• Sē bashku me shqiptarēt do t’i japim fund sistemit tē ngritur nga Edi Rama pēr tē vjedhur çdo qindarkē pēr pasurimin e tij bashkē me oligarkēt. Kēta armiq tē interesit publik, do të trajtohen si armiqtë e shqiptarëve të ndershëm dhe do të marrin atë që meritojnë.

 

  • PD ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza. Ai fillon me marrjen e qindra milionë eurove taksa të shqiptarëve nga xhepat dhe kontot e oligarkëve, me anullimin  e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave te populli shqiptar.

 

  • Ne do t’i japim fund diskriminimit të fermerēve. Do tē zbatojmē prej ditës sonë të parë, skemën më të madhe të subvencionimit familje për familje të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Lekët do të shkojnë direkt tek fermeri, jo tek grumbulluesit apo sekserët.

 

  • Do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore. Duke hequr rimbursimin e TVSH-së, duke e kthyer atë nga 20 në 6%, Rama ka goditur direkt fermerët, duke ua ulur fitimin me 14%. Ne di ta anullojmē menjēherē kētē VKM korruptive.

 

  • Me subvencionimin 100 milionë euro në vit, fermerët shqiptarë do të jenë fermerët më të mbështetur nga qeveria, në krahasim me çdo fermer tjetër të Ballkanit. Ky është prioritet kyç i PD.

 

  • Beteja jonë nuk është vetēm për të larguar Edi Ramën, por pēr të varrosur fenomenin “Rama”, fenomenin e pushtetarit të korruptuar, të lidhur me krimin, që shkel dinjitetin e qytetarëve, shkatërron ekonominë, kap institucionet, për të pasuruar veten dhe një grusht njerëzish.

 

 

  • Beteja jonë do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit. Kjo do të thotë që të kemi një drejtësi me ligjin e barabartë për të gjithë, që të ndëshkojë politikanët e korruptuar e të lidhur me krimin

 

 

  • Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më nga një njeri. Këta deputetë do të jenë prodhim i vullnetit qytetar. Ata do ta kenë fatin e lidhur me qytetarët. Do të jeni ju që do të përcaktoni kandidatët e ardhshëm të PD.

 

  • Vij sot këtu si kryetar i opozitës, por edhe si përfaqësues i mazhorancës së re tē shqiptarēve, të vendosur për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin dhe oligarkët e korruptuar, për t’ju dhënë shqiptarëve një sistem rregullash, qē do t’ia japë pushtetin votuesit dhe qytetarit.

 

  • Ne jemi sot shumica dhe do të marshojmë drejt fitores për gjithë shqiptarët, fitores së vlerave, fitores së projektit tonë për ndryshim, fitores së drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar, hajdutët që ju kanë zhvatur, që ju kanë robtuar dhe poshtëruar.

 

  • Ju premtova se 16 shkurti do ta ndajë me thikë historinë tonë të re dhe kështu po ndodh. Nuk ka e nuk do të ketë kthim pas, derisa së bashku ta shembim këtë regjim e të ndërtojmë sistemin e vërtetë të vlerave evropiane. Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj.

 

  • Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe shqiptari për një Shqipëri Evropiane, të bëhet realitet.” Sē bashku, nē mbremjen e sē shtunēs nē Tiranē. Ndryshimi po vjen!

 

 

TAKIMI I KRYETARIT TĒ PARTISĒ DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA, ME QYTETARĒT E RROGOZHINĒS

 

 

Kryetari i Partisē Demokratike, Lulzim Basha, u tha qytetarēve tē Rrogozhinēs se si pērfaqēsues i shumicēs sē shqiptarēve do te bējē gjithçka pēr tē shkatērruar sistemin e ngritur nga Edi Rama pēr tē vjedhur çdo qindarkē pēr pasurimin e tij bashkē me oligarkēt. Nē njē takim entuziast me qytetarē tē Rrrogozhinēs, kryetari Basha tha se nē planin e PD, sistemi do tē vihet nē shērbim tē qytetarēve jo vetēm duke ulur taksat, çmimin e karburanteve, çmimin e energjisē elektrike, por edhe duke trajtuar si armiq tē popullit njē grusht oligarkēsh. “Ata janë armiqtë e shqiptarëve të ndershëm dhe do të marrin atë që meritojnë.”- tha Basha nē Rrogozhinē.

