• Basha: Shqipëria e papërgatitur për valën e parë të pandemisë, pasojat i paguajnë qytetarët dhe ekonomia. E gjithë përgjigja e Ramës për pandeminë është “Vini maskë!”, të marrë masa për jetën e njerëzve.

 

  • Basha: Sistemi shëndetësor është në kolaps. Kapacitetet e spitaleve “Covid 1” dhe “Covid 2” kanë shteruar, vendet në spitale janë plotësuar 100%. Numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Paralajmërimet tona ranë në vesh të shurdhër.

 

  • Basha: I bëj thirrje të lërë dërdëllitjet si Robert Çamçakëzi në të njëjtin kantier, por të marrë masat që i kemi kërkuar. Zgjidhja është plani ynë me 5 pika i cili ka qëllim: të parandalojë kolapsin e sistemit shëndetësor dhe falimentimin e ekonomisë.

 

  • Basha: U bëj thirrje edhe mjekëve dhe ekspertëve që kanë vënë fytyrën e tij si garanci, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpunëtorë. Testimi i personelit mjekësor i lënë në mëshirë të fatit.

 

  • Basha: Duhet urgjent sigurimi i vaksinës antigrip për të gjithë popullsinë, falas. Buxheti i shtetit ka mundësi. Numri i pacientëve në risk të lartë është 500 mijë, ndërsa këta thonë se kanë marrë vetëm 200 mijë vaksina për gripin.

 

  • Basha: Çdo viktimë e kësaj pandemie nuk është më viktimë e sëmundjes, por e korrupsionit dhe dështimit qeveritar.

 

  • Basha: Drejtësia është e kapur nga PS, Reforma në Drejtësi nuk rezultoi në atë që votuam ne. Drejtësia u korruptua nga politika dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi në vend. Nesër, me largimin e kësaj qeverie do t’i drejtoj vetëm një kërkesë drejtësisë. Të vendosë çdo politikan dhe çdo zyrtar të korruptuar përpara ligjit. 

 

KONFERENCA PËR SHTYP E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA

 

Mirdita!

Konferenca e sotme për shtyp do të nis me një lajm të publikuar dje nga Zëri i Amerikës seksioni shqip, i cili tregon precipitimin e rëndë të situatës sa i përket situatës së pandemisë, infeksioneve. Gjithë besoj e keni parë këtë lajmë i cili raporton një rritje prej 15% të infeksioneve, ndërkohë që numri i testimeve ka rënë.

Ashtu siç kemi paralajmëruar prej korrikut, shtatori dhe tetori do të përkonin me një përballje edhe më agresive me pandeminë COVID. Shqipëria u gjen e papërgatitur në periudhën e parë të përballjes dhe pasojat i paguajnë njerëzit, personeli shëndetësor dhe ekonomia.

Por koha e kaluar që nga ai moment deri më sot nuk ka shërbyer asnjë grimcë që qeveria dhe kryeministri të nxjerrin mësimet e duhura dhe të përgatiteshin seriozisht për situatën që po precipiton. Sot që flasim nga burimet e brendshme të COVID-1 dhe COVID-2, dy spitaleve, kapacitetet e tyre për të trajtuar të infektuarit me COVID janë efektivisht të shteruara. Që do të thotë që numri total i të infektuarve me COVID që mund të merren me trajtim në këto dy spitale, është i barabartë me kapacitetet që këto spitale kanë për të trajtuar.

E mbani mend të gjithë besoj inaugurimin me bujë të spitali COVID-3 çfarë po bëhet me COVID-3?

Ka shkuar ndonjëra prej mediave tuaja të xhirojë atje? Në qoftë se po, keni parë që s’ka absolutisht asnjë investim? Nuk ka COVID 3 por vetëm propagandë. Ndërkohë numri total i të infektuarve krahasuar me 101 ditë para sipas ekspertëve dhe punonjësve të shëndetit publik është rritur mbi 10%.

Vetëm në 10 ditë. Pra ajo që kemi paralajmëruara para 2 javësh që sistemi shëndetësor po shkon drejtë një kolapsi tashmë po ndodh. Në këtë moment që flasim tashmë kolapsi i sistemit shëndetësor në raport me aftësitë për të përballuar të infektuarit me COVID  që shtrohen në spital është realitet.

Nuk është më paralajmërim si ai që kemi bërë prej afro 3 muajsh me radhë, e në veçanti që prej publikimit të planit tonë me 5 pika, ku pika e parë ka të bëjë pikërisht me parandalimin e një situate të tillë.

Dje kemi folur gjerësisht për ekonominë. Kemi folur për një krizë të rëndë që ka përfshirë çdo sektor të ekonomisë dhe që po rëndon mbi jetën dhe mirëqenien e familjeve shqiptare. Që i ka bërë të vuajnë të varfrit të mjerë, që e ka bërë shtresën e mesme të varfër, që ka goditur në palcë të gjithë strukturën ekonomike shqiptare.

Sot, po flas për diçka edhe më akute. Sot po flasim për shëndetin, po flasim për faktin që, ndërkohë që e gjithë bota, Europa, rajoni, vendet fqinje, i kanë kaluar javët dhe muajt e qershorit, korrikut, gushtit, për t’u përgatitur për një përballje të dytë, i vetmi që nuk ka marrë asnjë masë, asnjë masë, për këtë situatë që tashmë ka trokitur në derë, është Edi Rama.

