“QEVERIA E PAAFTË PËR T’U PËRBALLUR ME KRIZËN”, BASHA: KURBA E INFEKSIONEVE NJËSOJ E DESTABILIZUAR SI KRYEMINISTRI

 

Lulzim Basha: Ka një paradoks të jashtëzakonshëm me atë që ka ndodhur sot. Sot ka zyrtarisht ka 29 të infektuar kaq sa ishin edhe me 4 prill. Pra, ndërkohë që 6 javë i është kërkuar shqiptarëve sakrificë duket se kurba e infeksioneve jo vetëm që është po aq e destabilizuar sa gjuha dhe veprimet e çoroditura, sa gjuha dhe veprimet e qeverisë dhe kryeministrit, por karantina dhe vet-izolimi, distancimi social që qytetarët ç’është e vërteta e kanë respektuar me rigorozitet të lartë nuk po jep frytet. Pse?! Sepse qeveria nuk po bën detyrat. Sepse nga njëra anë lihen bombat me sahat që kemi 1 muaj që i paralajmërojmë, si fasoneritë të cilët shpërthejnë dhe pastaj përhapin infeksione në territore të tëra. Kruja, Kurbini, janë dy territore që janë shtuar në numra të frikshëm të infektuarish, pse?! Sepse qeveria nuk e zgjidhi qesen për të paguar një minimum jetik për punonjëset, për nënat, për vajzat e këtyre fasonerive. Sepse e ka mendjen që këto para të vazhdojë të ja japë oligarkëve. Ku janë lekët e shqiptarëve se këto nuk janë lekët e Edi Ramës?! Këto janë lekët e taksave të shqiptarëve. Si asnjë popull tjetër në Ballkan, shqiptarët në 7 vite të qeverisje së Edi Ramës kanë parë tu rriten taksat nga viti në vit, kanë parë faturat tu rriten nga viti në vit. Tani që kanë nevojë për këto para që janë paratë e tyre, tani që kanë nevojë për ndihmën e shtetit, tani shteti zhduket apo bën vetëm propagandë dhe pastaj bëjnë zgjatje të gjendjes së emergjencës. Çfarë bëri këto 6 javë?! Çfarë bëri këto 4-5 javë kur ishim në gjendjen e emergjencës?! Recitime nga Facebooku?! Tjetër gjë thotë e tjetër gjë bën. Absolutisht kjo është një përpjekje për të fshehur dështimin  dhe tregon qartë që qeveria ka dështuar. Pse? Sepse është e paaftë për t’u përballur me këtë krizë. Sepse kjo krizë, njësoj si kriza e tërmetit, na nxjerr në pah një shtet kartoni të rrënuar nga korrupsioni e megjithatë edhe në këtë situatë po të donte, në qoftë se do të vendoste interesat e shqiptarëve mbi interesat e veta apo të një grushti klientësh, do të bënte atë që kemi thënë prej fillimit. Pse nuk anulohen këto koncesione? Pse mbeten akoma 100 milion euro në duart e 10 oligarkëve dhe lihen mijëra nëna e vajza si ato në Shkodër në mes të katër rrugëve? Dëgjojeni klithmën e atyre. Nuk kam asgjë, – thotë, – as borxh nuk marr dot më.

 

“SITUATA E INFEKSIONIT, SHUMË MË E RËNDË SESA TREGOHET NGA QEVERIA”, BASHA: SHQIPËRIA BËN 5 HERË MË PAK TESTE SE MAQEDONIA, PASI NUK U PËRGATIT NË KOHË PËR SITUATËN.

 

Pyetje: Qeveria shprehet se sasitë e testimeve bëhen në bazë të rekomandimeve të OBSH-së. Keni një koment?

