• 30 Qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij. Këtë e tregon fare mirë fytyra prej zombi politik e Edi Ramës.

 

  • Edi Rama është mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria ka prodhuar këto tre dekada. Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa atij dhe askush nuk e ka shpërdoruar aq mizorisht kundër vendit të tij.

 

  • PD dhe unë, personalisht, kemi luftuar me kurajë çdo ditë, për gjashtë vite rresht për të larguar të keqen. E kemi bërë me këmbëngulje, me bashkim, me qendresë.

 

  • Për 6 vjet me rradhë, mes talljeve, fyerjeve, mosbesimit, ne luftuam të vetëm dhe fituam disa beteja të mëdha për vendin, dekriminalizimin, denoncimin e kanabizimin, të koncesionëve, të vjedhjes së zgjedhjeve.

 

  • Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kuptohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje. Na sulmuan, na fyen, na shpërfillën, por sot, të gjithë e kanë mësuar të vërtetën.

 

  • Ne nuk ulëm kokën, kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

 

  • Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrën, pa djegien e mandateve, pa bojkotin e zgjedhjeve farsë, Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas.

 

  • Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme. Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit të Edi Ramës.

 

  • Ju ftoj të bëjmë dy gjëra: Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve. Të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë në këto 6 vjet, me një kauzë të drejtë.

 

  • Ka shumë njerëz që do të donin që Edi Rama të ishte rrëzuar pas çdo skandal të bërë publik, pas çdo proteste. Por gjërat kanë kohën dhe rrjedhën e tyre.

 

  • Arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës. Ne kemi arritur shumë: zbuluam fytyrën e regjimit, e izoluam të keqen, bëmë koaliciomin më të madh me njerëzit.

 

  • 30 qershori është dita, kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit. 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës.

 

  • Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna. Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin.

 

  • Ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës

 

  • Refuzojeni Edi Ramën! Braktiseni Edi Ramën! Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e së dielës! Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin!

 

  • Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica! Ne jemi forca!

 

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,

LULZIM BASHA.

 

 

 

 

Mirëmbrëma!

 

Të dashur bashkëqytetarë!

 

E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hap fatal politik i regjimit kriminal në pushtet.  Më 30 qershor do të fillojë spiralja e rrëzimit të këtij regjimi drejt vdekjes së tij.

 

Më mirë se çdo gjë, këtë rënie të pashmagshme, këto ditë, e shpreh figura prej zombi politik, e cila bredh, prej javësh, nëpër Shqipëri, duke u përpjekur të ringjallet me humorin banal, me mashtrimet bajate, me kërcënimet paranojake.

 

Ju ftoj ta shikoni mirë këtë fytyrë të përçudnuar nga pesha e krimit dhe e së keqes dhe të mos e harroni pamjen e saj. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për të nuk duhet të na bëjë ta harrojmë.

 

Duhet ta fiksojmë mire fytyrën e të keqes, fytyrën e etjes së verbër për pushtet, fytyrën e tradhëtisë, sepse nuk duhet të lejojmë fytyra të ngjashme të marrin në dorë fatet tona përsëri.

 

Shpesh, kur vjen fundi i së keqes, njerëzit ndjejnë një lehtësim çlirues që i bën ata ta harrojnë shpejt atë që ishte dhe të mos reflektojnë se si erdhi dhe se si u forcua e keqja.

 

Mungesa e reflektimit ka qenë një mallkim shoqëror për ne si popull. Ne, rrallë, kemi reflektuar pas të këqijave, prandaj i kemi përsëritur ato.

 

Historia politike e Edi Ramës nuk është thjesht historia e një njeriu të dështuar në gjithçka që provoi në jetë në art, në sport, në shoqëri, që pastaj kërkon verbërisht pushtet dhe para për t’u hakmarrë ndaj botës.