E keni parë që është rikthyer ritualit të dërdëllitjeve pafund në televizor dhe në facebook, por sa i përket COVID-it ka vetëm një fjalë, vini maskën!

Maskën që një në tre shqiptar nuk ka lekë ta paguaj sepse është ose i papunë, ose paratë që merr nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet bazë për familjet. Ky thotë vini maskën, ose ju vura gjobë.

Nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë masë, asnjë plan. Ka njoftuar paketën e tretë, nuk ka paketë të tretë.

Ndërkohë që vendet e tjera kanë filluar zbatimin e paketës së katërt. Por mbi të gjitha ka braktisur shëndetësinë, ka braktisur mjekët dhe infermierët, ka braktisur detyrën elementare të qeverisë për të mbrojtur shëndetin e njerëzve. Na ka rënë goja këto 6 muaj duke kërkuar të merren masa për testime masive. Ju të gjithë jeni dëshmitar, mund ta kemi thënë me qindra, jo me dhjetëra herë.

Testime, testime, testime, testime, gjurmime, izolim, dhe sot është Zëri i Amerikës që e thotë se infektimet janë rritur me 15%, testimet kanë rënë. Kjo është neglizhencë kriminale. Kjo është për ndjekje penale. Por do të ketë kohë për këtë.

Dhe nuk do të ketë gjyqtar e prokuror që t’ju bëjë presion Edi Rama. Sot për sot, ajo që ka rëndësi maksimale për jetën dhe shëndetin publik të njerëzve është të lërë gër-vërret dhe dërdëllitjet dhe bredhjet si robet çamçakëzi, në të njëjtin kantier apo konferencat fiktive për shtyp, dhe të marrë urgjentisht masa për shëndetin parësor. I gjithë personeli shëndetësor duhet të angazhohet në këtë betejë, i gjithë personeli shëndetësor duhet të pajiset me masa mbrojtëse.

I gjithë personeli shëndetësor duhet të stimulohet me bonusin 1 mijë euro për mjekët, 500 euro për infermierët. Do të thotë që të arrihet urgjentisht në 2500 testime në ditë, për t’I paraprirë situatës që tashmë ka arritur pikën e ngopjes në spitalet COVID.

Ndodhemi përpara një tjetër rritje të frikshme të kurbës. Kjo tashmë nuk është thjeshtë ndodhi, kjo është përgjegjësi e Edi Ramës personalisht dhe e kukullave të tij që kur vjen puna për tendera sekret në kohë të pandemisë, janë të parët për të vjedhur. Kur vjen puna për të mbrojtur shëndetin e mjekëve, të infermierëve dhe të pacientëve, zhduken.

Dhe mjaftohen me masat, mbaj maskën se të vura gjobën. Fuqizimi I mjekut të familjes, dhënia e një roli si pikë e parë e kontaktit me pacientin që do të thotë dhe pajisja e mjekut të familjes me masa mbrojtëse, mjete pune, si dhe protokolle mjekimi për trajtimin dhe monitorimin e pacientëve ambulatorë.

Është kërkesa e përsëritur e grupit të ekspertëve të Partisë Demokratike, dhe sot me përgjegjësinë që e kam trajtuar këtë çështje prej ditës së parë nuk dua thjeshtë të tregojë se kush është përgjegjësi, por dua të përsërisë sot kërkesat, të paktën pë rata profesionist që punojnë akoma për këtë qeveri të korruptuar dhe për këtë palaço kryeministër. Të ngrejw zërin, siç e ngrenë zërin kolegët e tyre dhe të kërkojnë tani që po ngrihet kurba e infeksioneve, urgjentisht, nisjen e protokollit të parë, para se të shtohet numri i viktimave, të vdekurve, të infektuarve.

Përfshirja e mjekut të familjes është një nga rrugët më efikase në gjendjen ku ndodhet shëndetësia shqiptare. Përfshirja e mjekut të familjes do të thotë që ky ta zgjidhi qesen dhe t’I japi lekë për mjekun e familjes. Të ketë të paktën pajisjen mbrojtëse, si dhe pajisjet e tjera që kanë nevojë për të zbatuar protokollin e mjekimit dhe trajtimit dhe monitorimit të pacientëve ambulatorë. Se dy COVID-et i ka plotë.

Spitalet rajonale i ka jashtë loje. Ça do të bëjë ky?

Do presë të infektohen të gjithë shqiptarët? E do vazhdojë të thotë veni maskën osë përndryshe të vura gjobën? Kjo është kriminale. Nuk ka absolutisht asnjë iluzion për një njeri që sillet si kriminel me popullin e tij.

Por i kërkoj mjekëve edhe atyre fytyrave të njohur, të njohura që i kanë vënë fytyrën pandemisë dhe përpjekjes së qeveritar të pandemisë tani mos të heshtin, përndryshe do të jenë bashkëpërgjegjës për këtë masakër të heshtur që ka njw përgjegjës dhe një autor, njeriun që ndryshe nga çdo kryeministër tjetër i rajonit s’ka marrë asnjë masë edhe pse është paralajmëruar se kjo po vinte dhe tani ka ardhur.