 

“Oligarkët shushunja, këta armiq të interest publik, banda e tyre që mban në këmbë pushtetin e Edi Ramës, e di fare mirë se çfarë e pret. Partia Demokratike ka një plan për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe ai fillon me marrjen e qindra million eurove taksa të shqiptarëve nga xhepat dhe kontot e oligarkëve, me anullimin  e kontratave korruptive dhe kthimin e këtyre parave te populli shqiptar.”

 

Kryetari i opozitēs shpjegoi nē Rrogozhinē planin e PD pēr mbēshtetjen financiare tē fermerēve nga qeveria dhe qēndrimin e PD pēr TVSH-nē ndaj prodhimeve bujqesore.

 

“Ne do t’i japim fund njëherë e mirë, diskriminimit të fermerit të Rrogozhinës, diskriminimit të fermerit shqiptar. Ne do të fillojmë prej ditës sonë të parë, skemën më të madhe të subvencionimit familje për familje, fermer për fermer, të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Çdo prodhim bujqësor, drithëra, zarzavate, fruta perime, çdo prodhim blegtoral, do të subvencionohen nga shteti shqiptar nën qeverisjen e Partisë Demokratike, sipas modeleve europiane, sipas modeleve të suksesshme të rajonit.

 

Miqtë e mi, ne do ta bëjmë këtë pa hile.

 

Do ta bëjmë këtë, në rradhë të parë, duke mundësuar që lekët e subvencioneve të shkojnë drejtpërdrejtë tek fermeri, jo tek grumbulluesit, as tek sekserët dhe ndërmjetësit e tjerë.

Së dyti, ne do t’i japim fund hiles së madhe të ndryshimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore. Fermerët mes jush, e dinë fare mirë se çfarë ka ndodhur. Duke hequr rimbursimin e TVSH-së, duke e kthyer atë nga 20 në 6 përqind, Edi Rama ka goditur drejtpërdrejt fermerët shqiptar, ju dhe prodhimet tuaja, sepse i ka lënë vetëm tre rrugë prodhimeve tuaja: Ose të përfundojnë në treg me çmim 14 përqind më të rritur, ose përpunuesi, grumbulluesi, apo vetë fermeri ta shesë me 14 përqind më pak në treg. Ose fermeri t’ia dërgojë grumbulluesit me 14 përqind më pak prodhimin bujqësor e blegtoral.

 

Pra, jua ka ulur me një VKM, me një të rënë të lapsit, jua ka hequr 14 përqind çmimin prodhimeve bujqësore. Ju ka ulur 14 përqind fitimin për çdo kg mollë, qepë, fasule, qumësht, mish, grurë apo misër, fermerëve shqiptarë. Pastaj, kur pa protestën e blegtorëve, ka shpallur se gjoja do të subvencionojë me 10 lek litrin e qumështit.

 

Shikoni çfarë hajdutërie!  Jua ul me 14 përqind dhe pastaj premton se do të japë 10 lek. Si çdo premtim tjetër, edhe këtë premtim ai e ka një gënjeshtër, një mashtrim të vërtetë. “

 

 

Koha e besimit tek fjalët e Edi Ramës ka marrë fund prej kohësh. Askush nuk e beson më atë dhe bandën e tij hajdute.

Ndaj këtu nga Rrogozhina, dua ti drejtohem fermerëve të të gjithë Shqipërisë e t’ju them se jo vetëm që do ta anullojmë këtë VKM korruptive dhe rimbursimi do të jetë i plotë, 20 përqind, por ne do të mundësojmë përmes subvencioneve direkte për çdo fermer, që puna juaj dhe djersa juaj të mos kthehet mallkim për ju, të mos kthehet në borxhe për ju, të mos kthehet në varfëri për ju. Mos t’i lini tokat djerrë, mos ta derdhni qumështin nē rrugë dhe mos t’i shkulni pemët, por që çdo prodhim shqiptar të shitet me fitim për fermerët në tregun shqiptar dhe eksport.

 

Subvencionimi 100 milion euro në vit, do të bëjë të mundur që djersa e fermerit të Rrogozhinës, djersa e çdo fermeri shqiptar, të nderohet në treg dhe t’i japë familjeve që jetojnë me tokën dhe me blegtorinë, jo thjesht mbijetesën, por mirēqënien.

