• E gjithë qendra e Tiranës, rrugët dhe sheshet e saj, u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që ishte akti kriminal, me të cilin kjo juntë kriminale i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve të bashkuar për liri e demokraci. E kanë të kotë. Populli nuk ndalet, shqiptarët nuk ndalen, opozita nuk ndalet.

 

  • Në karriget e parlamentit të krimit ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet dhe babëzinë e krimit dhe të oligarkëve, dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë shqiptarët, ata nuk përfaqësojnë demokratët, ata nuk përfaqësojnë socialistët, ata përfaqësojnë faqen e zezë, llumin e këtij vendi që e ka marrë peng

 

  • Kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e kthjellët zgjedhja tash 29 vjet: O me juntën kriminale, o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci!

 

  • Kush do të jetojë me dinjitet, kush do barazi përpara ligjit, kush do mundësi, liri për mirëqenie dhe për punësim në vendin e vetë, kush do ta ndërtojë Europën këtu, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, nesër në orën 18.30 bashkë me popullin, të gjithë së bashku në betejën tonë pa kthim.

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA PËRPARA DREJTORISË SË POLICISË

 

Zonja dhe zotërinj, qytetare e qytetarë të Tiranës.

Vetëm pak orë më parë, junta kriminale e Edi Ramës, e shndërroi Tiranën në një fushë beteje me popullin, në një fushë beteje me protestuesit, të cilët u bashkuan në protestën më të madhe për liri, për demokraci, për kushtetutë, për shtet të së drejtës, për gjithçka që duhet e do ta bëjë Shqipërinë Evropë. Vetëm pak orë më parë, e gjithë qendra e Tiranës, rrugët dhe sheshet e saj, shtëpitë e banorëve të Tiranës u mbushën nga dozat luftarake të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që ishte akti kriminal, me të cilin kjo juntë kriminale i përgjigjet aspiratës së shqiptarëve të bashkuar për liri e demokraci.

E kanë të kotë. Populli nuk ndalet, shqiptarët nuk ndalen, opozita nuk ndalet.

Javë pas jave e muaj pas muaji që nga dita kur Edi Rama e mori pushtetin me bandat e krimit është asgjësuar çdo institucion. Parlamenti shqiptar ishte i pari që ra. Në ato karrige ulen sot figurina që janë zgjedhur me gishtat, duart, mendjet dhe babëzinë e krimit dhe të oligarkëve, dhe jo me votën e lirë të shqiptarëve. Ata nuk përfaqësojnë shqiptarët, ata nuk përfaqësojnë demokratët, ata nuk përfaqësojnë socialistët, ata përfaqësojnë faqen e zezë, llumin e këtij vendi që e ka marrë peng. Nga parlamenti i krimit ka dalë një qeveri e krimit, më në krye njeriun më të korruptuar, më arrogant, më mashtrues dhe më të pashpirt, që u ka vënë shkelmin në fyt shqiptarëve të thjeshtë, ndërsa ka ulur në tavolinën e babëzisë, kriminelët me të cilët e mori dhe e mban pushtetin, dhe një grusht oligarkësh.

Kjo është përballja sot, e gjithë Shqipëria e bashkuar kundër një grushti horrash të cilët kanë instaluar përmes një grushti kushtetues shteti juntën e krimit në vend. Junta i ka orët e numëruara, Maduro i Ballkanit i ka orët e numëruara. Skenari i dhunës që vuri dje në lëvizje me kriminelë të veshur me uniformën e policisë së shtetit, me të tjerë kriminelë të infiltruar në turmën e protestuesve paqësorë. Skenari i dhunës i shërbeu Edi Ramës, vetëm për të treguar para shqiptarëve dhe para botës, se i vetmi njeri i interesuar për dhunë është kreu i juntës antikushtetuese, është Maduro i Ballkanit i cili do të marrë përgjigjen e plotë, nesër, nga shqiptarët e bashkuar.

