• Rruga jonë është rruga e Shqipërisë si gjithë Europa! Ky oqean shprese, ky bashkim i jashtëzakonshëm është makthi, frika më e madhe e Edi Ramës, është besimi i çdo shqiptari të ndershëm tek ndryshimi që po vjen.

 

  • Gjithë bota ka parë këtë javë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, krimin, partinë, administratën, me një qëllim marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit.

 

  • Çdo përfaqësues i demokracive perëndimore që nuk ka besuar apo nuk ka kuptuar krimin e organizuar, bandën në pushtet, më në fund e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz.

 

  • Dua t’u them se standardi evropian i kësaj zgjidhje kalon vetëm përmes dy hapave të panegociueshëm: Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Pa futur në qeli ata që vodhën votat, nuk ka zgjidhje politike.

 

  • Ne ia kemi borxh çdo qytetari që kjo krizë politike të zgjidhet jo mbi pazare, por mbi parime. Parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe para hekurave të burgut atyre që iu vodhën votën shqiptarëve.

 

  • Ta dijë mirë Edi Rama, ne nuk bëjmë asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë qytet më qytet. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët, do të dështojë me turp.

 

  • 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe rilindjes së krimit. Për këdo që nuk e di, dua ta bëj të qart: nuk do të ketë më në Shqipëri, zgjedhje me Edi Ramën apo proces politik pa dënuar hajdutët e votës.

 

  • Largimi i Edi Ramës është vetëm fillimi. Na duhet të ndërtojmë themelet e forta të ngrehinës demokratike që, kurrë më, askush të mos jenë në gjendje që ta shkrijne shtetin e shqiptarëve në njësh me krimin.

 

  • Ndryshimi nuk do të zgjasë, nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk i japim fund pandëshkueshmërisë se Edi Ramës dhe krimit të organizuar. Kur qeveritë të jenë të varura vetëm nga vota e lirë, ndryshimi do të punojë për shqiptarët.

 

  • Basti i Edi Ramës ishtë që kjo protestë madhështore të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Ramës. Plani i tij për të larguar vëmendjen nga Bildi, dështoi.

 

  • Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Ju them me përgjegjësi të plotë se tik-taku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Perëndimit

 

  • Ramën nuk e shpëton dot më asgjë. Ne do të bëjmë gjithçka që triumfi i demokracisë mbi narkoshtetin të vijë pa kosto për asnjë shqiptar. Largimi i Edi Ramës nuk ia vlen fijen e flokut të asnjërit prej jush.

 

  • Bota sheh sonte kontrastin midis popullit evropian dhe bandës më antievropiane, më antiamerikane, më antiperëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës.

 

  • I dështuar është edhe projekti i zgjedhjeve pa opozitën, për votime në shtetrrethim. Ne do ta mbrojmë demokracinë dhe çdo pëllëmbë të Shqipërisë, do të mbrojmë rendin kushtetues, ligjshmërinë.

 

  • Miqtë tanë e kanë kuptuar se largimi I Edi Ramës është domosdoshmëri. Sonte, falë jush dhe këtij mesazhi europoan, e kanë konfirmuar se për shqiptarët ia vlen të bashkohen në këtë betejë.

 

  • Perëndimi ka kuptuar se të largosh Edi Ramën nuk është e rëndësishme vetëm për demokracinë, stabilitetin, interesat gjeostrategjike, por është mision për të ndihmuar popullin europian të Shqipërisë.

 

  • Ne nuk do t’ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji dhe besim në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën.

 

  • Zotimi im i 16 Shkurtit qëndron në fuqi: Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër. Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave

 

  • Edi Rama është i pashpresë. Po bie në gropën që ka hapur për shqiptarët këto 6 vjet. Pazar me opozitën nuk do të ketë! Harresë dhe falje për krimet dhe vjedhjet nuk do të ketë!

 

  • Rruga për të dalë nga kjo krizë është e përcaktuar në çdo manual standardesh europiane: Para drejtësisë hajdutët e votave, qeveri tranzitore pa Edi Ramën, Reformë kushtetuese, zgjedhje të lira e të ndershme.

 

  • Një javë na ndan nga 30 Qershori, varreza politike e organizatës kriminale të rilindjes. Ju ftoj të jeni bashkë në çdo shesh, për të mbrojtur kushtetutën e demokracinë me fuqinë e kauzës sonë të drejtë europiane.

