NJOFTIMI PËR FORUMIN “PERSPEKTIVAT PËR NJË TË ARDHME EVROPIANE TË SHQIPËRISË”
Kryetari i PD, Lulzim Basha, mori pjësë në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike. Në diskutimin e kësaj teme morën pjesë edhe personalitete të larta të politikes gjermane e austriake, kreu i ri i CDU, Armin Laschet, Michael GAHLER MEP anëtar i PE, ish-eurodeputeti Elmar BROK si dhe deputeti austriak, Reinhold Lopatka. Pjesë e diskutimi ishte edhe drejtori për Shqipërinë i Fondacionit Konrad Adenauer, Tobias Rüttershof, Ddrejtori i Institutit te Studimeve Politik, Afrim Krasniqi, eksperti i ekonomisë Selami Xhepa dhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku.
Drejtori i Konrad Adenauer për Shqipërinë, Tobias Rüttershoff në fjalën e tij hapëse nënvizoi rëndësinë që në zgjedhjet e 25 prillit të ketë garë të pastër mes palëve:
Tobias Rüttershoff: Aktorët politikë duhet të sigurojnë që kushtet për konkurrencë të pastër midis kandidatëve të plotësohen. Kandidatët me të shkuar të dyshimtë apo me akuza për krime dhe korrupsion nuk duhen të përfshihen në proceset elektorale. Është detyrë e të gjitha forcave politike të tërheqin apo të mbështesin kandidatët me integritet të lartë që pasqyrojnë më mirë interesin e votuesve, duke marrë në konsideratë aspiratën, për t’u integruar plotësisht në Bashkimin Europian. Çështjet të ndryshme duhet të trajtohen pas zgjedhjeve si emigracioni masiv i të rinjve të edukuar dhe të arsimuar, rritja e papunësisë dhe gjithashtu mosbesimi në sistemin e drejtësisë dhe te gjyqësori sipas INSTAT-it, Instituti Shqiptar i Statistikave. Në kohët e fundit numri i shqiptarëve që vlerësohet të jenë larguar është më shumë se 360 mijë, sidomos në vitet 2011-2019 norma e emigrimit kryesisht drejt Gjermanisë është rritur konsiderueshëm. Dhe si një fondacion politik gjerman, shkaqet që çojnë tek kjo lëvizje janë me shumë rëndësi për ne. Arsyeja kryesore që e shtyn forcën arsimore shqiptare për t’u larguar nga Shqipëria janë mundësitë më të mira jashtë vendit dhe mungesa e mundësive këtu, Vetëm në 2 muajt e fundit të këtij viti, norma e papunësisë shihet dhe vlerësohet në 12%, që është shumë e lartë periudha e shkuar. Duke konsideruar masat shtrënguese të ekonomisë duhet diskutuar gjithashtu edhe situata e bizneseve të vogla. Bizneset e vogla luajnë një rol kryesor dhe thelbësor për ekonominë shqiptare sepse ato punësojnë rreth 80% të fuqisë punëtore krahasuar me sektorin industrial që punëson vetëm 12%. Që prej vitit 2011, kemi një normë në rritje të papunësisë në këtë sektor që tregon gjithashtu kushtet e pafavorshme ekonomike.
Kreu i ri i CDU, Armin Laschet tha se Shqipëria duhet të bëjë edhe më shumë për të ecur në rugën drejt BE. Sipas Laschet, korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë në këtë rugëtim:
Armin Laschet: I dashur Lulzim Basha! E pranova me kënaqësi ftesën për të mbajtur një fjale përshëndetëse. Jam shume i gëzuar për arritjet qe janë realizuar ndërkohë qe Shqipëria është ne rrugën e saj drejt BE-se. Por ka mbetur ende shume për te bere dhe kjo çështje duhet te preket ne te ardhmen me kurajo. Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëjet për integrimin në BE, por për ta bere vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per kete duhet te behet dicka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune. Nëse kjo situate do te përmirësohet ne te ardhmen, atëherë do te krijohet përsëri një perspektive e mire për te ardhmen, qe mund te luftoje emigrimin e trurit. (Brain drain). Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.
