• Agim Kajmaku është pasqyra me kë qeveris Rama. Është poshtërim për shqiptarët dhe socialistët. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Agim Kajmaku është fytyra e Edi Ramës, është pasqyra e radhës se me kë qeveris ai. Është  një poshtërim për Partinë Socialiste në radhë të parë, nga e cila nuk nxjerr dot kandidatë të padënuar, të painkriminuar, të pazhytur, të pakorruptuar, por nxjerr llumin e llumit. Por është edhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët të cilët shkëlqejnë kudo në botë, por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë, nga trafikantë, nga hajdutë, nga të korruptuar që e kanë vendin në burg dhe jo në qeverisje.

 

Për këdo që ka patur dyshime apo ka menduar se 2013, 2015, 2016, 2017, 2019 janë rastësi, tani i ka të gjitha. Ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit, prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin.

 

Zgjidhja e vetme është që t’ia kthejmë qeverisjen shqiptarëve, T’ia kthejmë parlamentin shqiptarëve me zgjedhje të parakohshme parlamentare me një qeveri kujdestare që do të garantojë votën e tyre.

 

Ju faleminderit!