“Marrdheniet e Shqipërise me OSBE-në janë në piken e tyre më të ulet duke dëmtuar rëndë interesin tonë kombëtar dhe imazhin e vendit në një nga organizmat më të rendesishëm ndërkombëtar. Sot, Shqipëria duhet të ishte duke drejtuar një nga tre komitetet e rendesishme te OSBE-së, ofertë e partnereve tanë ndërkombetarë dhe Sekretarit të Pergjithshem të OSBE-së, në një kohë që Serbia do të merrte Presidencen e radhës të OSBE. Kjo ofertë vullnet mire e partnereve për të balancuar Presidencen Serbe, u refuzua pa asnjë argument nga Ministri Bushati duke demtuar imazhin dhe interesin tonë kombëtar. Sot Shqipëria nuk ka ambasador në OSBE, ndërkohe që Serbia ka Presidencen e radhes së OSBE-së, çfarë do të thotë se interesat e Shqiperise por dhe të shqiptareve në rajon të jenë tërësisht të papërfaqësuara.
Terheqja e Ambasadorit tone ne OSBE eshte nje akt i papergjegjshem i Ministrise së Jashtme dhe Qeverisë. Ky qendrim i Ministrit Bushati për terheqjen e ambasadorit nga OSBE-ja vjen mbas kritikave të forta të ketij insitucioni dhe partnereve më të rendesishem ndaj Qeverisë. Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokale, ishte raporti me kritik për zgjedhjet që OSBE ka hartuar që nga vitit 2003. Në raport flitet për blerje të votës, presion masiv ndaj votuesve, deri në “shqetesime serioze për mundesine e qytetareve qe të votonin te lirë nga frika dhe kërcenimet”. Qendrimi i Ambasadorit Amerikan në Keshillin e Perhershëm të OSBE-s, si pergjigje e raportit te prezantuar nga ambasador Raunig, se “Eliminimi i korrupsionit dhe shmangja e influencave kriminale në qeverisje është vendimtare për përparimin e Shqiperise” është një nga deklaratat më të renda të bëra ndonjëherë. Menjeherë mbas këtyre qendrimeve, Ministria e Jashtme i dergon një letër institucioneve të tjera ku i kërkohet që të rishikoheshin projektet me OSBE-në pra një “tkurrje” të rolit të OSBE. Ky qendrim, pasohet me tërheqjen e ambasadorit tonë nga OSBE.
E treta, me kete precedent, Ministri i jashtem Bushati ka shkelur Kushtetuten e vendit e cila ia njeh Presidentit të Republikës të drejtën për të dekretuar fillimin dhe mbarimin e mandatit të një ambasadori. Mbarimi i mandatit të ambasadorit, kthimi i tij në atdhe, edhe pse Presidenti nuk është shprehur me dekret, duke i thënë se do të pritet rroga dhe çdo mbeshtetje tjetër financiare, është një precedent i rrezikshem me pasoja të renda për përfaqesimin e Shqiperisë në botë”.
Deklarata për mediat e deputetit Aldo Bumçi në Komisionin e Jashtëm Parlamentar, 5 Tetor 2015