Kreu i PD, Basha iu shpalosi miqve gjermanë dhe austriakë planin e tij për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europin. Sipas Bashës kjo gjë arrihet së pari duke përmirësuar jetën e shqiptarëve:
Lulzim Basha: Unë besoj dhe shpresoj që për të përmirësuar jetën e të gjithë shqiptarëve ne duhet të përshpejtojmë dhe të garantojmë rrugëtimin e sigurt drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Unë e di dhe koha ka provuar që kjo është një detyrë e vështirë, ka shumë sfida përballë nesh. Sundimi i ligjit duhet të kthehet në vend. Ne duhet të nisim një luftë të vërtetë dhe një përpjekje kombëtare të vërtetë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve. Kjo nuk ka ndodhur gjatë 8 viteve të shkuara. Qeveria nën drejtimin tim do të drejtojë këto përpjekje me buxhete madhore me rritjen e forcave të sigurisë me përdorimin e teknologjisë dhe me bashkëpunimin më të ngushtë të mundur me vendet e Bashkimit Evropian dhe partnerët tanë strategjikë në mënyrë që të sigurojmë eliminimin e plotë të krimit në Shqipëri.Kёtё nuk janë vetёm njё parё zgjedhje por ёshtё njё lufta pёr demokraci. A do tё jetë Shqipёria nё anën e gabuar tё njё përdhe tё re tё hekurt qё po ndan shoqëritë midis atyre qё mund tё mbajmё zgjedhje tё lira dhe tё drejta apo muri i korrupsionit, i krimit nga ata persona qё janë nё fuqi do ta vendos Shqipërinë nё anën e gabuar tё kësaj përdheje tё hekurt ku ka njё vijueshmëri tё sundimit jo demokratik qё nuk respekton votën e qytetarëve. Jam plot besim siç shoh çdo ditё shpresën dhe optimizmin dhe dëshiron e njerëzve pёr ndryshim se Partia demokratike e Shqipërisë ka lindur pёr tё mishëruar kёtё ndryshim. Ne kemi pasur shumë sfida, kemi tejkaluar shumë sfida. Çdo arritje e madhe e kësaj shoqërie ёshtё arritur nёnё drejtimin tonё qё nga aderimi nё Kёshilli e Europës, nё nënshkrimin e Marrëveshjes sё Stabilizim Asocimit, nga ftesa dhe anëtarësia nё NATO dhe lëvizja pa viza e shqiptarëve nё zonën Schengen. Ёshtё misioni ynë hyjnor qё tё arrijmë tё përmbushim ёndrrёn pёr tё cilën u krijua Partia Demokratike nё vitin e errët 1990, ndërkohë qё rrezohej sundimi komunist mё i fuqishëm nё Europë. Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Progresi pёrmbajtёsorё dhe thelbësor ёshtё dhe mund tё jetë vetёm rezultat i reformave tё përshpejtuara dhe tё thella qё do tё ndikojnë pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe qё do tё jenë tё gjurmueshme lehtë nga tё gjithё palët. Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë. Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike. Ndërmend tani raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave që ishte i ashpër por i vërtetë, që tregon dështimin e Shqipërisë për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane. Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë.
Në emër të kryeministrit austriak Sebastian Kurtz, deputeti Reinhold Lopatka, tha se forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria:
Reinhold Lopatka: Faleminderit! I nderuar kryetar Lulzim Basha, së pari do të doja të sillja pershendetjet nga Sebastian Kurtz. Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë sot i pranishëm. Por ai i uron të gjitha të mirat partisë dhe kryetarit Lulzim Basha në javët në vijim dhe punën e tij për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që kërkon më shumë, mundësi më të mira, ecuri më të mirë, perspektiva më të mira për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Faleminderit për këtë takim ku do te diskutojme për perspektiven europiane të Shqipërisë. Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë. Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin.