E dyta, duke qenë COVID-3 deri tani ka mbetur iluzion , mashtrim premtim i pambajtur si çdo premtim tjetër dhe derisa të bëhet gati COVID-3, nëse bëhet gati dhe kur bëhet gati COVID-3, duhet urgjentisht duhet përgatitja për përkujdesje nga spitalet apo rajonal për pacientët duke investuar në pajisjet laboratorike diagnostikuese dhe trajtuese.

Mjekët tanë I kanë kapacitetet, e kanë trajnimin, e kanë pasionin edhe pse ky i ka gënjyer, dhe s’ju ka dhënë lekët që u ka premtuar. Por siç thanë përfaqësuesit e delegacionit të mjekëve irakian në korrik, nuk bëhet fjalë për keqmenaxhim, bëhet fjalë për mosmenaxhim, por behët fjalë për anti-menxhim.

A thua se objektivi është të rritet numri i të infektuarve e jo të mbahet nën kontroll. Dhe kjo është arsyeja se pse spitalet rajonale janë jashtë loje dhe gjithë këto muaj kanë humbur, ndërkohë që mund të ishin blerë pajisjet laboratorike, do të ishte trajnuar personeli me protokollet e trajtimit të COVID-it dhe sot mund ta trajtonin në Shkodër, në spitalin e Shkodrës, apo në spitalin e Durrësit, apo në spitalin e Fierit, apo spitalin e Vlorës.

Në vend që të mbingopet e të kolapsojë infrastruktura e pakët dhe e pamjaftueshme në spitalet e COVID-it në Tiranë. Testimi i personelit mjekësor që është lënë në mëshirë të fatit, me qëllim që tq paktën zonat ku përplasen pacientët me COVID të jenë zona të sigurta me rrezik zero infektimi nga personeli shëndetësor.

Ky personel shëndetësor është në kontakt me pacientin, nëse personeli shëndetësor nuk mbrohet, atëherë kthehet jo thjesht rrezikohet vet, por kthehet si transmetues i COVID-it, dhe kjo është ajo që po ndodh.

Kemi kërkuar prej korrikut sigurimin e vaksinës së COVID. Për të gjithë popullsinë. Se buxheti I ka të gjitha mundësitë ta blejë dhe ta administrojë për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë vaksinën anti-grip.

Janë mjaftuar vetëm me një deklaratë që kemi blerë 200 mijë vaksina dhe dëgjoj ditë për ditë njerëz këtu në Tiranë, në qendër të Tiranës që shkojnë të kërkojnë vaksinën, të bjnë vaksinën, të moshuar apo të ekspozuar deri dhe polic, dhe I sjellin vërdallë e nuk ju bëjnë vaksinën.

Leje një herë është e pamjaftueshme, është një sasi e pamjaftueshme, sepse vetëm kategoria e personave në risk të lartë, pot ë marrim vetëm shifrat e pensioneve është mbi 500 mijë, 600 mijë, ata kanë marrë 200 mijë gjithsej. Se nuk e kishin mendjen në korrik të bënin atë që bënin në çdo vend normal për vaksinën e gripit, por kishin mendjen të bënin të tjera tendera, të bënin të tjera pagesa korruptive nga thesari.

Ndërkohë që vendet e tjera po përfitojnë nga dalja e teknologjive të shpejta për trajtimin, testeve të shpejta molekulare dhe serologjike për Covid-in, Shqipëria vazhdon të jetë vendi me numrin më të ulët të testimeve për banorë  dhe kjo  është drejtpërdrejt  përgjegjësi, neglizhencë dhe dështim i qeverisë.

Ne  e kemi ngritur me dhjetëra herë këtë problem.

E kanë ngritur ekspertët ,e dhjetëra herë. Sot dua t’u drejtohem të gjithë atyre  që punojnë në sektorin publik, ta ngrenë zërin e tyre. Të gjithë mjekëve dhe infermierëve , të ngrenë zërin e tyre. Ata janë vetë të ekspozuar, ata i shikojnë më sytë e tyre  se si po plas, po shpërthen sistemi nga pamundësia për  të trajtuar numrin në rritje dhe po ta marrim me mend se ku do të jemi sot një javë, me këto ritme ku vetëm në 10 ditët e fundit sipas vetë këtyre ekspertëve  është rritur me 30% numri i të infektuarve me Covid.

Po flasim vetëm për Covid-in. Nuk po flasim për sëmundjet e tjera respiratore të cilat rëndohen për shkak të gripit sezonal.  Edhe njëherë për t’u mos u mjaftuar me  revoltën e ligjshme të çdo mjeku  të cilës i jap zë sot dhe çdo qytetari që  e shikon me sytë e vet sesi i trajtohet i afërmi me Covid. Hapi i parë që duhet të ndërmerret urgjentisht është zgjerimi i korpusit që do të përballet me Covid-in.

Angazhimi i të gjithë mjekëve të familjes. Angazhimi i spitaleve rajonale  është tashmë urdhër me urgjencë absolute. Kurba ka nisur rritjen vertikale.

Numri i të infektuarve shumë i lartë sesa ai që raportohet po rritet sumë më shpëjt seç raportohet.

Ccdo viktimë që humb jetën  për shkak të kësaj situate nuk është  më thjesht viktimë e një pandemie.

