BASHA ME DHOMËN E TREGTISË: MENAXHIMI I KRIZËS, DËSHTIMI MË I MADH I RAMËS

 

Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid-19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2  të ndërmarra nga qeveria kanë qenë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhojë,  sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

 

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

 

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbja ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është prioriteti absolut i programit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentet dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqenie për shqiptarët.