 

 

FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA NË PROTESTËN KOMBËTARE PARA KRYEMINISTRISË

 

 

 

Zonja dhe zotërinj!

Mirëmbrëma Shqipëri Europiane që je derdhur si asnjëherë në këtë shesh!

 

Rama ik! Rama ik!

 

E shoh këtë shesh si kurrë më parë, nga “Nënë Tereza”, tek “Skënderbeu” plot me pasardhësit e këtyre dy heronjve tanë.

 

Zoti ju bekoftë!

Mirë se keni ardhur!

Rama ik!

 

Vëllezër dhe motra!

Zonja dhe zotërinj!

 

Një ditë dhe natë si kjo do të mbahet mend përherë në historinë tonë.

 

Bashkë kemi protestuar me dhjetëra herë këtu këtë vit, me qindra herë gjatë këtyre gjashtë vite kundër padrejtësisë, kundër krimit dhe drogës, kundër shkatërrimit të vlerave tona, familjare, kombëtare dhe europiane.

 

Shpesh herë na kanë përbuzur, na kanë mosbesuar, shpeshherë propaganda e tmerrshme e aparatit kriminal të Edi Ramës ia ka dalë të shuajë zërin e të vërtetës, por sonte kjo merr fund një herë e mirë.

 

Rama ik! Rama ik!

 

Rama Ik del sot nga kraharori i çdo qytetari si thirrja dhe kushtrimi i parë, si hapja e derës që e ka mbyllur arkitekti i Shqipërisë së mafies, i Shqipërisë së krimit, i Shqipërisë së drogës, i Shqipërisë së varfërisë dhe papunësisë. Ai ka një emër dhe nëse e quajnë “bablok” kriminelët, “rob i madh” trafikantët, “ai burri” servilët, ai ka një emër, ai është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, është njeriu që me karrigen e tij, me pushtetin e tij sakrifikoi të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj 6 vjet me radhë, muaj pas muaji. Rama ik!

 

Por ora e të vërtetës erdhi, gjashtë vite me radhë qëndruam, 6 vite me radhë qëndruat dhe ja, më në fund, e gjithë bota e pa fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, që ka shkrirë në një shtetin, qeverinë, krimin, partinë, administratën. Që e ka kthyer Shqipërinë në një pronë private të krimit të organizuar, me një qëllim marrjen dhe mbajtjen me dhunë të pushtetit, diçka që nuk do të pranojmë kurrë.

 

Rama ik! Sepse rruga jonë është rruga jonë e Shqipërisë si gjithë Europa! Ajo ka nisur tre dekada më parë, ajo është e mbushur me dhimbje dhe sakrifica, është e mbushur me arritje që sot sakrifikohen, siç është lëvizja e lirë e shqiptarëve. Ajo kërcënohet nga çmenduria e një kryemafiozi, i cili kërcënon përmes parlamentit të pupacëve të krimit, të cilët do të kthejnë klonin e Enver Hoxhës. Kushdo që e provon do të përballet me drejtësinë dhe do të provojë hekurat e burgut. Rama ik!

 

Pupacëve të krimit në Parlamentin e krimit ju them sot se që sot e tutje, sa herë që ngrini kartonin për llogari të krimit dhe padronit të krimit Edi Rama, ju personalisht do të mbani përgjegjësi moralisht, politikisht dhe ligjërisht. Këtë ua them në emër të opozitës, këtë ua them në emër të sovranit.

 

Rama ik!

 

E keni mbushur këtë shesh si asnjëherë, por tani që errësira e natës është shtrirë mbi qytetin tonë, ndizini dritat e shpresës që ta shohë gjithë bota këtë bashkim të jashtëzakonshëm, ndizini dhe mbajini lart. Rama ik!

 

Ky oqean shprese, ky bashkim i jashtëzakonshëm është makthi, është frika më e madhe e Edi Ramës.

 

Ky bashkim i jashtëzakonshëm është shpresa, është besimi i çdo shqiptari të ndershëm tek ndryshimi që po vjen.

 

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

 

Vëllezër dhe motra!

