Deklaratë e deputetit Kozma Dashi
Edi Rama prej 25 ditësh i detyrohet opinionit publik, ose të paktën zgjedhësve të tij, një reagim për inkrimimin e parlamentit.
Kur votuan me 23 qeshor, zgjedhësit e tij kishin parasysh shëndetësinë falas, legalizimin falas, e pjesën tjetër të parasjës së premtuar nga Rama.
Ata nuk votuan që Edi Rama të instalonte në parlament skuadra dhune, me persona të dënuar më parë për vepra të rënda penale, si shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe heqje të lirisë së tjetrit.
Prej 25 ditësh, botërisht u pa se inkriminimi i parlamentit dhe më tej, përdorimi i personave të inkriminuar për të goditur e kërcënuar me jetë opozitën në përpjekje për ti mbyllur gojën e ndaluar fjalën e lirë, ishte skenari i mirëmenduar i Ramës.
Sepse Edi Rama dëboi nga lista dy kandidate gra, vetëm e vetëm për të pasur në parlament Arben Ndokën.
Tani që provat dhe dokumentat zyrtare, prej 25 ditësh janë pasqyra e kësaj ane të errët dhe mafioze të Edi Ramës, ai nuk përgjigjet, hesht, bën të paditurin.
Heshtja e Ramës, nuk është hicmëpak kriminale se sa prurja që ka bërë ai në parlament, dhe aktet banditeske të prurjeve të tij.