DEKLARATË E EDMOND SPAHOS NË GJYKATËN E TIRANËS PAS VENDIMIT PËR KLEVIS BALLIUN DHE TRE BANORËVE TË UNAZËS SË RE

 

Sikurse e patë, procesi i sotëm ishte i montuar politikisht nga policia dhe prokuroria, me synimin e vetëm për të burgosur deputetin Klevis Balliu dhe qytetarë të tjerë të Unazës së Re, në mënyrë që të realizohet vullneti i Edi Ramës.

Kemi indicie të qarta qëq Edi Ram a është urdhëruesi për të burgosur Klevis Balliun dhe qytetarët e tjerë të Unazës së Re, me synimin që të frikësojë qytetarët, që të mos i bashkohen protestave.

Edi Rama duhet të ketë parasysh një gjë.

Nuk ka manovër që e shpëton.

Fundi i tij është i vendosur. Do të përfundojë në koshin e historisë.

Sepse po sillet si dikator me popullin shqiptar. Njerëz që mbrojnë pronat e tyre, shtëpitë e tyre, jetën e tyre, fëmijët e tyre dëshirojnë t’i fusin në burg. Dhe ata jo vetëm që mbrojnë pronën personale, por mbrojnë edhe pronën shtetërore.

I kanë kursyer shtetit 40 milionë euro që do t’i merrnin hajdutët. Dhe këta njerëz kërkohet që të futen në burg, kurse ata që do vidhnin 40 milionë euro nuk dihet nga janë. Vetëm formalisht kanë filluar hetimet dhe vazhdojnë e bëjnë biznes me qeverinë dhe me Edi Ramën, vazhdojnë e marrin tenderat ato kompani.

Kjo është drejësia e shtetit të Edi Ramës. I patë ato dy gratë me paterica? Ditën që morën Klevis Balliun dhe 5 të tjerë, e patë si ja kanë thyer këmbët asaj? U dënua njeri? Asnjë.

Sepse ajo është e njerkës, se asaj i morën burrin për t’ia futur në burg, i kanë futur djalin në burg, i thyen edhe asaj këmbën, se mbron shtëpinë e vet.

Ja, kjo është drejtësia dhe shteti i Edi Ramës. Kërkon të fusë në burg deputetë të opozitës, sepse ka frikë nga lëvizja e opozitës. Dhe kur, në Ditën e Evropës gjyqe politike dhe tentativa për të futur njerëz në burg politikisht.

Ky regjim, i cili pretendon të shkojë në Evropë, sot që ndodhen këtu dhjetëra përfaqësues të rajonit, Rama, me veglat e tij në polici dhe në prokurori, përpiqet të fusë në burg përfaqësuesin politik të qytetarëve sepse guxojnë të ngrenë zërin kundër qeverisë dhe padrejtësive që bën kjo qeveri ndaj qytetarëve.

Por të jeni të bindur që për ne nuk ka kthim pas. Ne do ta largojmë Ramën me çdo kusht e me çdo mjet.

Ta harrojë se do të zhvillojë zgjedhje me 30 qershor. Nuk ka zgjedhje ka vetëm largim të Ramës dhe do të na kjetë çdo ditë në betejë.