Me 100 milionë euro në vit, fermerët shqiptarë do të jenë fermerët më të mbështetur nga qeveria, në krahasim me çdo fermer tjetër të Ballkanit. Zotohem për këtë para jush. Ky është prioritet i Partisë Demokratike.”

 

Lulzim Basha u fokusua gjatē fjalēs sē tij nē shpunēsimin masiv tē shqiptarēve dhe largimin e rinisē pēr shkak tē masave antibiznes tē qeverisē sē Edi Ramēs.

 

“Ne do ta ndalim këtë gjëmë. Ne do të bëjmë të mundur përmes uljes së taksave, përmes taksës së sheshtë, sipërmarrjes shqiptare që të marrë frymë lirisht, të konkurrojë lirisht, të punojë, të prodhojë, të tregtojë, të krijojë vende pune me paga dinjitoze, për të punësuar jo vetëm prindërit, por edhe rininë shqiptare.”

 

Lideri i opozitēs tregoi nē ç’mēnyrē do t’u merren milionat e grabitura shqiptarēve nga pushtetarēt dhe oligarkēt.

 

 

“Shqipëria dhe Rrogozhina nuk janë të varfra, ato janë të vjedhura nga banda e Edi Ramës me një grusht oligarkësh gjakpirës. Ndaj, bashkë me largimin e kësaj qeverie bandë, ne do të largojmë edhe këta oligarkë, këta njerëz, të cilët janë bërë milionerë dhe miliarderë mbi gjakun dhe djersën e popullit shqiptar, asgjë e mirë për shqiptarët, por vetëm pasurim për ta, ndaj ju jap fjalën, se dita e ndryshimit të madh, nuk do të jetë thjesht dhe vetëm dita e largimit të Edi Ramës, por do tē jetë dita e llogarisë për oligarkët dhe oligarkinë. Pasuritë e vëna mbi gjakun dhe djersën tuaj do të konfiskohen, kontratat korruptive do të anullohen, duke nisur me kontratat e inceneratorëve të Arben Ahmetajt, të cilët helmojnë fëmijët e shqiptarëve për të pasuruar një grusht banditësh të korruptuar, duke vazhduar me koncesionet korruptive të rrugëve, miliarda euro të shqiptarëve që përfundojnë në xhepat e 5 njerëzve. Do t’i anullojmë këto kontrata, do t’ua kthejmë këto para qytetarëve shqiptarë.”

 

Njē nga çēshtjet qē u prit me mē shumē interes nga qytetarēt, ishte alternativa qē ofron PD pēr tē ndryshuar sistemin politik dhe mēnyrēn e qeverisjes, ku nē themel tē ndryshimit qēndron njē drejtēsi qē ndēshkon politikanēt e korruptuar dhe njē sistem, ku deputeti e ka tē lidhur fatin me qytetarin, jo me kryetarin e partisē.

 

“Beteja jonë nuk është thjesht dhe vetëm beteja për të larguar Edi Ramën, është betejë për të varrosur njëherë e mirë fenomenin e Edi Ramës, fenomenin e pushtetarit batakçi, pushetarit të korruptuar, pushtetarit të lidhur me krimin, pushtetarit që shkel dinjitetin e qytetarëve, shkatërron ekonominë, kap institucionet, dhunon të drejtat tuaja, futet në shtëpitë tuaja, në xhepat tuaja, në tavolinat tuaja, në shkollën e fëmijëve tuaj, për të pasuruar veten e tij dhe një grusht njerëzish.

 

Ky model do të marrë fund. Kjo lëvizje do t’i japë fund këtij modeli dhe do të parandalojë që kurrë më, në të ardhmen, asnjë njeri, asnjë grup, asnjë forcë politike të mos marrë peng Shqipërinë, demokracinë, institucionet dhe drejtësinë.

 

Për këtë arsye beteja jonë është një betejë shumë më e thellë, e cila do të bëjë të mundur ndryshimin e sistemit.

 

Ndryshimi i sistemit do të thotë që të kemi një drejtësi me ligjin e barabartë për të gjithë, ku t’i japim fund drejtësisë që mbron njerëzit e fortë, njerëzit e pushtetshëm, edhe kur ata kapen duke vjedhur, duke vjedhur milionat e shqiptarëve, duke vjedhur votat e shqiptarëve dhe që ndëshkon të pafajshmit, ndëshkon të pambrojturit dhe që përdoret si një shkop në kokën e atyre që mezi sigurojnë mbijetesën. Drejtësia, e cila do të çojë në burg politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin, do të jetë ndryshimi i parë i sistemit.

