Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku

 

Edi Rama vazhon të prodhojë seri të reja të rrenës së vjetër për legalizim falas.

Dalja e djeshme e kryeministrit nuk është e shkëputur nga arkivat siç mund të dukej, por është një provokim cinik mbi atë që nuk po ndodh sot e gjithë ditën, mbi mashtrimin e tij të madh të Legalizimit Falas.

Për kujtesën e të gjithëve, po transmetojmë firmën që ai hodhi në Kamëz,  megagënjeshtrën e Legalizimit Falas.

Që nga ajo ditë, asnjë legalizim nuk është bërë falas.

Legalizimet janë frenuar.

Edi Rama nuk ka bërë asnjë dosje të re.

Ato që shpërndan me regji qendrore janë praktika të bëra gati nga administra e mëparshme.

Që nga ajo ditë, Edi Rama po bën të kundërtën e legalizimit falas. Po luan me pronat e shqiptarëve me pasionin e tij për rrënimin, po shemb investime të ligjshme, po shkatërron mundin e djersën e qytetarëve.

Nuk ka tallje më të madhe për shqiptarët, se krekosja e tij mbi gërmadha e mbi dëshpërimin e qytetarëve, e sikur të mos mjaftojë kjo të dalë e të vërë gishtin mbi plagë, duke ua kujtuar edhe një herë, se ai ka gënjyer për Legalizimin Falas.

Jo vetëm ka gënjyer, por gënjen e gënjen, pa ndalim.

Por siç thotë proverbi, Edi Rama do t’i ketë vërtet këmbët e shkurtra.