Dhuna barbare ndaj qindra protestuesve, ndaj vajzave dhe grave, ndaj figurave politike, ndaj Sahit Dollapit që u dhunua barbarisht vetëm për të dërguar mesazh junte, mesazh mafie, mesazh krimi, për të trembur dhe shkurajuar shqiptarët, do të marrë nesër përgjigje proporcionale nga populli i bashkuar dhe i vendosur për të çuar betejën deri në fund.

Asnjë nga bijat dhe bijtë tanë që mbahen padrejtësisht nga junta kriminale, nuk do të qëndrojnë në kthetrat e tyre. Nuk do të qëndrojnë në kthetrat e drejtësisë së kapur, që merr urdhëra politikë. Ne do ti çlirojmë ata, prandaj duhet të çlirojmë një orë e më parë vendin nga kjo juntë.

Kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e kthjellët zgjedhja tash 29 vjet:

O me juntën kriminale, o me popullin e bashkuar për liri dhe demokraci!

Dua të falenderoj nga zemra, të gjithë qytetarët që na janë bashkuar në këtë betejë, jo për pushtet, por për të përmbyllur tranzicionin, për t’i dhënë fund juntës kriminale. Për të larguar Edi Ramën, për të vënë në vend kushtetutën, përmes një qeverie tranzitore që do të garantojë rikthimin e sovranitetit, sovranit, popullit shqiptar, qytetarëve shqiptarë.

Dhunuan dje edhe të rinj e të rejat e ardhur nga BE, student anëtarë të European Democratic Students. I helmuan me gaz, vetëm sepse ishin në krahun tonë, në krahun e të drejtës, në krahun e opozitës së bashkuar, në krahun e PD dhe demokratëve, në krahun e qytetarëve që e duan Shqipërinë si gjithë Europa. por edhe për këtë, përgjigja nuk do të mungojë.

Junta i ka orët e numëruara. Populli shqiptar nuk trembet, populli shqiptar nuk frikësohet dhe nuk ndalet. Beteja do të vazhdojë më e fuqishme, çdo ditë, çdo natë, në çdo shesh, në çdo rrugë.

Ndaj dua t’i bëj një thirrje çdo biri dhe bije nëne, prindërve shqiptarë, të papunëve, të shpunësuarve, sipërmarrjes, një thirrje të veçantë kam për intelektualët për elitën e shpirtit dhe të mendjes, jo për pseuodointelektualët, jo për zagarët që majmen me paratë që iu grabitën qytetarëve. Ata nuk kanë vend, nuk i duam, le të rrinë dhe të vazhdojnë të hanë nga uturakët e Edi Ramës, por për profesorët e ndershëm, për intelektualët e ndershëm, për artistët shqiptarë, për ata të cilët në bëjnë krenarë me cilësinë e mendjes dhe shpirtit të tyre. Siç na jeni bashkuar, vazhdoni me ne, le të vazhdojmë së bashku këtë rrugë.

Kjo është jo vetëm një betejë sasiore, por është një betejë cilësore. Ne nuk jemi vetëm maxhoranca numerike, ne jemi maxhoranca e vlerave, ne jemi maxhoranca e moralit të këtij vendi.

Të gjithë bashkë, verbërisë dhe shurdhërisë së organeve të politizuara, e të inkriminuara nën urdhrat e juntës kriminale të Edi Ramës dhe zagarit të tij Sandër Lleshaj dhe shërbëtorëve të tij, me një thirrje të veçantë për ata efektivë të cilët e ndjejnë deri në palcë padrejtësinë të cilët ju vishet uniforma e shtetit jo për të mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën, por për të dhunuar vëllezërit dhe motrat e tyre në mbrojtje të kriminelëve. sepse brenda qelive nuk duhet të jenë ata që janë ngritur për vlerat europiane, helmuar me gaz nuk duhet të jenë qytetarët që kërkojnë shanse dhe mundësi të barabarta para ligjit për një jetë më të mirë, në atë qeli duhet të jenë kriminelët që vodhën zgjedhjet, në atë qeli duhet të jenë oligarkët që grabitën pronat e pasuritë e shqiptarëve, në ato qeli duhet të jenë politikanët e inkriminuar dhe ajo ditë do të vijë kur të kemi një drejtësi të çliruar nga krimi, kur të kemi gjyqtarë dhe prokurorë që nuk i mbron por i ndëshkojnë dhunim e shoqërisë shqiptare që sot ka zaptuar institucionet e vendit.

