• “Nuk ka për të marrë një mandat tjetër”, PD i përgjigjet Ramës: Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën. Në 25 Prill votohet për ndryshim.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI
Edi Rama, i cili ka dështuar në 8 vite në çdo fushë, nuk do të mund të marrë një mandat tjetër nga qytetarët.
Këto 8 vite, Shqipëria ka ngecur me Edi Ramën, ndërsa vende të tjera, të ngjashme me ne, kanë bërë progres dhe zhvillim të jashtëzakonshëm.
Shqipëria nuk ka bërë progres në asnjë fushë, as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.
Edi Rama mund të tregojë përralla në shëtitjet e tij propagandistike elektorale, por njerëzit e vuajnë në lëkurë dështimin e tij 8 vjeçar dhe premtimet e pambajtura.
Edi Rama nuk ka një bilanc pune në shërbim të qytetarëve. Me qindra mijëra shqiptarë ose janë larguar nga vendi, ose janë varfëruar nën drejtimin e Edi Ramës.
Të rinjtë janë pa punë, pa perspektivë me Edi Ramën, sepse për 8 vjet ai punoi për vete dhe për një grusht klientësh.
Puna e vetme që kryeministri më i dështuar në historinë 30 vjeçare të pluralizmit nuk do që të lërë përgjysëm është shumëfishimi i pasurisë së tij dhe i ministrave. Në 8 vjet, dokumentat zyrtare tregojnë se qeveritarët e Edi Ramës e trefishuan pasurinë e deklaruar.
Sa më shumë flet për një mandat të tretë, aq më shumë i gënjen shqiptarët. Kjo duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill! Boll më me kohë të humbur! Humbëm 8 vjet të çmuar me Edi Ramën!
Vendit i duhet ndryshim! Shqiptarët duan ndryshim!
Në 25 Prill Rama do të humbasë, Shqipëria do të fitojë dhe ne do të nisim të punojmë për qytetarët shqiptarë!