Prononcim për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar, Paloka për ngjarjet në Lazarat
Pyetje: Z. Paloka, a keni ndonjë reagim në lidhje me situatën e fundit në Lazarat?
Lidhur me ngjarjet në Lazarat, ne po i ndjekim me shqetësim të madh. Për më tepër, në kushtet e një mungese të plotë transparence nga drejtuesit e policisë dhe të Ministrisë së Brendshme, kemi informacione të shumta nga banorët për gjendjen tepër shqetësuese. Megjithatë, për të qënë më të saktë dhe për të mbajtur një qendrim më të saktë, ne do të nisim aty një grup deputetësh nga Komisioni i Sigurisë, të cilët do të bëjnë detyrën e tyre si deputetë për të vëzhguar zhvillimet e fundit në fshatin Lazarat dhe të marrin informacion në Drejtorinë e Policisë, për atë që realisht po ndodh me banorët e atij fshati.