“Pensioni nuk më del për asgjë”. Drama e një pensionisti invalid në Shqipëri, Leonidha Marleka tregon jetesën e vështirë: Me zor e shtyj!
Pensionistët shqiptarë jetojnë në kushte të vështira. Pensionet janë të ulëta, ndërsa jetesa gjithnjë e më e shtrenjtë.
Leonidha Marleka është një pensionist invalid, që në një bisedë me zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, tregon jetën e vështirë që duhet të përballojë.
Ai merr 160 mijë lekë të vjetra pension, por duhet të paguajë 100 mijë lekë të vjetra qira dhe me pjesën që mbetet (60 mijë lekë të vjetra) duhet të ushqehet, të marrë ilaçet dhe të paguajë taksat, gjë që sipas tij është e pamundur.
BISEDA E PLOTË E ZËDHËNËSES SË PD, INA ZHUPA, ME PENSIONISTIN LEONIDHA MARLEKA.
Leonidha Markela: Quhem Leonidha Markela. Unë jam pensionist invalid. Jetoj me qira. Paguaj 100 mijë lekë këtu. Një dhomë të vogël që kam këtu. Pensioni nuk më del për asgjë. Me shumë zor e shtyj.
Ina Zhupa: Sa pension merr?
Leonidha Markela: Marr 160 mijë lekë (të vjetra).
Ina Zhupa: Domethënë, juve ju ngelen vetëm 60 mijë lekë për të mbijetuar?
Leonidha Markela: Po, për të jetuar 60 mijë lekë. Edhe me shumë zor. Çmimet janë shumë…. Vetëm të dalësh çik në pazar të blesh 2-3 gjëra të vogla, ikën 10 mijë lekëshi nuk e merr vesh fare se ça blen. Jeta shumë e vështirë, po ça të bëjmë. ilaçe marr. Ka dhe ilaçe që i blej edhe me lekë.
Ina Zhupa: Si e përballon muajin?
Leonidha Markela: Me shumë vështirësi. Me shumë vështirësi. Shteti duhet të ndihmojë, të japë një dorë ne, për shembull, sidomos ne invalidëve që nuk jemi as në gjendje as për një punë që të bëjmë asgjë nuk bëjmë, s’jemi në gjendje. Të paktën të rrisë pensionin, të paktën.