Lulzim Basha: Është gënjeshtër, është e pavërtetë dhe këtë e kanë kuptuar të gjithë. Pse rekomandimet e OBSH-së në Shqipëri u zbatokan 5 herë më pak se në Maqedoninë e Veriut?! Jo, jo. E para e punës kjo ndodh sepse këta nuk kanë mjaftueshëm kite testimi dhe kjo është arsyeja, përse prej 2-3 javësh unë i kam kërkuar për tjerëve ndërkombëtare dhe në veçanti SHBA, BE por edhe OBSH – se të na ndihmojnë në këto sektorë prioritare, në veçanti tek testimi. Këta akoma nuk mjaftueshëm kite testime. Shpresoj se me ndihmën e partnereve tanë të arrijmë, por këta s’kanë bere asgjë në këtë drejtim. Kjo qeveri nuk ka ndërmarrë asnjë masë dhe ka gënjyer se tha i kam ndërmarrë masat.

E dyta, në qoftë se do të bëhej testim i mjaftueshëm, sa më shumë testohet, aq më shumë të infektuar dalin. Aty ku rritet testimi, rritet edhe numri i zbulimeve. Por kjo do të tregonte, do të nxirrte në pah atë që çdo shqiptar e di, që situata nuk është siç do ta paraqesë kryeministri, nuk është siç do ta paraqesë qeveria, por është shumë më e rëndë, është më e rëndë në përmasat e përhapjes së infeksioni dhe është dhjetëra herë më e rëndë në katastrofën ekonomike dhe sociale me të cilën përballet shumica e familjeve shqiptare sot sepse nuk kanë marrë mbështetje. Mbështetje e premtuar ka shkuar më pikatore dhe mbështetja në letër nuk mbulon as 1/10 e nevojave të shqiptarëve. Pse, nuk ka para?! Jo, nuk është e vërtetë. Paratë janë por Rama ka vendosur që këto para të vazhdojë tua lërë në duar, në xhepa dhe në konto bankare 10 oligarkëve me afera dhe koncesione dhe ti trajtoj ato jo si leket e buxhetit, të taksave por si leket e veta. Ky është problemi. Ndodhemi sot me 23 prill me një situatë që nuk ka të ngjarë me asnjë vend tjetër të rajonit, as me Kosovën,  as me Maqedoninë e Veriut, as me Malin e Zi. Shqipëria është vendi ku qeveria nuk ka ngritur as gishti me të vogël për të ndihmuar familjet, për te ndihmuar bizneset por i ushqen me luge bosh dhe i ushqen me të dhëna të rreme. Pse?! Pikërisht për te fshehur dështimin e saj total ne përballimin e kësaj krize.

 

QEVERIA E DËSHTUAR, BASHA: NGA LUKSI NË SURREL ËSHTË E VËSHTIRË TË NUMËROSH TË VARFRIT DHE TË PAPUNËT

 

Pyetje: Do të doja t’ju sillja në vëmendje një reagim të fundit të kryeministrit Rama lidhur me deklaratën e koalicionit opozitar ku është shprehur para epidemisë kishim vetëm të papunë tani paskemi punëtorë të varfër që duhen paguar dhe po t’i mbledhësh siç i numëron Partia Demokratike bëhen 2 milionë, nuk paska ikur kush nga Shqipëria.  Dhe diçka tjetër, nëse nuk reagon qeveria në thirrjen që ju i bëni, që opozita i bën vazhdimisht çfarë do të bëni në vijim zoti Basha?