Është viktimë e një  korrupsioni, dështimi dhe papërgjegjshmërie të Edi Ramës dhe të gjithë njerëzve  që kanë sot përgjegjësinë për t’i trajtuar shqiptarët e sëmurë me Covid.  Ndërkohë situata ekonomike  ka arritur po ashtu pikën e ngopjes.

Sot patë ngjarjet e përsëritura në  Ballsh të cilat nga njëra anë tregojnë  braktisjen totale të mijëra familjeve  të gënjyera, të nëpërkëmbura, të vjedhura nga ky kryeministër dhe  bashibuzukwt e tij të mafias të naftës.

Dhe nga ana tjetër  shohim një heshtje totale   për t’ju përgjigjur  kërkesave  të tyre të drejta, për t’ju përgjigjur kërkesës minimale njerëzore  për të siguruar bukën e gojës së fëmijëve të tyre.

Ajo që shikoni në Ballsh, ajo po ndodh kudo.

Ajo po ndodh  në qendër të Tiranës, ajo po ndodh në fshatrat e Tiranës, ajo po ndodh në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Durrës. Numri i njerëzve të cilët kanë arritur de fakto  gjendjen e falimentit financiar, po rritet me shpejtësi. Rënia e konsumit e tregon këtë.

Mjafton të shikon dyqanet e lagjes, të pyesësh pronarët apo punonjësit brenda dhe e kupton nga shifrat e rënies së konsumit se si po thellohet mjerimi i familjeve shqiptare. Mjafton të veni kamerën në një lagje të Tiranës, nuk ka nevojë të dilni në qytete të tjera ku sidomos situata është edhe më keq, dhe të shikoni se ccçfarë blen një familje mesatare shqiptare në ditë.

Të shikoni se ccçfarë blejnë dhe sa prej tyre arrijnë ti blejnë me lekë apo sa vazhdojnë t’i shënojnë në listat e dyqaneve për të kuptuar që hiq një grup qeveritarësh të korruptuar që vjedhin buxhetin e shtetit dhe një grup trafikantësh që lajnë e pastrojnë paratë e pista të tyre dhe pjesa tjetër e popullsisë ka arritur në nivelin e shterimit të lekëve të xhepit.

Nëse flasim për nëj kolaps të sistemit shëndetësor, pasoja e dytë është katastrofa ekonomike që e shoqëron.

Ndaj i gjithë plani ynë me 5 pika, ka vetëm këtë dhe vetëm këtë qëllim, t’i paraprijë këtij kolapsi duke injektuar paratë e taksave të shqiptarëve në rritjen e konsumit, në ndaljen e falimentimit masiv të biznesit të vogël që do të thotë shpunësim, sepse po falimentoi do të thotë i vuri kyçin, i shtohet ushtrisë të papunëve.

Në goditjen që po i jepet biznesit  të madh dhe biznesit punëdhënës, dhe e shikoni që cikli bëhet i mbyllur, sa më shumë papunë të ketë, më pak të ardhura do të kenë për familjet, e aq më shumë bie konsumi.

Ka një rrugë dhe vetëm një rrugë për t’i dalë përpara kësaj.

Paketa e ndihmës që kemi propozuar prej dy javësh: 160 mijë lekë të vjetra për këdo që ka humbur vendin e punës; 200 mijë lekë për këdo biznes që rimerr në punë ata që është detyruar t’i largojë, dyfishimin e ndihmës ekonomike, një çek prej 1 mijë euro për biznesin e vogël si dhe 20 mijë lekë të vjetra për çdo pensionist për një periudhë 6 mujore.

Këto janë në ekonominë shqiptare një shifër prej afro 300 milion euro e cila e marrë në total për të dy vitet buxhetore është plotësisht e përballueshme.

Një vit buxhetor ka afërsisht 4 ose 4.5 miliard euro shpenzime po kërkojmë për të dyja vitet buxhetore për tetor, nëntor, dhjetor.

Në janar, shkurt, mars, një shifër totale prej 300 milionë euro që po t’i vihet fre’ hajdutërisë që po t’i vihet fre shpenzimet të lluksit, po t’i vihet fre’ tenderave korruptivë, pagesave korruptive, është plotësisht e mundur.

Mosmarrja e këtyre masave rrezikon jetën, shëndetin edhe paqen sociale, mos marrja e këtyre masave do të thotë të lësh miliona shqiptarë pa bukën e gojës edhe pa asnjë alternativë tjetër.

Mosmarrja e këtyre masave do të thotë të lesh miliona shqiptarë pa bukën e gojës dhe pa asnjë alternativë tjetër.

Dje e patë se si një njeri që kurrë nuk ka pasur sy, mendje dhe zemër për shqiptarët dhe është tallur me hallet e tyre, e tradhëtoi vendin e tij.

E kishte ndjekur konferencën tonë për shembull dhe ishte marrë me lapsusin tim.

Herë tjetër kur të bëj lapsus do ta nxjerr unë i pari që të mos ketë kohë të merret me këtë, por të bëjë detyrën për të cilën është akoma aty.

Nuk ka rëndësi nëse bëj një apo dy lapsuse në 4 vjet unë. Ato lapsuset e mia nuk i kushtojnë asgjë shqiptarëve, asnjë lek, asnjë qindarkë. Ajo që u kushton shqiptarëve është e vërteta.

Ajo shifër që thashë dje unë ishte lapsus, 6 nga 4, është 6 në 10 dhe është shifra e Bankës Botërore, por kujt t’ia thuash, kujt t’ia thuash…

Dhe është shifra e Bankës Botërore, po kujt t’ia thuash?