Ja, pra vëllezër e motra kjo është beteja jonë, kurrë jo për pushtet, jo për karrige, ato nuk i takojnë asnjë partie politike. Ato i vendos dhe do t’i vendosë vetëm populli, vetëm me votë të lirë e të ndershme.

Proces tjetër zgjedhor, proces fals nuk ka për të patur. Lufta që junta kriminale ka shpallur popullit, beteja jonë për Shqipërinë si gjithë Europa do të vazhdojë me kurajo, me këmbëngulje, me vendosmëri, me bashkim, me pjesëmarrje deri në fitore.

Ndaj e djeshme i tregoi mbarë botës fytyrën e vërtetë të këtij regjimi kriminal, i tregoi të gjithë qytetërimit perëndimor se skizma këtu është mes një populli europian dhe një junte aziatike me frymëzim oriental dhe sovjetik. Dhe se kjo betejë këtu në Shqipëri do të fitohet nga vlerat e perëndimit, do të fitohet nga vlerat e Europës, do të fitohet nga populli i bashkuar, junta do të mposhtet, junta do të çmontohet, junta do ta çohet para drejtësisë.

Orët vendimtare të demokracisë shqiptare po trokasin.

Nuk ka vend më për indiferencë, nuk ka vend më për hamendësim, ose bashkë për demokracinë, ose në krah të dhunuesit, të hajdutit, , të përdhunuesit , të mashtruesit, të narkotrafikanti, ose në krahun e popullit të bashkuar për liri dhe demokraci.

Ose përballë tij me një grusht horrash që kurrë nuk do të marrin peng të ardhmen e fëmijëve tanë.

Brohoritje – E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Rama ik!

Prandaj pak orë na ndajnë për ta bërë ditën e nesërme, në këto orë kritike për demokracinë, në këto orë ku do të vendoset fati i 15 viteve të ardhshme, fati i fëmijëve shqiptarë, fati i çdo shqiptari.

Le të bashkojmë zemrat dhe mendjet dhe t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit pavarësisht prej bindjeve politike.

Le të çlirojmë Shqipërinë nga qeveria e krimit, le të çlirojmë PS nga junta kriminale.

Të djathtë e të majtë dhe të derdhemi në shesh në betejën vendimtare, për demokraci për liri, për Shqipërinë si gjithë Europa.

Brohoritje – Rama ik! Rama ik!

Ndani orë nga mbrëmja juaj nesër që mos ndani mjerim, dhimbje për vite dhe dakada që vijnë.

Bashkohuni me ne, bashkohuni me shqiptarët të gjithë, ndani energjinë tuja, shpresën tuja.

Mos u përkulni, mos e ulni kokën, ky është bashkimi i kurajës.

Ju që keni nevojë për kurajo, ejani merreni në këtë gjenerator të pashtershëm të kurajës, shpresës dhe të besimit.

Kush do të jetojë me dinjitet, kush do barazi përpara ligjit, kush do mundësi, liri për mirëqenie dhe për punësim në vendin e vetë, kush do ta ndërtojë Europën këtu, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, nesër në orën 18.30 bashkë me popullin, të gjithë së bashku në betejën tonë pa kthim.

Asnjë hap pas, vetëm përpara drejt Shqipërisë si Gjithë Europa.

Zoti e bekoftë Shqipërinë.

Zoti i bekoftë qytetarët shqiptarë.

Fitore!