- PD dhe opozita nuk merr pjesë në asnjë proces apo diskutim për zgjedhje apo zgjidhje politike pa dalë para drejtësisë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve me krimin.
- Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.
- Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.
- Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë, gabohen. Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq. As paratë, asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.
- Ai ka shkelur çdo ligj, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda. Ai ka shkelur çdo standard sado minimal demokratik. është bërë ortak me krimin, në mënyrën më të pamëshirshme për popullin e tij.
- As merecenerët, as naivët që mbyllin sytë para bashkëpunimit të tij me krimin, sicc bënë për kanabisin, nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën. Ai ka tradhëtuar popullin e tij, ka tradhëtuar Shqipërinë.
- Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve, por vetëm ato të një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gruepve kriminale.
- Ikja e Ramës është në interes të integrimit të Shqipërisë në BE. Me Edi Ramën në krye, Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria, do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.
- Pa Edi Ramën, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Në botën demokratike ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.
- Represioni policor mbi opozitën nuk do të kalojë lehtë. Ata që mendojnë se do të burgosin opozitën dhe do të trembin opozitën, e kanë gabim. Ata do të mbajnë përgjegjësi shumë shpejt për këtë gjë.
- Duke u shprehur mbështetijen time dhe të PD-së familjeve të të gjithë atyre që po persekutohen nga regjimi policor në pushtet, dua t’ju premtoj se ne nuk harrojmë dhe ne nuk falim.
- 30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. nuk ka asnjë lidhje me njerëzit, nuk është dita e vullnetit të njerëzve.
- 30 qershori është dhe do të jetë nul. Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit. Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.
- Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës. Me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.
- Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë. Ne kemi tregaur kurajë dhe forcë së bashku. Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë. Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.
DEKLARATA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,
LULZIM BASHA
Sot Presidenti Meta ka dekretuar një datë të re për zgjedhjet lokale. Dua të ndaj me ju atë që i bëra të ditur Presidentit Meta në takimin e sotëm.
Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje, nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma apo për çfarëdo formule pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjet e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin.
Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike.
Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë.
Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën.
Ata që mendojnë se Edi Rama do t’ia hedhë gabohen.
Edi Rama është në fund të rrugës së tij politike. Dhe do të jetë një fund i keq, por i denjë për një rrugëtim të bërë, më së shumti, në shoqërinë e kriminelëve. Ai ka shkelur çdo ligj të Shqipërisë, nga ato për korrupsionin tek ato për krime të rënda.
Ai ka shkelur çdo standard, çdo vlerë dhe çdo rregull sado minimal demokratik. Ka prekur edhe nivelin që rrallë e arrijnë edhe autokratët lindorë: është bërë ortak me krimin, në mënyrën më banale, më vulgare dhe më të pamëshirshme për popullin e tij.
E ka bërë vetëm për një qëllim: për para dhe pushtet. Por paratë nuk do ta shpëtojnë më. Asnjë lloj pushteti nuk do ta mbrojë dot më.
Natyrisht, Edi Rama ka ende mercenarë, shërbëtorë, interesaxhinj apo mbështetës naivë, që vazhdojnë ta mbështesin duke mbyllur sytë para bashkëpunimit të tij me krimin.
Kishte të tillë në krah edhe në kohën kur e mbushi Shqipërinëme drogë dhe e kthyen në qendër europiane të krimit.
Kishte prej tyre që e mbështesin, sepse mendojnë se shqiptarët janë të padenjë për demokraci, ndaj ju duhet një autokrat që t’i mbajë urtë.
Edhe sot ka të tillë. Do të ketë të tillë edhe ditën që EdI Rama do të rrëzohet. Sicc ka sot njerëz që ende duan Enverin apo sicc kishte dikur nga ata që Donin Babën.
Por ata nuk e mbajnë dot në pushtet Edi Ramën, sepse Edi Rama ka tradhëtuar popullin e tij. Ka tradhëtuar Shqipërinë.
Edi Rama do të largohet, sepse ai nuk përfaqëson më interesat e shqiptarëve. Ai përfaqëson vetëm interesat e një grushti biznesmenësh grabitqarë, të një elite të korruptuar dhe të gurpve kriminale.
Edi Rama nuk do të mund të qendrojë dot në pushtet kundër interesit dhe vullnetit të popullit.
Ata që mendojnë se populli do të mbajë një kriminel të kllounizuar dhe të diskredituar si Edi Rama, gabohen.