Kujt t’ia thuash?

6 në 10 biznese, 61% e bizneseve thotë Banka Botërore.

E dini të gjithë sepse shumica e mediave e kanë publikuar raportin.

61% e bizneseve janë në gjendje, që para 4 apo 5 muajsh që nuk nxjerrin fitim. Ja pra që i dëgjoka fjalët e mia por jo për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve, jo për të zgjidhur qesen dhe për t’iu dhënë lekët shqiptarëve, por për të vazhduar vjedhjen e lekëve të shqiptarëve dhe pastaj për ta mbushur hapësirën mediatike me gomarllwqe të tilla që tregojnë që kemi përpara jo vetëm një njeri që nuk ka përgjegjshmëri minimale për të qenë kryeministër i vendit por që ka cinizmin kriminal mos t’i përgjigjet as kërkesave më elementare dhe më të justifikuara për t’u ardhur në ndihmë atyre.

Ndaj meqë e dëgjon konferencën për shtyp, po ia përsëris edhe një herë sot planin e rimëkëmbjes me 5 hapa kundër krizës, dhe po i them t’i verë gishtin kokës dhe mos  të merret me cic-mice e gër-vërre, e kuptoj janë pjesë e reumatizmës politike që e ka zënë, por të kujtohet që përgjegjesia që ka si kryeministri i vendit edhe për këto kohë që e ka, nuk është vetëm përgjegjësi vendim marrëse por është edhe përgjegjsi penale. Se çdo jetë që kushton neglizhenca për t’i ardhur në ndihmë sistemit shëndetësor, e pacientëve të Covid-it, e pacientëve të tjerë që e  pësojnë për shkak të kolapsit të sistemit shëndetësor, e njerëzve që humbin  vendin e punës, e shëndetit që përkeqësohet,  e fëmijëve, të prindërve, të moshuarve.

Për shkak të mungesës së ndihmës elementare për ta është në fakt një vepër penale, është një krim i vetëdijshëm i një njeriu që  ka paratë, i ka mundësitë për t’i ndihmuar, por ka zgjedhur që këto para t’ia japi klientëve e oligarkëve e tij ndaj me ta në mënyrën më të babëzitur dhe të korruptuar që ka njohur ndanjëherë ky vend në mesin e pandemisë.

Edhe njëherë pika e parë  e planit është mbështetja dhe përgatitja e sistemit  shëndetësor. E kemi kërkuar prej muajsh, e kemi zyrtarizuar prej  dy javësh. Rritja e numrit të testimeve  për Covid-19 me 2500 testime në ditë.

Rimbursimi i plotë  për marrjen e mjekimit ambulatorë kundër Covid-it  sepse e përsëris çdo pacient që  nuk trajtohet në spital paguajnë 600 mijë lekë  minimum gjatë kohës që I duhet të trajtohen në shtëpi.

Sigurimin e pajisjeve mbrojtëse për të gjithë  personelin shëndetësor duke filluar me mjekun e familjes siç e thashë më parë  dhe duke vazhduar me spitalet rajonale me klinikat  pa diskutim edhe spitalet Covid në mënyrë që të rriten kapacitetet shëndetësore dhe spitalore të përballjes me atë që qartësisht është një kurbë në rritje e infektimeve përballë të cilave nuk ka asnjë masë, asnjë plan, asnjë përgjigje nga Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar e tenderave sekretë.

Dhe së fundmi të mbajë premtimin për 1000 euro bonus për mjekët, 500 euro për  çdo infermier  për 6 muajt e ardhshëm për të  gjithë mjekët dhe infermierët shqiptarë.  Së dyti për shkollat dhe Europa përcakton protokollet më të rrepta nëse zbulohet infeksioni. Të nisë me testimin periodik të mësuesve dhe stafit ndihmës të mos presë rastet e infektimit masiv siç po ndodh kudo.

Të përmirësojë urgjentisht kushtet sanitare në shkolla duke filluar duke përfshirë furnizimin me ujë, pajisjen me maska mbrojtëse dhe  dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore dhe të investojë urgjentisht në teknologji nëse kurba aktuale e infeksioneve do të bëjë të  pamundur vazhdimin e  regjimit aktual duke përfshirë këtu edhe blerjen, sigurimin e tabletave për familjet në nevojë në mënyrë që asnjë fëmijë të mos  mbetet pa mësuar.

Paketa ekonomike e përsëris.

Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore. Të mbështeten të gjithë shqiptarët që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ të përfitojë një çek mujor prej 60 mijë lekësh të reja në muaj për një periudhë  prej 6 muajsh.

Të krijohet fondi i punësimit në mbështetje të bizneseve ku çdo biznes që rimerr në punë dikë që e ka larguar nga puna të përfitojë një pagesë prej  200 mijë lekë të vjetra në muaj në mënyrë që të nxiten bizneset të  rimarrin në punë ata që  kanë larguar. Të dyfishohet ndihma ekonomike për çdo familje dhe çdo pensionist të përfitojë për 6 muajt e ardhshëm një çek prej 2 mijë lekë në muaj apo 20 mijë lekë të  vjetra në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë.