 

Është edhe historia e një shoqërie që mashtrohet dhe nuk e dallon lehtë fytyrën e urrejtjes, fytyrën e mashtrimit. E shoqërisë që i beson fasadës, që i beson dukjes, që gënjehet nga propaganda dhe në këtë mashtrim kolektiv, i dorëzon të keqes fatet e veta.

 

 

 

Politika shqiptare ka patur mjaft arritje në këto tre dekada, por ajo ka patur edhe dështime spektakolare. Ajo ka prodhuar edhe shumë të këqija. Ka shumë nga ata që i kanë bërë keq këtij vendi. Historia nuk do t’ia heqë askujt as përgjegjësitë, as meritat.

 

Por në të gjithë këtë mori dështimesh e politikanësh të këqij, Edi Rama është monumenti më i lartë, mishërimi i çdo të keqeje që politika dhe shoqëria jonë ka prodhuar këto tre dekada.

 

Pakkujt i është dhënë aq besim politik sa iu dha Edi Ramës dhe askush nuk e ka shpërdoruar atë aq mizorisht, aq mjerisht sa ai, pa i sjellë vendit asgjë të mire, duke i sjellë vendit vetëm shkatërrim dhe mjerim.

 

Shpesh, ne e shohim të keqen vetëm kur ajo bëhet mal dhe pastaj kërkojmë ta mposhtim atë menjëherë. Por e keqja mposhtet me bashkim dhe qëndresë. Ajo luftohet më këmbëngulje. Luftohet me kurajë. Largohet përditë.

 

Këtë ka bërë Partia Demorkatike dhe unë, personalisht, çdo ditë, për gjashtë vite rresht.

 

Sot largimin e Edi Ramës e duan dhe e kërkojnë edhe shumë nga ata, që për vite kontribuan verbërisht për fuqizimin e tij, për kapjen prej tij të çdo pushteti, duke i besuar fjalëve, duke injoruar veprat, duke ngatëruar çitjanet e kuqe me ngjyrën e flamurit, duke ngatërruar batutat me ligjet dhe duke ngatërruar kolltuqet me punën dhe kontributin.

 

Në vitin 2013, Edi Rama gëzoi një mbështetje të madhe, me të cilën mund të bëheshin shumë punë të mëdha, por ai e përdori të gjithë mbështetjen popullore dhe pushtetin vetëm për punë të këqija.

 

Shpërdoroi besimin.

Shpërdoroi endrrat e shqiptarëve.

Tradhëtoi të ardhmen e tyre.

 

Shumë nuk e panë që në fillim, por Edi Rama ishte i kapur nga krimi dhe nga interesat grabitqare që ditën që erdhi në pushtet.

 

Krimi financoi gjithë opozitën e tij. Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij

 

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

 

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush apo pakkush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

 

Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e parlamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

 

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksionojë gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin.

 

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Rroshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.

 

Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.

Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet se dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.

Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës, përdhunues, trafikantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.

 

Pa mbaruar mirë dekriminalizimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe si e vetmja alternativë e tij ekonomike për vendin.

 

Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi te ngrinte zërin për drogën.

 

Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës

 

Kujtoni betejën tonë për koncesionet.

 

Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, si skemë dhe metodë novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe mbarë bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.

 

E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.

 

Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kuptohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.

 

Na sulmuan!

Na fyen!

Na shpërfillën!

 

Por sot, të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën.

 

Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme, na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto dhe sulme.

 

Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

 

Por sot dua ta them:

 

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

 

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë  ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të tyre të katërt.

 

Të dashur bashkëqytetarë:

 

Në rrugëtimin tonë në opozitë prej 6 vitesh, ne kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që sot do të doja t’i kishim bërë ndryshe, por ka diçka që është e padiskutueshme: Përkushtimi ynë ndaj kauzës dhe interesit publik, kurajo dhe këmbëngulja jonë përkundër çdo vështirësie.

 

Udhëtimi ynë nuk ka qënë i lehtë, ka qënë i vështirë. Nëse ka patur ndonjë periudhë që e ka treguar këtë gjë janë 6 muajt e fundit. Vendimi për të djegur mandatet Ka qenë vendim shumë i vështirë dhe përgjegjësi e madhe.