 

Për Shqipërinë si gjithë Europa ka nisur kjo betejë dhe sonte nga ky shesh i mbushur si asnjëherë më parë, në emrin e gjithsecilit prej jush, në emrin dhe zonjave të nderuara, në emrin e baballarëve, në emrin e gjyshërve dhe gjysheve, në emrin e të rinjve dhe të rejave që janë derdhur si asnjëherë në këtë shesh, në emër të vogëlushëve tanë, ne emër të fëmijëve tanë, në emër të fëmijëve tuaj dua dhe zotohem në emrin tuaj para kombit dhe para Europës dhe Perëndimit se kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës, por vetëm kur të kemi vendosur kushtet për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama ik!

 

Gjatë kësaj jave dhe asaj që shkoi, çdokush, çdo përfaqësues i demokracive perëndimore që nuk ka besuar apo nuk ka kuptuar krimin e organizuar, bandën në pushtet, kapjen dhe shkrirjen e shtetit në një, më në fund e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër, por një kryemafioz. Atyre dua t’u them se standardi evropian i kësaj zgjidhjeve kalon vetëm përmes dy hapave të panegociueshëm: Largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm; dhe zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona që janë aty vetëm sepse protestuan për Europën, protestuan për Amerikën, protestuan për demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat, nuk ka zgjidhje politike.

 

Vëllezër dhe motra!

 

Ne ia kemi borxh gjithësecilit prej jush, unë si kryetar i opozitës, Partia Demokratike dhe gjithë aleatët tanë ua kemi borxh çdo qytetari që këtë krizë të thellë të mos e mbyllim thjesht me një marrëveshje politike bazuar mbi pazaret politike, bazuar mbi tratativa politike, kjo krizë politike duhet dhe do të mbyllet jo mbi pazare, por mbi parime. Dhe sonte dua ta them qartë dhe prerë se parimi i parë është çuarja para drejtësisë dhe para hekurave të burgut atyre që iu vodhën votën shqiptarëve.

 

Rama ik!

 

Ndërkohë që në çdo vend tjetër të botës, ndërkohë që në çdo vend europian, ky njeri do të kishte shkuar menjëherë para prokurorisë e gjithë qeveria do të ishte dorëhequr. Ai marshon drejt grushtit të shtetit, drejt procesit kriminal të votimeve pa opozitë, të votimeve me pjerinndrejajt që duhet të ishin në burg, të votimeve me karta identiteti të skaduara dhe të falsifikuara, me KQZ të paligjshme, me policinë e krimit.

 

Ta dijë mirë Edi Rama ne nuk bëjmë asnjë hap pas. Nuk ka zgjedhje me 30 qershor.

 

Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytet më qytet, fshat më fshat, demokracia kundër narkoshtetit, qytetarët kundër krimit. Ndaj çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë me turp.

 

Ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe rilindjes së krimit.

 

Rama ik!

 

Këto mesazhe të qarta dhe të prera të cilat shumëkush prej jush i di fare mirë, dua t’i bëj sonte të qarta për këdo që nuk e di. Nuk ka më në Shqipëri, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën. Nuk do të ketë më në Shqipëri proces politik pa dënuar hajdutët e votës.

 

Ky është standard i Europës, ky është standardi i Perëndimit.

 

E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!

 

Por vëllezër dhe motra, unë e di që mes jush ka shumë, të cilët janë të dëshpëruar në ekstrem, kur ju është rikonfirmuar frika dhe makthi i tyre për qeverinë e krimit që ka në dorë jetën tuaj, punën tuaj, papunësinë tuaj, shëndetin tuaj, fatin tuaj dhe të familjeve tuaja.

 

Se kur keni dëgjuar monstrat e krimit, hienat mafioze të bëra njësh me hienat e pushtetit se si diskutonin për t‘iu barbarizuar ju, për t’ju vjedhur votën, për t’ju nëpërkëmbur dinjitetin, për t’ju trembur dhe larguar nga kutitë e votimit, për t’ju shkelur me këmbë dhe përdhosur, keni menduar se ky është momenti të hapni valixhet dhe të bëheni gati për t’u larguar nga ky vend.

 

Sonte kam një mesazh për ju miqtë e mirë: Ora e ndryshimit po vjen. Mbyllini valixhet. Hapeni zemrën për shpresën që ka lindur, për ndryshimin që po vjen, ndizini dritat.