Katër, ndihma për  biznesin e vogël ku rrezikohet falimentimi masiv i  tyre. 6 në 10 siç e thotë Banka Botërore janë tashmë në kushtet afër falimentimit. Propozojmë dhe kërkojmë një çek prej 1 mijë euro për të gjithë periudhën 6-muajore për çdo biznes të vogël.

Së pesti mbështetje për biznesin prodhuues dhe punëdhënësit e mëdhenj për 6-muajt e ardhshëm subvencionim   50% i qerasë për ambientetet e  punës ose heqje taksës së pronës për bizneset pronare të ambienteve të punës që këto para të dedikohen për të mbajtur në punë, për të mos larguar  nga puna njerëzit  që kanë  në punë dhe  shtrirjen në kohë  dhe bërjen të aksesueshme  për çdo biznes  jo vetëm për klientët e Edi Ramës  të përfitimit nga skemat e garancisë sovrane duke përfshirë këtu subvencionimin e interesit mbi 2% për ato kredi që merren për investime kapitale dhe për shpenzime operative dhe duke mbajtur 0 kredi-marrjen për të paguar rrogat e punëtorëve.

Nuk do të lodhem ta përsëris këtë ditë për ditë  sikur nuk do të lodhem duke paralajmëruar Edi Ramën se çdo jetë   që do të humbet për shkak  të neglizhencës së tij  dhe çdo vuajtje që do t’u  shtohet shqiptarëve  përmes papunësisë, pamundësisë, bukës së gojës, për shkak të  korrupsionit, babëzisë dhe hajdutërisë së tij unë  si kryetar i opozitës dhe i Partisë Demokratike, e konsideroj vepër penale dhe do ta  ndjek me të gjitha format dhe mënyrat sot  dhe nesër, deri sa ta vë para përgjegjësisë.

 

Pyetje: A do të kallëzojë Partia Demokratike penalisht Kryeministrin apo Ministren e Shëndetësisë për mënyrën e menaxhimit të pandemisë?

Lulzim Basha: Le të ikim nga sensacioni i momentit, se bëhet fjalë sot që flasim, mjekët më thonë  nga brenda dy spitaleve Covid -1 dhe Covid-2 se nuk ka më kapacitete, është mbushur komplet. Kapaciteti i dy spitaleve Covid-1 dhe Covid -2 është tërësisht i ezauruar.

Se meriton shumë më shumë sesa kallëzimi penal, por nuk është ky lajmi dhe nuk është kjo çështja. Kjo është vetëm për të ilustruar përgjegjësinë që ka ky njeri, në një vend ku mbahet përgjegjësi. Dhe të jesh i sigurt që nëse jo sot,  nesër në Shqipëri do të mbahet përgjegjësi. Po, kjo është përgjigja ime. Por kjo nuk e zgjidh problemin. Shqiptarët  kanë nevojë sot për ndihmë, prandaj ju lus të bëni gjithçka që iu takon si fëmijë të prindërve, si prindër për ata që kanë fëmijë, si bashkëqytetarë për ata që nuk kanë zë dhe nuk dëgjohen, dhe t’i bini fort kambanave të alarmit, siç i kam rënë unë sepse situata ka kaluar në kolaps.

Ajo që kemi paralajmëruar në këtë moment po ndodh, po rritet me shpejtësi numri i të infektuarve sepse nuk ka marrë asnjë masë, sepse shëndetësia është në kolaps, sepse mjekët janë jashtë loje.

Dhe bashkë me këtë sa është e mundur tu tregoni shqiptarëve dhe të ushtroni presionin tuaj si media që ka një rrugëdalje,  ka një mënyrë për tu përballur me këtë.

Dhe po ua përsëris edhe një herë:

Shtimi urgjent i testimeve me të paktën 2500 testime në ditë.

Sigurimi i pajisjeve mbrojtëse për të gjithë personelin shëndetësor dhe rritjen e kapaciteteve spitalore, që do të thotë futjen në lojë të mjekut të familjes, shton radhët e ushtrisë që merret me këtë përballje.

Do të thotë të investosh tek ta, do të thotë t’i pajisësh me pajisje të tjera për diagnostikimin e tyre, të të sëmurëve dhe për trajtimin, sepse sot trajtohen vetëm në dy spitalet Covid.

Dhe e njëjta gjë edhe për spitalet rajonale, do të thotë të rimbursosh çdo pacient dhe familjen e çdo pacienti që shpenzon minimalisht 600 mijë lekë për trajtimin e Covid, që shkon deri edhe në 1 milionë e gjysëm.

Do të thotë bonusi prej 1 mijë eurosh për çdo mjek dhe 500 euro për çdo infermier, të përfshirë në këtë betejë.

Ju lus që  ju si media të bëni detyrën tuaj dhe ta tregoni për këtë aspekt të përballjes, që Shqipëria i ka mundësitë të përballet, por Edi Rama ka zgjedhur të mos përballet me pandeminë, të mos marrë masa për të ndihmuar njerëzit por të vazhdojë vjedhjen, batërdinë, gënjeshtrat, talljet me shqiptarët.

Sa më shumë t’i bini kësaj kambanë si fëmijë prindërish, si prindër, si bashkëshort, si qytetar dhe pastaj si gazetarë ju dhe mediat tuaja, aq më shumë do të rritet presioni që ta ndalim këtë çmenduri, këtë papërgjegjshmëri, këtë hajdutëri, këtë babëzi, që në këtë moment që po flasim po na kushton më shumë, po na kushton jetë dhe shëndet njerëzish.

