• Në këtë moment nuk jemi në betejë për pushtet, jemi në betejë për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri. Prandaj është betejë që na bën bashkë, demokratëve dhe socialistëve

 

Takimi i Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi me aktivin e degës nr.2 në Tiranë, për anëtarësimet e reja

 

Mbi 100 anëtarë të rinj i janë bashkuar sot Degës 2, të Partisë Demokratike në Tiranë, kryesisht të rinj dhe të reja të paangazhuar më parë në ndonjë forum politik. Elementë të rinj që i bashkangjiten Partisë Demokratike në kulmin e aksionit të saj për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe për ti dhënë fund modelit të qeverisjes me krimin që ka ndërtuar Edi Rama.

“Energjia që na japin sot anëtarët e rinj që i bashkohen Partisë Demokratike, është një energji ndryshe. Ato jo vetëm që na bashkohen për të na rritur më shumë, por i japin një mesazh të qartë Edi Ramës: që nuk kemi frikë nga Edi Rama. Nuk kemi frikë nga sistemi që ai ka krijuar. Nuk kemi frikë nga drejtësia që ka kapur Edi Rama dhe e përdor atë kundër qytetarëve të ndershmë e të lirë. Prandaj, faleminderit shumë të gjithë atyre që janë bashkuar Partisë Demokratike gjatë këtyre ditëve. Jam i bindur që antarësimet e reja në të gjithë Shqipërinë do të vazhdojnë, sepse rruga që kemi nisur, është rrugë që bën bashkë çdo shqiptartë ndershëm në këtë vend”, – deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në krye të fjalës së tij në aktivin e degës 2.

 

Bardhi tha se beteja që po bën Partia Demokratike, nuk është një betejë për pushtet. Sipas sekretarit të përgjithshëm demokrat, atë betejë do ta bëjmë të gjithë bashkë kur të jetë fushata zgjedhore.

“Në këtë moment nuk jemi në betejë për pushtet, jemi në betejë për të mbrojtur demokracinë në Shqipëri. Prandaj është betejë që na bën bashkë, demokratëve dhe socialistëve. Më besoni, edhe socialistët do tjua hapin derën kur të shkoni e tu shpjegoni që jemi duke bërë betejë edhe për ta. Sepse jemi duke çliruar vendin nga një qeveri që vjen në pushtet me zgjedhje të diktuara nga krimi i organizuar. Mesazhi i qartë që ne çojmë për Edi Ramën është: ne nuk trembemi, beteja jonë është pa kthim deri në fitoren e standarteve europiane që po kërkojmë të fitojmë nga kjo betejë. Zgjedhje të lira e të ndershme, është themeli për të siguruar mirqënien dhe punësimin për çdo qytetar shqiptar. Garancia që ju jap në emër të Partisë Demokratike, në emër të kryetarit të PD, është se kjo betejë nuk ka për të mbetur në mes. Kjo betejë do të çohet deri në fund, deri sat ë arrihet qëllimi i kësaj beteje që është: largimi i Edi Ramës. Rezultat tjetër, beteja që kemi nisur, nuk ka. Nuk duam thjeshtë të largojmë Edi Ramën dhe të sjellim një person tjetër që sjell të njëjtin model, por duhet të largojmë Edi Ramën dhe modelin e tij qeverisës”, deklaroi Bardhi

Ervin Minarolli, Sekretar për Burimet njerëzore në PD tha se momenti në të cilin po kalon vendi është shumë i vështirë dhe se qeveria po përdor të gjitha pushtetet kundër qytetarëve që janë bashkuar për të ndalur modelin e qeverisjes me krimin. “Ne sot jemi në një moment shprese, ku të rinj afron në PD në ditët më të vështira, në kushtet më të vështira të vendit, kur shumë të tjerë janë larguar nga vendi. Unë shpresoj se afrimi i tyre të jetë me këmbën e mbarë për fitoren e PD”, u shpreh Minarolli.

Ndërkohë Mirlinda Çollaku, kryetare e Degës 2 të PD, Tiranë shprehur angazhimin e plotë të gjithë qytetarëve për të mbështetur Partinë Demokratike në rrugën e drejtë që ka nisur, rrugë e cila ka bindur sot edhe më skeptikët. “Prej dy muajsh jemi në një rrugetim, i cili ka mrritur ndjeshëm, në mënyrë të jashtëzakonëshme ka rritur ndjeshmërinë e çdo demokrati, të çdo qytetari në këtë vend dhe ka sensibilizuar edhe ata më skeptikët, që e vetmja rrugë që qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë të këtij vendi kanë për të luftuar kundër kësaj të keqeje të madhe që ka uzurpuar të gjithë Shqipërinë, padiskutim është kjo rrugë të cilën PD po e udheheq. Po e udhëheq me moral të plotë për shërbimin e madh që po i bën Shqipërisë”, u shpreh zonja Çollaku.