Eurodeputeti gjerman Michael Gahler duke deklaruar mbështetjen e plotë ndaj PD dhe Lulzim Bashës, vuri theksin tek problematikat që janë konstatuar në rrugëtimin e vendit drejt BE, duke rikujtuar disa nga kushtet thelbësore që duhen përmbushur për të nisur procesin e hapjes së negociatave Shqipëri-BE:
Michael Gahler: Kontakti im i parë me Shqipërinë ishte kur unë fillova të dëgjoja radion me valë të shkurtra, kur faktikisht dëgjova për herë të parë për shërbimin e radio Tiranës, që kur Enver Hoxha ishte akoma me Kinën dhe atehere deshmova ndarjen me Kinën dhe ndarjen e vërtetë në ‘89-ën dhe ishte me të vërtetë kontrast interesant edhe besoj se sot ka një kontrast shumë të madh midis z. Rama dhe z. Basha dhe normalisht si Kristian Demokrat ne ju urojmë më të mirat për këto zgjedhje. Me kënaqësi kemi mbështetur përpjekjet e miqve tanë nga Partia Demokratike për të çuar përpara dhe për ti bërë trysni qeverisë. Faktikisht ka një listë parakushtesh që u hartua nga Këshilli i Punëve të Jashtme dhe si EPP ne kemi vijuar të ngremë pyetje qoftë në tekst, qoftë në frymë. Dhe kemi filluar të pyesim për sa i përket angazhimeve që janë ndërmarrë në qershorin e shkuar nëse ato janë përmbushur ose jo. Dhe ne do të vijojmë të ecim përpara në këtë pikëpamje. Aktualisht ne po planifikojmë t’i bëjmë një pyetje komisionit lidhur me legjislacionin për lirinë e medias në Shqipëri, sepse ne besojmë se ende nuk është aty ku duhet të jetë dhe ky është vetëm një shembull dhe gjithashtu për sa i përket çështjeve të tjera të cilat janë përmendur në marsin e vitit të shkuar. Ndërkohë shumë gjëra janë arritur, patjetër, vendi ka ecur përpara por ama duhet të shohim provat, duhet të shohim se si Gjykata Kushtetuese, se si Gjykata e Lartë, se si praktika e zgjedhjeve do të zbatohen dhe se si do të përmbushen kriteret. Besoj se do të jetë patjetër më mirë për Shqipërinë kur miqtë tanë të jenë përsëri në pushtet sesa të vijohet me partinë aktuale e cila eshte sjelle ashtu si eshte sjelle. Kështu që ju uroj më të mirën miqve tanë për 25 prillin dhe jemi të angazhuar dhe e mirëpresim bashkëpunimin.
Elmar Brok, ish-deputet në Parlamentin Europian theksoi nevojen që ka vendi për sundim të ligjit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Brok i cilësoi bindëse ato që dëgjoi nga kryetari Basha dhe mënyrën se si ai ka analizuar situatën e vendit si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe pikëpamja politike:
Elmar Brok: Faleminderit shumë për ftesën! Faleminderit shumë Zoti Lulzim Basha për lidershipin tuaj dhe për kontaktin përsëri me ju. Kam parë pak diskutimet para kësaj konference me bizneset në Gjermani dhe kam parë se çfarë mendojnë ata se kane nevojë për të ndërmarrë investime në Shqipëri dhe ka një sërë biznesesh që janë të interesuara sidomos në turizëm dhe kjo eshte ajo që thote Lulzim Basha, është sundimi i ligjit, janë zgjedhjet e drejta dhe të lira dhe anti-korrupsioni që janë pjesë kryesore dhe ky kuadër politik është thelbësor për investimet e huaja. Pa këtë nuk do të ketë investime, nuk investon para në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit. Nëse nuk kemi zgjidhje të lira dhe të ndershme për të zgjedhur dhe demokraci, do të ketë gjithmonë tensione në vend të cilat nuk janë të mira për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të një vendi. Kështu që besoj se ishte me të vërtetë bindëse të dëgjoje nga kryetari Basha se si ai ka analizuar situatën e vendit si nga pikëpamja ekonomike ashtu dhe pikëpamja politike.
Në pjesën e dytë të të tryezës së foumit u diskutua për çështje të ndryshe politike, por edhe për çështjet kryesore të ekonomisë në raport edhe me programet zgjedhore:
Afrim Krasniqi: Ditët e fundit Bashkimi Evropian përmes dy komisionerëve dhe në konferencë shtypi direkte, ngriti problematikën e kandidatëve me integritet në zgjedhjet parlamentare. Dje kanë dalë listat dhe gazetarët kanë rrëmuar në CV-të e kandidatëve dhe ne kemi parë që edhe individë të larguar nga dekriminalizimi, të akuzuar, përfshirë në dosjet e trafikut të votës apo një risi e re në Shqipëri prej fëmijët e disa individëve të njohur të lidhur me botën e krimit janë përfshirë në lista. Çfarë mund të bëjë Parlamenti Europian për ta bërë më të qartë mesazhin e tyre duke krahasuar me një retorikë e cila në Shqipëri lexohet si nevoja për më shumë demokraci në raport me nevojën për më shumë stabilitet. Dhënia e prioritetit të stabilitetit në Shqipëri dhe në Ballkan shpeshherë është keqkuptuar nga liderët politikë për të kontrolluar tërësisht pushtetet siç ka ndodhur në Shqipëri, në Serbi, në disa nga vendet e rajonit edhe viteve të fundit.