 

Sepse dikush tjetër po i bën gati valixhet tani që po flasim. Ai është Edi Rama dhe kupola e tij kriminale, e cila ka marrë kryqin në çdo demokraci perëndimore. Ata i bëjnë gati valixhet për t’u larguar, duke futur në to milionat e djersës së vjedhur të shqiptarëve, mos kini merak se nuk kanë ku të shkojnë vetëm se në qelitë e burgut, ku do t’i çojë drejtësia e pavarur.

 

Rama ik!

 

Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi, nuk ka e nuk do të ketë në Shqipëri proces normal politik, as marrëveshje politike me opozitën dhe Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë pa u vendosur drejtësia, pa u ndëshkuar kriminelët. Nuk do të pranojmë kurrë që kriminelët të jenë në rrugë, që trafikantët të jenë në rrugë, që ministrat të jenë në pushtet, që Edi Rama të jetë në selinë e tij, ndërkohë që, ata që luftojnë për liri e demokraci përndiqen, burgosen dhe dhunohen. Kjo ka marrë fund.

 

Vendet do të ndërrohen shumë shpejt!

 

Shqiptarët e lirë do ta marrin shumë shpejt fatin në dorën e tyre dhe drejtësia e pavarur shumë shpejt do të bëjë detyrën për të cilën është penguar tash 3 vjet nga banda kriminale në pushtet, është penguar për arsyet që i dëgjoi e gjithë bota, është penguar drejtësia, është kapur drejtësia për të mbrojtur Edi Abdylajn, Astrit Ramën dhe gjithë kriminelët dhe politikanët e shkrirë ne një. Por kjo orë po merr fund, do ta çlirojme drejtësinë, do t’i çojmë para saj, do ta çlirojmë politikën nga krimi. Rama ik!

 

Vëllezer dhe motra!

 

Largimi i Ramës është sot kushtrimi i çdo shqiptari, është kushtrimi i të gjithë atyre që duan, ligj drejtësi, duan zgjedhje të lira, duan të jetojnë me nder dhe dinjitet, pavarësisht bindjeve politike. Por largimi i Edi Ramës është vetëm fillimi. Ne na duhet që së bashku të ndërtojmë mbi gërmadhat e kësaj krize të paprecedentë themelet e forta të ngrehinës demokratike që, kurrë më, asnjë parti politike, asnjë grup individësh të mos jenë në gjendje që ta shkrijne shtetin e shqiptarëve në njësh me krimin, siç bëri Edi Rama, mos të jenë në gjendje të vjedhin shtepitë tuaja, pronat tuaja, dinjitetin tuaj, nderin tuaj, të ardhmen e fëmijëve tuaj me një grusht oligarkësh grabitqarë. Ndryshimi nuk do të zgjasë, nëse nuk do të jetë i thellë, ndryshimi nuk do të jetë i vërtetë, nëse nuk i japim fund pandëshkueshmërise se Edi Ramës dhe krimit të organizuar. Ndryshimi nuk do të punojë për të gjithë shqiptarët nëqoftëse që këtej e tutje qeveritë e shqiptarëve, parlamentet e shqiptarëve, nuk do të jenë të varura vetëm nga vota e lirë e shqiptarëve.

 

Për këtë ne duhet të shkulim me rrënjë të keqen e madhe, që u rrit, u forcua e u bë njësh me shtetin dhe pushtetin e Edi Ramës. Ne do të bejme te mundur me besimin dhe shpresën që kjo lëvizje madhështore i fali çdo shqiptari, me energjinë, me besimin tek vlerat themelore të demokracise, të shtetit të së drejtës që kurrë më pushteti të mos burojë nga krimi, por vetëm nga vota juaj. Vetëm kështu do të garantojmë njëherë e përgjithmonë qe Shqipëria të mos jetë më ajo që duan këta, Edi Rama, Astrit Avdylaj, Shullazët, Habilajt, kriminelët e politikanët dhe oligarkët grabitqarë, por që të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, Shqipëria si Europa.

 

E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa.

 

Vëllezër e motra!