Lulzim Basha: Nga Surreli është e vështirë të numërosh të varfrit apo të ndjesh dhimbjen e tyre. Kur e ke mendjen te mbrosh paratë e oligarkëve, kur e ke mendjen te vjedhësh me tenderat e shëndetësisë, e ke shumë te vështirë të ndjesh dhimbjen e njerëzve. Në fakt mjafton të hapë ekranet dhe të dëgjojë sot ato zonjat e fasonerisë në Korçë, mjafton të shohë sesi, për shkak të dështimit të tij, për shkak të vendimit të tij për të mos mbyllur fasoneritë. Kam katër javë që ia kërkoj në çdo formë dhe mënyrë, edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sot ka dy bashki që i janë shtuar hartës së infeksionit dhe ku infeksioni ka marrë përmasa gjigande brenda 72 orëve. Dhe pse nuk i mbyllin? Sepse 15 milionë euro, që do të mjaftonin për të paguar rrogën, se shumica prej tyre marrin pagë minimale nga këto zonja dhe vajza, vazhdon t’ua japë një grushti oligarkësh. Prandaj, them që nga Surreli e ka të vështirë të flasë për varfërinë, e ka të vështirë të ndjejë dhimbjen e njerëzve. Mjafton të hapësh pak sytë, të hapësh pak veshët. Mjafton të zhvendosë paratë nga oligarkët, nga koncensionet tek qytetarët dhe do ta kuptojë sa mbrapa jemi dhe sa e ngutshme është nevoja për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve, për t’u ardhur në ndihmë grave dhe nënave  nëpër  fasoneri, për t’u ardhur në ndihmë kryefamiljarëve që i shohim ditë për ditë në ekrane  me sytë nga qielli  se s’dinë çfarë t’u çojnë fëmijëve në darkë. Për t’u ardhur në ndihmë bizneseve. S’mund t’i ngopësh as me premtim bosh, as me skema kreditimi kur vetë shteti është debitor para këtyre bizneseve. Pra jemi jo një por qindra hapa pas  në raport me atë që duhet bërë. Jemi prapa çdo vendi tjetër të rajonit. Pse? Sepse  kemi një qeveri të dështuar, të pa përgjegjshme që tani po bën gjithçka për të fshehur dhe mbuluar dështimin.

 

DENONCIMI I FORTË I KREUT TË OPOZITËS, BASHA: PREJ TRE DITËSH PO PUNOHET PËR TË FALSIFIKUAR DOKUMENTET E TENDERAVE SEKRETË. PROKURORIA TË DALË NGA KARANTINA

 

Pyetje: Të ndalemi pak tek tenderat që opozita aq shumë i denoncon përmes deklaratave të përditshme nga selia e PD. Tenderat sekrete të qeverisë të cilat nënshkruan në këtë kohë të epidemisë a janë të ligjshëm dhe pse bëhen tani?

Lulzim Basha: Për ne është fare e qartë. U bënë sekrete, e para për të mbuluar dështimin dhe gënjeshtrën e qeverisë që tha  “jemi në rregull, kemi marrë të gjitha masat”. Ja pra që s’i kanë marrë masat. Kjo është vetëm për të fshehur mënyrën se si blihen këto pajisje, për të fshehur çmimin, për të fshehur sasinë dhe vetëm falë hulumtimit të disa gazetarëve dhe të ndërgjegjes së disa punonjësve të sektorit publik që ne kemi arritur të shtimë në dorë disa të dhëna që tregojnë se shumë prej këtyre pajisjeve janë zhdoganuar, pra, janë futur në Shqipëri, me ¼ (një të katërtën) të çmimit që pastaj janë shitur. Pra janë shitur 4 herë më shumë sesa  çmimi i tregut. Vura re që ka paqartësi edhe në mes gazetarëve apo analistëve për këtë. Nuk është problemi pse është bërë tenderi me procedurë të përshpejtuar se gjendja e fatkeqësisë natyrore ia lejon këtë qeverisë, por e para e punës pse është bërë sekret? Ku është sekreti shtetëror këtu? Ky nuk po blenë as raketa e as mitraloza, po blen medikamente për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Dhe e dyta, nuk është problemi që në botë ky ishte çmimi dhe ne e blemë me këtë çmim. Ne e blemë me 4 herë çmimin e tregut. Kjo e ka një emër dhe jam i sigurt që ju dhe kushdo që na ndjek ja vë emrin se çfarë është kjo. Kjo është vjedhje. Kjo është arsyeja. Ndërkohë nuk marrim përgjigje. Na është premtuar publikisht; pyesni dhe do të merrni përgjigje. Ku është përgjigja për këtë?! Informacionet janë që në Ministrinë e Shëndetësisë, në institucionet e tjera dhe në katet e fundit të kryeministrisë ka tre ditë që punohet ethshëm për të falsifikuar shifrat, për të falsifikuar ofertat. Dhe ky është momenti që prokuroria të dalë nga karantina sepse karantina e prokurorisë është shumë e dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Le të hetojë e të çojë deri në fund të gjithë këta tendera sekretë dhe gjithë këto abuzime sepse me këto para që po vidhen mund të ndihmoheshin mijëra familje që sot janë lënë në mes të katër rrugëve.