Sa për ndjekje penale është bërë prej kohësh ajo, jo për një, por për qindra ndjekje penale, por nuk zgjidh problemin ajo sot.

Sot dhe patjetër që do të përballet me përgjegjësi. Sot është e rëndësishme të ushtrojmë të gjithë presionin maksimal. Nuk është thesi i tij i parave, nuk është qesja e tij e parave; janë paratë tuaja, ju më ju i keni paguar, taksa, TVSH. Sa paguani gjithsecili prej jush dhe shqiptarët që na ndjekin. Janë paratë tuaja,  nuk mund t’i marrë dhe t’ia çojë inceneratorëve, nuk mund t’i marrë dhe t’ia çojë me 5-fishin e çmimit kontraktorëve të rrugëve. Nuk mund t’i vjedhë në këtë mënyrë sot që ka kaq shumë nevojë shqiptari për ndihmë, shëndetësia për ndihmë.

Ti vetëdijësojmë të gjithë se çfarë po ndodh, se i gjithë ky përkeqësim sot nuk po ndodh si dorë e Zotit apo si shkak të virusit, por për shkak  të një virusi shumë më të madh që është një papërgjegjshmëri kriminale e njeriut që ka qesen e parave dhe përgjegjësinë me të cilin e ka ngarkuar ligji dhe që këto para t’ia japë njerëzve.  Ndaj zgjidh qesen që t’ua japë paratë njerëzve, jo një grushti hajdutësh me të cilët ndan kontratat e korruptuara.

Pyetje: Z.Basha çfarë vendi zë figura e policit dhe ushtarakut në programin ekonomik të Partisë Demokratike? Pasi duhet thënë se janë ndër më të papaguarit në rajon dhe nuk janë të trajtuar as për orët shtesë që policët kanë bërë këto dy vitet e fundit.

Lulzim Basha: Kur nuk bën pagesën e premtuar për mjekët mos prisni që të paguajë të tjerët. E mban mend në kohën e pandemisë kur kërkova që të përfshihet një pagesë shtesë për Policinë e Shtetit, për shkak të angazhimit të tyre në kushtet e karantimit. Dhe nuk ia vunë veshin.

Kështu që, sot për sot të gjitha burimet financiare të shtetit duhet të drejtohen tek ato sektorë që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, dhe këto sektor janë shëndetësia, janë mjekët dhe infermierët, janë spitalet rajonale, është mjeku i familjes, janë pajisjet mbrojtëse, diagnostikuese, janë pajisjet trajtuese, është rimbursimi i paketës covid, është marrja e masave për të sëmurët e tjerë kronik dhe të sëmurët e tjera, se nuk ka vetëm të sëmurë me covid, ka edhe sëmundje të tjera; janë mësuesit, janë fëmijët, janë ata që kanë humbur vendin e punës, janë familjet në ndihmë ekonomike, janë pensionistët, janë biznesi i vogël dhe sipërmarrja punëdhënëse.

Këto janë prioritetet këtu, sipas këtij plani duhet të shkojnë urgjentisht paratë e shqiptarëve.

Pyetje: Z.Basha përtej diskutimeve për pandeminë, që padiskutim është shumë e rëndësishme dhe pasojave që ajo ka ekonomi, një tjetër interes është edhe taktika që opozita e bashkuar përdor në zgjedhjet e 25 prillit. Pra, si do të dilni në zgjedhje z. Basha?

Lulzim Basha: Do t’ju jap një intervistë ekskluzive ju dhe kujtdo tjetër që e kërkon, ose një konferencë për shtyp ku të jeni të gjithë bashkë.

Pyetje: Z.Basha ditën e djeshme e prekët problemin e naftëtarëve. Sot është zhvilluar një tjetër protestë ku ka patur përplasje me policinë. Ndërsa naftëtarët, teksa ju kanë falënderuar për vizitën që keni zhvilluar disa ditë më parë, ju bënë thirrje që të ngrini zërin. Pas pak z.Rama ka një konferencë për çështjet ekonomike. Keni një apel për z.Rama sa i takon kësaj çështje?

Lulzim Basha:  Është e njëjta kërkesë që naftëtarët ia kanë kërkuar “të lërë gënjeshtrat! Të lërë mashtrimet!”

Ka dy vite që i gënjen dhe i  mashtron. I ka mashtruar para dy vitesh me videokonferencë dhe ka dy vjet që nuk bën asgjë nga ato që ka premtuar.

Dhe paratë që iu ka vjedhur bashkë me mafien e naftës, t’ua kthejë urgjentisht këto 16 rroga të prapambetura, sikundër të sigurojë që deri të paktën sa të dorëzojë çelësat e pushtetit, për sa kohë që naftëtarët dhe qytetarët kanë akoma fatkeqësinë që ta kenë në atë vend ku është akoma, të mos vërë dorë mbi pasurinë e tyre, mbi të ardhmen e tyre dhe mbi shanset për të rivënë këtë pasuri në funksion të naftëtarëve dhe gjithë shqiptarëve.

