, duke krijuar një dëshmitar falso kundër gazetrit dhe kundër opozitës. Nuk guxojnë, por vazhdojnë të mbajnë në burg protestuesit që janë ngritur jo vetëm për veten e tyre, por për gjithë këtë vend. Ndaj nuk meritojnë asnjë epitet tjetër nga unë, përveçse hardhuca të pushtetit, most ë them ndonjë gjë tjetër se edhe hardhuca e ka një shtyllë kurrizore, por këtë gjyqtarë që janë bërë njësh me tokën dhe i sherbejnë këtij rregjimi criminal, janë njësoj përgjegjës për këtë rregjim kriminal
Basha: Ligj të ri për Referendumet, që të ndalim hajdutët që ndërtojnë pa votë fabrikat e vdekjes në Tiranë, Elbasan apo Fier
Duhet të fuqizojmë rolin e qytetarëve. Ata duhet të kenë mundësinë të shprehen për çështje të rëndësishme. Por ligji i sotëm për referendumet e pamundëson këtë. imagjinoni për një moment nëse do të kishim mundësi të zhvillonim një referendum për Teatrin Kombëtar. Të gjithë ata që ngrehen si gjela me një gjuhë vulgare se do ta prishim, po bëhet një vit që atje proteston elita kulturore e Shqipërisë, për të mbrojtur jo shtëpinë e tyre, por shtëpinë e të gjithë artit shqiptar, me vlera të jashtëzakonshme. Po të kishim një referendum të Tiranës apo të të gjithë Shqipërisë, do t’u kishim treguar vendin. Ligji për Teatrin do të binte dhe ata që e kishin hartuar atë, do detyroheshin të largoheshin nga pushteti. E njëjta gjë për inceneratorët. Pse nuk shprehen dot qytetarët e Elbasanit për fabrikën e vdekjes që u ka ngritur Arben Ahmetaj atje. Apo të Fierit? Apo të Tiranës? Vjedhin lekët e shqiptarëve dhe ndërtojnë fabrikat që helmojnë shqiptarët, sepse nuk kemi mundësi t’i kundërshtojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Ky është një tjetër zotim që dua ta bëj sot para jush dhe që hyn tek projekti ynë i Shqipërisë përfshirëse dhe jo Shqipërisë përjashtuese, që do ta mundësojmë përmes Ligjit të ri për Referendumet , që qytetarët të kenë mundësi të shprehen në mënyrë të drejtpërdrejtë me votë, për çështje të rëndësishme kombëtare dhe lokale. Dhe kjo të jetë vendimmarrja më e lartë, shumë më e lartë se çdo vendimmarrje tjetër, qoftë kjo edhe e parlamentit apo e qeverisë.