 

Puna për të organizuar qëndresën ndaj regjimit në pushtet ka qënë kolosale. Protestat që ne kemi mbajtur këto gjashtë muaj janë një ndërmarrje gjigande dhe një arritje e jashtëzakonshme.

 

Pa to nuk do të ishim sot në prag të fundit të regjimit. Pa sakrificën e mijëra demokratëve dhe qytetarëve, pa qëndresën ndaj dhunës, ndaj gazit helmues, ndaj persekutimit policor, ndaj arrestit dhe burgosjes, sot, Edi Rama do të sundonte i pa trazuar.

 

Ndaj ju ftoj të bëjmë dy gjëra:

 

  1. Të respektojmë gjithë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 vjetëve – të çdokujt që ka ngritur zërin, të çdokujt që ka protestuar, të çdokujt që ka denoncuar, të çdokujt që ka kritikuar, që është distancuar nga ky regjim.

 

  1. Së dyti, duhet të jemi plot besim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 vjetëve, më të qartë se kurrë gjatë këtye 6 vjetëve, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.

 

Ka shumë njerëz që do të donin që Edi Rama të ishte rrëzuar:

 

Kur u mor vesh që Saimir Tahiri ishte trafikant.

Kur avionët dolën se nuk ishin mushkonja.

Kur u zbulua trafiku i Agron Xhafajt.

Kur u zbulua Xibraka e Olis Ramës.

Kur u zbulua se Vangjush Dako e Qazim Sejdini ishin bashkëpunëtorë të krimit.

Kur koncesionet u kuptuan që ishin hajdutëri kolosale.

Kur u zbulua si do të pastroheshin paratë me DH Albania apo me projektin e kullave 200 milionë euro te Teatri Kombëtar.

 

Ka nga ata që, me të drejtë, donin apo shpresonin që Edi Rama të ishte rrëzuar në protestën tonë të parë apo në të dytën, apo në të fundit.

 

Por gjërat kanë kohën dhe rrjedhën e tyre.

 

Shpesh, arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës, është besimi tek vetja dhe tek njeri- tjetri.

 

Sot, ne kemi arritur shumë:

 

  • Kemi arritur të zbulojmë fytyrën e vërtetë të regjimit
  • Kemi arritur ta izolojmë të keqen duke e lënë vetëm dhe duke e përjashtuar nga çdo mundësi që të jetë faktor në të ardhmen.
  • Kemi arritur të krijojmë një koalicion të madh njerëzish rreth kauzës sonë, kemi arritur të ngjallim shpresën, që do të bëhet edhe më e madhe, kur ne të ndajmë së bashku vizionin për t’i dhënë fund ciklit të së keqes.

 

Të dashur bashkqytetarë:

 

Pasnesër është 30 qershori, ësht dita kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit politik të regjimit të tij para rrëzimit.

 

Një gjë sot është e qartë:

 

30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. Votimet farsë janë bërë pa ardhur ende. Por 30 qershori, nga një garë politike ku do të kërkonte fitore, është kthyer, tashmë, në varrezën politike të Edi Ramës.

 

Ka vetëm një mënyrë që ne mund t’i japim oksigjen kësaj kufome politike: Kjo është dhuna.

 

Edi Rama po kërkon viktima, që t’i përdorë ato për të justifikuar apo mbajtur pushtetin. por ne nuk duhet të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike.

 

Ndaj ju ftoj të gjithëve që të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës

 

  • Refuzojeni Edi Ramën!
  • Braktiseni Edi Ramën!
  • Mos iu përkulni presionit të tij për të dalë në farsën e së dielës!
  • Denonconi çdo gjë që regjimi i tij bën, presionin, dhunën, fallsfikimin, mashtrimin!

 

Mbi të gjitha, le të jemi bashkë më 30 qershor, duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë.

 

Ne jemi shumica!

Ne jemi forca!

 

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!