 

Ndryshim sistemi do të thotë që deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Shqipërisë nuk do të përcaktohen më në mënyrë misterioze, anonime apo vetëm nga një njeri. Këta deputetë do të jenë prodhim i vullnetit qytetar. Ata do ta kenë fatin e lidhur me qytetarët, ata do ta kenë fatin të lidhur me ju, ju do të jeni ata që do të përcaktoni kandidatët e ardhshëm të Partisë Demokratike, ju do të jeni ata që do të përcaktoni me votë deputetët e ardhshhëm të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë mënyrë, deputetët e ardhshëm në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë nuk do të jenë njerëz të cilët, pa emër, pa fytyrë, pa zë, ngrenë kartonin për të vjedhur me ligj ju, taksat tuaja dhe pasurinë e vendit. Nuk do të jenë njerëz të cilët do ta lidhin fatin e tyre me kryeministrin e radhës apo kryetarin e partisë. Fati i tyre do të lidhet vetëm me votuesin, vetëm me qytetarin, vetëm me ju. Do të garantojmë kështu, përmes këtij ndryshimi sistemi, që parlamenti të mos jetë noter i qeverisë, por të jetë përfaqësues i popullit, përfaqësues i qytetarëve, mbrojtës dhe promovues i interesit tuaj.”

 

Duke falenderuar qytetarēt e Rrogozhinēs pēr kurajon e bashkinit nē protestat mē qytetare dhe europiane kundër padrejtësisë dhe varfërisë, kryetari Basha premtoi se çdokush qē proteston do tē ketē nē krah PD.

 

“Unë vij sot këtu si kryetar i opozitës shqiptare, por vij, po kështu, siç e keni parë gjithësecili prej jush, edhe si përfaqësues i mazhorancës së re të popullit shqiptar, mazhorancës së re të shqiptarëve, të vendosur për ta larguar Edi Ramën dhe bandën e tij hajdute, për të çuar para drejtësisë politikanët e lidhur me krimin, bosët e krimit dhe oligarkët e korruptuar, për t’ju dhënë shqiptarëve një sistem rregullash, i cili, njëherë e përgjithmonë, do t’ia japë pushtetin votuesit dhe qytetarit të thjeshtë, siç është në Evropë, ku pushteti buron nga populli, qeveria është e popullit, për popullin dhe nga populli.

 

Ju e dini, e keni parë, e keni ndjerë. Ne jemi sot shumica dhe do të marshojmë drejt fitores për gjithë shqiptarët, fitores së vlerave, fitores së projektit tonë për ndryshim, fitores së drejtësisë së vërtetë, që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar, hajdutët që ju kanë zhvatur, që ju kanë robtuar dhe poshtëruar. Mos harroni, ky ndryshim i madh erdhi sepse u ngritët ju, u ngritën qytetarët. Ju përgjigjët thirrjes sime, thirrjes së opozitës me 16 shkurt.

 

Ju premtova se 16 shkurti do ta ndajë me thikë historinë tonë të re dhe kështu po ndodh. Nuk ka e nuk do të ketë kthim pas, derisa së bashku ta shembim këtë regjim e të ndërtojmë sistemin e vërtetë të vlerave evropiane. Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj. Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe çdo të reje të Rrogozhinës, ëndrra e çdo prindi të Rrogozhinës, ëndrra e pensionistëve, ëndrra e fermerëve, “Për një Shqipëri Evropiane”, të bëhet realitet.”

 

Lideri i opozitēs ftoi qytetarēt t’i bashkohen protestēs sē 13 Majit nē Tiranē.

 

“Mirënjohje për qëndresën tuaj, e cila, jam i bindur, do të vazhdojë, dhe një ftesë nga zemra, të bëheni pjesë e lumit të qytetarëve që do të derdhen në Tiranë mbrëmjen e të shtunës së ardhshme, në orën 18, në një tjetër bashkim të madh kombëtar forcash, mendjesh, zemrash. Pranvera sapo ka nisur, ndryshimi po vjen, falë jush dhe vendosmërisë së qytetarëve shqiptarë.”- u shpreh Kryetari i PD, Lulzim Basha.