·         Projekti i dështuar dhe i vjedhur i dixhitalizimit të shkollave, PD: Edi Rama mashtroi nxënësit për klasat dixhitale dhe tabletat falas.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

 

Të enjten, fëmijët do të mbyllin një semestër shumë të vështirë. Mësimi i shkurtuar i këtyre 3 muajve ka dëmtuar mundësinë për një arsimim më të mirë.

 

Çfarë vjen më pas nuk dihet.

 

Pasiguria është prezente, për shkak të pandemisë, por ajo që e rëndon akoma më shumë situatën me arsimin është paaftësia e plotë e qeverisë për t’u siguruar nxënësve mësim normal online.

 

Në mandatin e tij të oarë Edi Rama premtoi “një transformin radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkolave.

 

Si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky rezultoi një gënjeshtër, një mashtrim. 3.5 milionë dollarët janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi.

 

Si mijëra të rinj të tjerë, edhe nxënësit e dy gjimnazeve kryesore të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” po vuajnë sot paaftësinë e qeverisë, të miksuar me vjedhjen.

 

Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat dxhitale dhe tableta për nxënësit, por ato u vodhën dhe nuk mbrritën asnjeherë në destinacion.

 

Sot nuk kemi as dixhitalizim të mësimdhënies, as inovacion në arsim, nuk kemi as mësim online, por vetëm mësim të cunguar që ka rritur në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë.

 

Në gjimnazin DHASKAL TODRI, sikurse ka ndodhur dhe në të gjithë shqipërinë, klasat digjitale nuk funksionojnë prej vitesh, sepse 3.2 milon eurot,, avulluan rrugës.

 

Ndersa tabletat  nuk dihet ku janë, por dihet që ato nuk  arritën asnjëherë në dorë të nxënësve.

 

Shembulli më tipik dhe njëherazi me banal i hajdutërisë së pushtetit ka ndodhur me gjimnazin tjeter Kostandin Kristoforidhi.

 

Tabletat e dhëna  për këtë gjimnaz u grabitën pa hyrë fare në shkollë e askush nuk mbajti përgjegjësi.

 

Jo vetëm që nuk kanë klasa dixhitale, por dhe internetin për laboratorin e vetëm të IT e paguajnë sot nga xhepat e prindërve të tyre.

 

Kështu ndodh në pothuajse të gjitha shkollat e vendit. Pandemia nxori në pah këtë mashtrim dhe dështim të madh të Edi Ramës me arsimin.

 

Prej 7 vjetësh, kryeministri në ikje numëron vetëm dështime. Është pergjegjësi kryesore e tij dhe e qeverisë së tij përse nxënësit nuk kanë sot as kushtet minimale për të mësuar online apo për të patir një mësim cilësor.

 

Shkollat sot nuk kanë platforma të dedikuara, nuk kanë klasa dixhitale, nuk kanë laboratorë modernë, sepse Edi Rama nuk i mban premtimet.

 

Gjëja e fundit që i intereson kësaj qeverie janë nxënësit, është arsimimi i tyre. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Edi Rama është gjithnjë e më shumë dështime.

 

Është koha për ndryshim! Qytetarët e duan atë! Ne, Partia Demokratike, do të sjellim ndryshimin dhe një shpresë të re për Shqipërinë.​