Por ikja e Ramës sot është, gjtihashtu, në interes të integrimit të Shqipërisë në BE.
Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm krim dhe emigracion nga Shqipëria.
Me Edi Ramën në krye Evropa do të ketë vetëm destablitet në Shqipëri dhe në rajon.
Pa të, Shqipëria do të hapë negociatat dhe do t’i sjellë vetëm vlera dhe kontribute pozitive Evropës. Këtë, tashmë, e dinë në ccdo kryeqytet të Evropës
Kllouni që bëri për të qeshur Evropën me veshjen dhe sjelljen e tij, tashmë është lakuriq si njeri i lidhur me krimin.
Dhe në botën demokratike perëndimore ka vetëm një vend për politikanët e lidhur me krimin, burgu.
Të dashur bashkëqytetarë:
Në fushatën fallco për zgjedhjet fallco për kryetarët fallco, Edi Rama po bredh në Shqipëri duke u sjellë si i fortë. Madje ka adoptuar gjuhën, batutat dhe xhestet vulgare të kriminelëve dhe të të fortëve me të cilët bashkëqeveris. Nën mbrojtjen e mijëra policëve, ai po tallet, provokon, përçmon shqiptarët.
Kushdo që di pak nga historia dhe politika, e di që kur një kryeministër ka nevojë për polici për t’u mbrojtur nga njerëzit, atëhere ka ardhur fundi i tij.
Kushdo që di pak nga historia, e di që kur një udhëheqës e mban pushtetin duke persekutuar dhe burgosur kundërshtarët e tij, atëhere ka ardhur fundi i tij.
- 18 drejtues të PD-së në rrethe janë ndaluar dhe proceduar në tre muajt e fundit.
- 3 ish deputetë janë ndaluar dhe janë nën hetim.
- Disa nga drejtuesit më të lartë të PD-së po hetohen për akuza nga më qesharaket.
- Mbi 300 anëtarë të PD-së janë ndalur këto kohë nga policia.
- Ndaj qindra të tjerë është ushtruar dhunë.
Ky është represion policor që nuk do të kalojë lehtë. Ata që mendojnë se do të burgosin opozitën dhe do të trembin opozitën, e kanë gabim. Ata do të mbajnë përgjegjësi shumë shpejt për këtë gjë.
Duke u shprehur mbështetijen time dhe të PD-së familjeve të të gjithë atyre që po persekutohen nga regjimi policor në pushtet, dua t’ju premtoj se ne nuk harrojmë dhe ne nuk falim.
Ata që fusin në burgje politike njerëz të pafajshëm për të mbrojtur regjimin e kriminalizuar, do të mbajnë pëgjegjësi para ligjit.
Ata që vazhdojnë të bëjnë mercenarin e pashpirt tre dekada pas rënies së komunizmit, janë qenie mizore, si persekutorët komunistë dhe do të trajtohen si të tillë.
Vuajtjet e atyre që përballojnë këtë regjim do të shpërblehen me demokraci dhe me liri për të gjithë.
Të dashur bashkëqytetarë:
Zgjedhjet janë tuajat, jo qeverisë as të politikanëve.
Zgjedhjet janë mënyra se si ju vendosni se kush do të qeverisë.
Nëse ju nuk keni asnjë mundësi të vendosni, ato nuk janë zgjedhje.
30 qershori nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjen.
30 qershori nuk ka asnjë lidhje me njerëzit.
30 qershori nuk është dita e vullnetit të njerëzve
Është thjesht dita kur aleanca krim-qeveri mendon se do të forcojë pushtetin e saj.
Por 30 qershori është dhe do të jetë nul.
Ai do t’i japë goditje të rëndë psuhtetit të Edi Ramës dhe krimit.
Ne do të bëjmë çdo gjë që mundemi që 30 qershori të hyjë në histori si dita fatale e pushtetit të Edi Ramës.
Ju ftoj të gjithëve të jeni të matur dhe të kini besim tek kauza jonë, tek forca jonë.
Unë e di që shumë prej jush janë të revoltuar, shumë prej jush vuajnë direkt pasojat e regjimit kriminal të Edi Ramës.
Juve dua t’ju them se me përpjekjet tona ne e kemi plagosur për vdekje regjimin e Edi Ramës.
Shumë shpejt ky regjim do të mbarojë.
Ne kemi tregaur kurajë dhe forcë së bashku.
Ne kemi treguar se e duam lirinë dhe demokracinë.
Këtë do të tregojmë edhe më 30 qershor.