• “Skandali i shitjes së oksigjenit në Spitalin e Kavajës, PD: Pasojë e emërimeve partiake dhe të paligjshme”.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE NGA SPITALI I KAVAJËS, ORIOLA PAMPURI

 

Jemi përpara Spitalit të Kavajës, aty ku u denoncua rasti i Mensur Shtyllës, nipit të ish drejtorit të Kavajës, Përparim Dahiu, i cili emëron nipin e tij në vend të oksigjenistit të dalë në pension, në shkelje të ligjit, i cili ndalon titullarët të emërojnë të afërmit e tyre në vendin ku ata punojnë.

Mensur Shtylla shiste oksigjen jashtë ambienteve të spitalit hallexhinjve, njerëzve të pamundur. Dhe ky është skandali i cili nxori në pah propagandën e shëmtuar të Edi Ramës dhe Ogerta Manastirliut. Nxori në pah dështimin e plotë të sistemit shëndetësor, nxori në pah atë të cilën shesin nga mëngjesi deri në darkë, propagandën me konkurset fiktive dhe sigurisht atë të cilën mungon, mungesën e meritokracisë, në të gjitha sistemet tashmë.

Shqipëria, një vend ku ka një numër të lartë të papunësisë, një vend ku kosto e jetsës është rritur, një vend ku numri i personave në varfëri ekstreme është i lartë, një vend ku përballë të gjithë kësaj është paradoksi i disa ministrave të cilët darkojnë me çmime ekstreme, në restorante luktsoze në Dubai.

Shqipëria e cila meriton një kryeministër i cili punon për shqiptarët, t’u qëndrojë pranë shqiptarëve, sot ka një kryeministër të dështuar, ka një kryeministër i cili dështoi çdo sistem, përfshirë këtu edhe dështimin e tij më të madh, sistemin shëndetësor.