Pyetje: Lidhur me denoncimet dhe konkretisht sa i takon tenderave z. Basha, a është PD e zhgënjyer nga SPAK, nga institucionet e drejtësisë?

Lulzim Basha: Sapo ju thashë, karantina e prokurorisë është shumë e rrezikshme për shëndetin, jetën  dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë. Ndaj Prokuroria urgjentisht duhet të dalë nga përgjumja dhe nga karantina. Dhe me transparence; transparenca është gjithmonë shumë e nevojshme dhe në veçanti tani, t’u deklarojë qytetarëve se çfarë hapash po merr për të hetuar me objektivitet dhe me shpejtësi të gjitha këto denoncime që janë bere dhe që tregojnë përmasat dhe tiparet e një regjimi, se s’kam si ta quajtur tjetër.

 

BASHA: ËSHTË KOHA QË QEVERIA TË LËSHOJË 10 OLIGARKËT DHE MILIONAT E TYRE T’UA JAPË QYTETARËVE

 

Pyetje: A ka Partia Demokratike një strategji ekonomike për daljen nga kriza?

Lulzim Basha: Po, dhe e kemi shpalosur prej ditës së parë. E kemi përditësuar edhe në raport me zhvillimet në vend, edhe në raport me thellimin e krizës nga dështimet e qeverisë, edhe në raport me përvojat e fituara nga disa prej vendeve rreth nesh apo vendeve të tjera që po luftojnë pandeminë dhe krizën ekonomike.

Së pari dhe më kryesorja është që ne ta kuptojmë fare qartë që kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur tek xhaketat e 10 oligarkëve. Kjo është koha për t’i lëshuar këta 10 oligarkë, për t’ua hequr ato kontrata abuzive dhe për t’i kaluar këto qindra miliona tek qytetarët.

Se dyti, është momenti që çdo

kush të marre ndihmën që i takon, e jo me letër siç është bërë deri tani me 10 apo 15% të goditur, e ne fakt as 3 apo 5% e tyre nuk i kanë marrë akoma. Por që të kemi këtë duhet që në radhë të parë të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila mendon për njerëzit. Dhe kjo është arsyeja, s’kemi absolutisht asnjë objektiv dhe asnjë qellim tjetër; edhe për propozimet, edhe për kritikën, edhe për denoncimet përveçse t’i tregojmë kësaj qeverie që, për fat të keq, është kjo në krye të vendit se çfarë detyrash ka dhe se si neglizhimi i këtyre  detyrave demton jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.

e qeverisë, edhe në raport me përvojat e fituara nga disa prej vendeve rreth nesh apo vendeve të tjera që po luftojnë pandeminë dhe krizën ekonomike.

Së pari dhe më kryesorja është që ne ta kuptojmë fare qartë që kjo nuk është koha për të vazhduar për t’u mbajtur tek xhaketat e 10 oligarkëve. Kjo është koha për t’i lëshuar këta 10 oligarkë, për t’ua hequr ato kontrata abuzive dhe për t’i kaluar këto qindra miliona tek qytetarët.

Se dyti, është momenti që çdo

kush të marre ndihmën që i takon, e jo me letër siç është bërë deri tani me 10 apo 15% të goditur, e ne fakt as 3 apo 5% e tyre nuk i kanë marrë akoma. Por që të kemi këtë duhet që në radhë të parë të kemi një qeveri të përgjegjshme, e cila mendon për njerëzit. Dhe kjo është arsyeja, s’kemi absolutisht asnjë objektiv dhe asnjë qellim tjetër; edhe për propozimet, edhe për kritikën, edhe për denoncimet përveçse t’i tregojmë kësaj qeverie që, për fat të keq, është kjo në krye të vendit se çfarë detyrash ka dhe se si neglizhimi i këtyre  detyrave dëmton jetën, shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve.