URIMI I KRYETARIT BASHA NGA KISHA ORTODOKSE NË DURRËS

Nga Kisha e Shën Palit dua të uroj nga zemra të gjithë besimtarët e krishterë të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë Krishtlindje të gëzuara! Kjo festë sjelltë besim, shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve!

Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë, në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Qoftë kjo festë, kjo ditë e shenjtë e lindjes së Krishtit edhe një thirrje për një bashkim më të madh, me të fuqishëm, si një familje, për të perballuar çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

Gëzuar! Zoti e bekoftë Shqipërinë!