 

Basti i vetëm i Edi Ramës është që kjo protestë madhështore sonte të degjeneronte në dhunën e planifikuar nga provokatorët e Edi Ramës, nga veglat e tij qorre. Dhe tani dua t’jua them fare qartë se pse jehona e Bild-it, jehona e 339-s, tashmë në shqip, në anglisht, në gjermanisht, dhe çdo gjuhë të Perëndimit ka kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Nuk ka burrë dhe grua shteti që nuk e di se çfarë banditi është kryeministri i Shqipërisë. Ndaj e vetmja mënyrë për të hequr vëmendjen, e vetmja mënyrë për ta mbytur këtë zhurmë ishte skenari i turpshëm i provokimit të dhunës. Dhe kur? Në këtë protestë, më të madhen, më qytetaren, më gjiganden, më evropianen. Rama ik!

 

Por plani i tij dhe i shërbëtorëve të tij dështoi me sukses të plotë. Plani për të tërhequr vëmendjen nga skandali që sot e dëgjon e tmerruar gjithë Evropa, dështoi. Sot ju them me përgjegjëësi të plotë se tik-taku i orës së Edi Ramës po mbaron në çdo kancelari të Evropës dhe të Perëndimit. Rama ik!

 

Ndaj asgjë nuk e shpëton dot më. Nuk e shpëtojnë dot më miqtë e tij kriminelë, nuk e shpëtojnë dot më policët e korruptuar dhe ministrat e zhytur në korrupsion, nuk e shpëtojnë dot më as lakenjtë e blerë me miliona euro të vjedhura shqiptarëve. Asgjë nuk e shpëton dot më Edi Ramën nga verdikti i një populli evropian. E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa.

 

Dua t’ju falenderoj nga zemra që ju përgjigjët thirrjes time, kushtrimit tim, për të dalë në protestë, burra dhe gra, me fëmijë përdore. E gjithë bota sonte sheh kontrastin midis popullit evropian të Shqipërisë dhe bandës më antievropiane, më antiamerikane, më antiperëndimore, bandës despotike kriminale të Edi Ramës. Ndaj sonte, me zërat e gjokseve tuaja, me këtë prani oqeanike, në këtë shesh të lirisë, ndijeni, dëgjojeni, kujtojeni shumë shpejt, sonte po vulosim vdekjen politike të organizatës kriminale të “Rilindjes”. Rama ik!

 

I dështuar është edhe projekti i zgjedhjeve pa opozitën, për votime në shtetrrethim. Përshëndes nga zemra qytetarët, Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Ne do ta mbrojmë demokracinë dhe çdo pëllëmbë të Shqipërisë, do të mbrojmë rendin kushtetues, do të mbrojmë ligjshmërinë.

 

E vërteta ka dalë në shesh, e vërteta është në krahun tuaj, e vërteta është në krahun tonë, e drejta është në krahun tonë, ligji dhe kushtetuta është në krahun tonë. Me ndihmën e Zotit të Madh asgjë nuk na ndal në marshin tonë drejt fitores. Rama ik!

 

Por ne jemi ndryshe nga banda e kriminelëve në pushtet. Ne do të bëjmë gjithçka që rënia e kësaj kupole kriminale dhe triumfi i qytetarëve, i demokracisë mbi narkoshtetin të vijë pa kosto për asnjë qytetare e qytetar shqiptar. Sepse largimi i sigurtë, i vendosur i Edi Ramës, nuk ia vlen fijen e flokut të asnjërit prej jush. Rama ik!

 

Ndaj, duke e shprehur mirënjohjen time të thellë, që keni ardhur bashkë me familjet tuaja sonte këtu, për mundësinë brilante që i ofruat botës të shohë kontrastin midis Evropës që ëshë në shpirtrat tanë dhe krimit në shpirtrat e kupolës.

 

Ndizini dritat, ngrijeni lart shpresën e shqiptarëve.

 

E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa.

 

Ne e bëjmë këtë betejë për vlerat evropiane, ne e bëjmë këtë betejë për fëmijët tanë. Nuk ka forcë mbi tokë të na ndalojë. Gati jemi, në këmbë jemi, të vendosur për ta çuar betejën deri në fund. Rama ik!

 

Në çdo qytet, në çdo lagje, ne do të mbrojmë demokracinë, ne do të mbrojmë kushtetutën, sepse duke mbrojtur kushtetutën dhe demokracinë, duke mbrojtur ligjin, edhe kur ata që e kanë për detyrë janë bërë antiligji, jemi garancia e vetme që mbrojmë pragjet e shtëpive tona, fëmijët tanë, familjet tona.