Nuk kam çfarë t’i shtoj unë  kërkesave të naftëtarëve. Dua vetëm tu them se kanë mbështetjen time të plotë siç e kanë patur prej ditës së parë dhe pas 25 prillit do ta kenë me vepra, siç ua kam thënë edhe kur i vizitova para disa ditësh grevistët e urisë.

Sikundër dua të përsëris që edhe për këtë çështje njerëzit e përfshirë do ta paguajnë. Do ta paguajnë me paratë që u kanë vjedhur, që siç ua thash atyre do ta nxjerrim ku t’i kenë, do t’ua zbulojmë dhe do ta nxjerrin ku t’i kenë. Do ta paguajnë edhe me përgjegjësitë penale që kanë për zhvatjen e kësaj pasurie të madhe kombëtare, që prodhon vetëm fatkeqësi dhe varfëri për ballshiotët, për mallakastriotët dhe Fierakët dhe për gjithë shqiptarët; kur në fakt duhet të prodhojë mirëqenie, stabilitet dhe siguri ekonomike.

Pyetje: Ju përmendët disa herë përgjegjësinë penale, si në rastin e Ballshit ashtu edhe për menaxhimin e pandemisë, ndani të njëjtin mendim si kryeministri se koka e korrupsionit janë gjyqtarët dhe jo politikanët? Kjo është arsyeja përse i keni lënë për një moment të dytë këto padi penale?

Lulzim Basha: Qartë fare se nuk ka shqiptar që nuk e kupton që këtë e thotë një hajdut që i trembet drejtësisë. E dëgjuan njerëzit këtë që pyeti gazetarja?

Po është e qartë se drejtësinë e korruptoi politika. Një politikan i korruptuar ka interes që gjyqtari dhe prokurori të mos e ndjekë dhe të mos e çojë në burg.

Drejtësia u korruptua nga politika dhe sa kohë që ka një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi në vend, është iluzion.

Prisni peshkun e madh?

Sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, sa kohë të ketë një qeveri të korruptuar, nuk do të ketë drejtësi. Drejtësi do të ketë vetëm atëherë kur ka një qeveri dhe një kryeministër që nuk i bën presion drejtësisë.

Dhe po jua edhe një herë që ju kam thënë ambasadorëve, që drejtësia është e kapur nga PS, që Reforma në Drejtësi nuk rezultoi në atë që deshëm ne dhe votuam ne, këtë nuk ka fëmi që nuk e ka kuptuar në Shqipëri.

Por pozitivja është që nesër, me largimin e kësaj qeverie, të paktën askush nuk do të thotë që kjo drejtësi është në duart e qeverisë që do të vijë.

Dhe ky është hapi i parë për kontrollin dhe balancën e pushteteve.

Dhe kësaj drejtësie unë nesër do t’i drejtoj vetëm një kërkesë. Të vendosë çdo politikan dhe çdo zyrtar të korruptuar përpara ligjit. Mos t’i mbrojë, por t’i ndëshkojë. Duke nisur me qeverinë time të ardhshme e duke vazhduar me këdo që ka futur duart dhe ka zhvatur pasuritë e shqiptarëve në këto vite. Por që është fare e qartë që drejtësinë e korruptoi politika dhe që Reforma në Drejtësi, progresin dhe suksesin e saj e mban peng një kryeministër që ka frikë drejtësinë, këtë nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar. Mjafton të shohësh rastet, Tahiri, Dako, Gjiknuri e të kuptosh se çfarë tmerri ka Edi Rama nga drejtësia e pavarur.

Jua thash edhe dje, po shumica e mediave, e redaktorëve tuaj, nuk e panë të arsyeshme ta transmetonin. Përse e mban Dakon në kryesi ai? Se ka sinjal më të fortë se Departamenti i Shtetit ta vërë në listën e zezë? Përse nuk bën zgjedhje në parti? Nuk bën zgjedhje për të mbajtur Dakon në kryesi. Çfarë është ky Dako, veza e artë është? Jo more jo. Ky është dëshmitari, i penduari, që nqse Edi Rama e lëshon, del dhe dëshmon vjedhjet, badërdisjen, shkeljen e ligjit që ka bërë me urdhër të Edi Ramës dhe e njëjta gjë edhe me të tjerët.

Prandaj ka një dhe vetëm një shkaktar, që Reforma në Drejtësi akoma nuk po jep rezultatet e veta dhe ky është Edi Rama që ka tmerr gjyqtarët dhe prokurorët e pavarur.

Prandaj për të gjithë ata që kanë investuar dhe shpresuar tek Reforma në Drejtësi, edhe ata që bëjnë sikur janë të gëzuar dhe kur e dinë fare mirë se u ka dështuar investimi i tyre deri tani, ka vetëm një lajm të mjirë, një qeveri e cila nuk do të kontrollojë drejtësinë, është garancia e vetme që investimi në Reformën në Drejtësi të fillojë të japë frytet e para. Një arsye më shumë që 25 prilli të jetë një ditë triumfi dhe bashkimi, sepse është shansi i vetëm që Reforma në Drejtësi të fillojë të japë rezultate. Me këtë qeveri nuk ka për të patur drejtësi. Me këtë kryeministër do të vazhdojn ë të mbrojnë çdo zyrtar dhe politikan të korruoptuar dhe do të vazhdojnë të sabotojnë çdo aspekt të Reformës në Drejtësi siç kanë bërë deri më sot.

Falemnderit.

Mirë u takofshim.