Basha me fermerët në Lekaj të Rrogozhinës: Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë
Mungesa e subvensioneve, rritja e çmimit të naftës, favorizimi i produkteve të importit e ka çuar në kolaps këtë sektor. Fermerët luftojnë me mbijetesën.
Kësaj situate të vështirë i është shtuar dhe mungesa e mbështetjes në situatën e pandemisë duke e bërë gjendjen kritike.
Në Lekaj, takova fermerë që mundohen me mish e me shpirt, punojnë në kushte tejet të vështira, e me borxhe për të siguruar të paktën ushqimin për familjet e tyre.
Situata e vështirë në Lekaj e kudo nuk fshihet pas ngjyrave të propagandës.
Edi Rama nuk mund ta fshehë përgjegjësinë dhe dështimin e tij në çdo sektor që sot ndodhet në ditën më të keqe.
Dështimet, zhvatjet dhe mashtrimet e Edi Ramës po e çojnë ekonominë në krizë të thellë dhe vendin drejt kolapsit.