 

Rama ik!

 

Vëllezër dhe motra, një projekt i thellë ndryshimi na pret. Së bashku do ta hartojmë, së bashku do ta votojmë. Ju meritoni dhe do të keni ndryshimin që keni ëndërruar për 30 vite. Shqipërinë europiane, Shqipërinë e shpresës, Shqipërinë e shtetit të së drejtës, Shqipërinë e qeverisjes së njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Gati jemi ta ofrojmë, gati jemi ta bëjmë realitet bashkë me ju, me çdo shqiptar.

 

Por së pari duhet të çojmë deri në fund betejën tonë me largimin njëherë e përgjithmonë të së keqes. Ndaj ju ftoj sonte në këtë natë të kontrastit të jashtëzakonshëm, midis Shqipërisë europiane që është ky shesh dhe kupolës së krimit të fshehur në vrimat e miut, të zotohemi sëbashku, këtu, se hapat e fundit të kësaj beteje do të na gjejnë më të vendosur, më të bashkuar, më të vendosur se kurrë.

 

Rama ik!

 

Mesazhi ynë sonte po kumbon në Berlin, po kumbon në Uashington, po kumbon në Londër dhe në Romë, po kumbon në Paris dhe në Bruksel.

 

Ja cili është populli europian i Shqipërisë!

 

Shqipëria europiane është tani para syve të botës.

 

Ndizini dritat dhe jepni mesazhin tuaj për botën që po na ndjek live. Ndizini dritat dhe bëjeni të dëgjojë Europa, bota, live tani, jepeni mesazhin tuaj.

 

Rama ik!

 

Miqtë tanë e kanë kuptuar se largimi I Edi Ramës është domosdoshmëri, sonte e kanë konfirmuar se për shqiptarët ia vlen të bashkohen në këtë betejë. Kjo falë jush, falë këtij bashkimi të jashtëzakonshëm, falë këtij mesazhi europian.

 

A ka popull në Europë që të bashkohet kësisoj, siç bashkohemi ne kur një qeveri e krimit refuzon standartin europian?!

 

Jo! Do ta kishin marrë përpara me gjithçka.

 

Por sonte nuk është ajo natë. Ajo natë e ditës dhe e shpresës po afron. Sonte është nata kur e gjithë Europa, kur i gjithë perëndimi e ka kuptuar se të largosh Edi Ramën nuk është vetëm e rëndësishme për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri, nuk është vetëm e domosdoshme për të ruajtur stabilitetin, se të largosh Edi Ramën, nuk është thjeshtë dhe vetëm një detyrë për mbrojtjen e sigurisë dhe të interesave gjeostrategjike të perëndimit, por se të largosh Edi Ramën është një mission për të ndihmuar popullin europian të Shqipërisë.

 

Rama ik!

 

Ndaj dua t’ju ftoj miqte e mi ta vazhdojmë rezistencën tonë, përballjen tonë, betejën tonë që po shkon drejt fitores së sigurtë, të Shqipërisë së vlerave, të Shqipërisë së Demokracisë, mbi Shqipërinë e krimit, mbi Shqipërinë e Avdylajve, mbi Shqipërinë e Lalëve, mbi Shqipërinë e hajdutëve dhe kriminelëve me në krye Edi Ramën.

 

Ta vazhdojmë dhe do ta vazhdojmë orë pas ore, ditë pas dite, qytet më qytet, fshat më fshat deri në fitore këtë betejë.

 

Ky mesazh sonte, që e ka kuptuar gjithë bota, ky dështim i planit kriminal të kriminelëve në qeveri për ta shëndërruar këtë oqean shprese në një skenar dhune. Është po kështu një detyrë e madhe për mua, për PD, për të gjithë aletatët tanë, për opozitën që ti prijmë betejës tonë dhe unë ju siguroj, ju garantoj se do ti prijmë me çdo kusht dhe me çdo çmim. Asnjë hap pas, Rama ik.

