Deputeti Aldo Bumçi denoncon zbatimin e ligjit sipas dëshirës së pushtetarëve

 

 

Dyshja Rama-Meta po demonstron çdo ditë, se për ta ka dy standarte për shtetin ligjor dhe zbatimin e ligjit.

Ligji është opsional, fakultativ, i zbatueshëm sipas dëshirës kur vjen puna për njerëzit e tyre.

Dhe ligji është i ashpër për qytetarët e tjerë të vendit që nuk janë pjesë e oligarkisë.

Mediat raportojnë cdo ditë arrestime dhe procedime penale të shumëkujt që rregullon avllinë, suvaton muret e shtëpisë, riparon catinë.

Kryetari i Komunës Blinisht arrestohet për murin e jashtëm të shtëpisë. Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore, që ndërton pallat në mes të ditës në mes të qytetit jo vetëm nuk është arrestohet por as nuk procedohet dhe madje as qortohet. 

Kemi këtu vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Vliorës, që e shpall të paligjshme lejen e dhënë nga ky kryetar Bashkise, për ndërtimin që ai vetë po bën.

Pra ai po ndërton pa leje.

Por Kryetarin e Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e kap ligji se është daja i Ministrit Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Urës Vajgurore nuk e zbaton vendimin e Gjykatës, sepse Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Edi Rama, Vendimet e Gjykatave nuk i zbaton Ilir Meta.

Oligarkia thotë se udhëheq me shembull personal. 

Ja shembulli personal; ndërtimi pa leje, moszbatimi i ligjit, moszbatimi i vendimit të gjykatave. 

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin për këtë shkleje flagrante të ligjit të bërë botërisht të njohur në media.