 

Nuk do t’ju braktisim dhe nuk do t’ju zhgënjejmë. Nuk do ta kthejmë kurrë këtë energji dhe besim në një kapital për të negociuar në tavolinën e pisët të pazarit politik me Edi Ramën. Jua them sonte qartë dhe prerë: tani, që çdokush e di atë që ne 6 vite e denoncuam, se Edi Rama është një hajdut dhe kriminel gjakftohtë që, për karrigen dhe pushtetin e tij, për pasuritë e tij të paligjshme shkatërroi shtetin, ekonominë, shkatërroi jetët e mijëra njerëzve, tani që provat janë në sytë e çdokujt, ta dinë mirë se zotimi im i 16 Shkurtit qëndron e do të qëndrojë në fuqi:

 

 

 

  • Nuk ka dhe nuk do të ketë negociata me Edi Ramën kryeministër.

 

  • Nuk ka dhe nuk do të ketë marrëveshje politike pa dënuar hajdutët e votave.

 

  • Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë marrëveshje politike pa çliruar njëherë e mirë votën tuaj, lirinë tuaj, dinjitetin tuaj. Rama ik!

 

 

 

Orët dhe ditët e ardhshme janë vendimtare, laku do të ngushtohet në qafën e së keqes. Do të ngushtohet, sepse e keqja ka rënë në gropën që ka gërmuar prej kaq vitesh për shqiptarët e thjeshtë. Edi Rama është i pashpresë. Pazar me opozitën nuk do të ketë! Harresë dhe falje nga shqiptarët për krimet dhe vjedhjet nuk do të ketë!

 

 

 

Do të ketë vetëm një rrugë për të dalë nga kjo krizë dhe rruga është e përcaktuar në çdo manual kushtetute dhe standardesh europiane:

 

 

 

  • Para drejtësisë! Në burg hajdutët e votave!

 

  • Qeveri tranzitore pa Edi Ramën!

 

  • Reformë kushtetuese për t‘ua kthyer shqiptarëve pushtetin dhe votën!

 

  • Zgjedhje të lira e të ndershme, ku sovrani do të diktojë me votë e do të shkarkojë me votë qeverinë.

 

 

 

Vetëm kjo do t’i hapë rrugë ekonomisë për të gjithë shqiptarët. Vetëm kjo do t’i hapë rrugë mundësive për punësim me paga dinjitoze për rininë shqiptare. Reforma në arsim dhe shëndetësi, respekti i njjohjes dhe përfshirjes së elitës së mendjes e të shpirtit të shqiptarëve në çdo vendimmarrje, kthimin e bashkëjetesës demokratike në një standard të panegociueshëm europian.

 

 

 

Unë besoj tek Europa, ju besoni tek Europa, ne besojmë tek vlerat dhe standardet europiane. Por, që t’i japim fund kësaj të keqeje, na duhet që këtë krizë ta mbyllim vetëm përmes të standardeve europiane! Rama k!

 

 

 

Standardi europian, zgjedhje të lira e të ndershme na ka bashkuar këtu. Standardi, vlerat dhe parimet e Perëndimit kërkojnë, pa asnjë mëdyshje, largimin e qeverisë së krimit dhe vënien e tyre para drejtësisë. Asnjë hap pas nga këto kondita, vlera dhe parime europiane. Këtë kërkon populli europian i Shqipëriseë dhe opozita nuk tërhiqet asnjë hap pas.

 

 

 

Vëllezër e motra!

 

 

 

4 muaj qendresë ditë e natë çmontuan ngrehinën kriminale para syve të botës.

 

 

 

Një javë na ndan nga 30 Qershori, varreza politike e organizatës kriminale të rilindjes.

 

 

 

Ju ftoj të jeni bashkë në çdo shesh e në çdo rrugë për të mbrojtur kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë me fuqinë e papërballuehsme të kauzës së drejtë, të shpirtit europian, të dashurisë për vendin dhe fëmijët tanë.

 

 

 

Ju ftoj tani, në përmbyllje të këtij mesazhi të qartë e të dëgjuar kudo në Europë e në Amerikë: marshoni me mua drejt Parlamentit! Marshoni me mua drejt shtëpisë së lirisë, Partisë Demokratike! Le të marshojmë bashkë! Ndizini dritat që ta shohë gjithë bota hapin e shpresës, hapin e ndryshimit!

 

 

 

Zoti ju bekoftë ju!

 

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

Fitore!