Elmar Brok: Eshtë kusht për çdo parti që të marre masa në listat e tyre që kandidatët të jenë të pastër dhe siç e kemi, dhe veçanërisht kur e kemi në kohën para zgjedhjeve kur dimë që njerëz të caktuar kanë bërë sjellje të gabuara kjo është në dorë tuaj dhe për këdo që konkurron me këta njerëz që ta bëjnë sa më të qartë këtë fakt. Secila parti duhet të bëjnë të tyren për tu siguruar që të kenë kandidatë që nuk kanë rekorde, të shkuare kriminale .
Jorida Tabaku: Sot ligjet fiskale ndryshojnë me një frekuencë të jashtëzakonshme, 60 ligje të reja fiskale dhe e bëjnë punën për investitorët e huaj jashtëzakonisht të vështirë të mos themi të pamundur. Ne do ta eliminojmë këtë duke hartuar kodin fiskal ku çdo politikë fiskale prezantohet 100 ditët e para të qeverisjes dhe nuk do të ndryshojë për katër vite. Ne do të heqim çdo përjashtim nga ligji, në qoftë se sot qeveria shqiptare konsiderohet në nivelin e kapjes së shtetit sepse parlamenti kalon ligje që lidhen o me kriminelët, o me koncesione specifike për një biznes të caktuar, ose me mbështetje me grupe biznesesh që sot përcaktojnë të ardhmen e shqiptarëve ne do ta heqim këtë mundësi dhe kryeministri i ardhshëm zoti Basha po i heq vetes pushtet duke i dhënë parlamentit nga njëra anë, por nga ana tjetër duke krijuar dhe instrumentet për check and balance që sot mungon, që sot është një alternativë mjaft e zakonshme.
Selami Xhepa: Mendoj që ka ardhur koha për të menduar seriozisht për të ndërtuar një platformë të rëndësishme në ato që kryetari Basha i quajti “strategji sektoriale”, për të ndërtuar një platformë më komprensive, më gjithëpërfshirëse, për të realizuar një tranzicion të ekonomisë tonë, nga ekonomia tradicionale drejt asaj që është ekonomi e re, duke patur tre shtylla themelore:
E para, që rritja dhe zhvillimi ekonomik të jetë inclusive groë, pra të jetë një rritje që të përfshijë shumicën e shqiptarëve, se kemi të paktën 15 vjet që 40% e shqiptarëve, vazhdojnë të jenë në varfëri.
Së dyti, duhet të jetë green economy, duhet të jetë miqësore në raport me mjedisin, dhe ne këtu kemi probleme serioze, qoftë nga pikëpamja e burimeve e standardeve të industrive e me radhë dhe e treta, digjitale, komponenti digjital. Të tre këto elemente, në gjykimin tim janë shtyllat fondamentale të cilët mund ti ndryshojnë profilin ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare për të realizuar pak nga ato elemente të konvergjencës që kërkon Bashkimi Europian.
Duke iu përgjigjur interest të organizatorëve të forumit, kryetari Basha parshtroi objektivat e qeverisjes së PD dhe aleatëve të opozitës së bashkuar për të bërë të mundur që Shqipëria të ecë përpara:
Lulzim Basha: Prioritetet e vendit janë të qarta. Objektivat e Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim, të koalicionit tonë, janë të qarta. Pa luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk do të ecë përpara. Ky është parakusht. Tashmë, edhe parakusht zyrtar i Bashkimit Europian dhe i Këshillit Europian. Rekordet e Departamentit të Shtetit, të Evropolit, të Interpolit dhe të vetë Bashkimit Europian tregojnë se në tetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në strehë të krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe në këtë mënyrë, jo vetëm s ka bërë përpara por ka ecur pas. Nga tre janë bërë pesë, janë bërë nëntë, janë bërë pesëmbëdhjetë kushte. Ndaj prioriteti im i parë dhe i qeverisë së ardhshme është ndarja e krimit nga politika. Zbatimi real i ligjit të dekriminalizimit, zgjidhja e duarve të drejtësisë, avancimi deri në fund i reformës në drejtësi, me duart larg nga partitë politike. I vetmi kontribut që partitë politike mund të japin për reformën në drejtësi është që të mbajnë duart larg. Ne e kemi dhënë shembullin tonë, ne jemi ata që iniciuam dhe detyruam, ndonëse në pakicë, Edi Ramën të miratonte ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e Parlamentit Europian, me ndihmën e Marbrohut dhe të Eduart Kukan, dhe madje, edhe të socialistëve europiane Flenkeshtajn, por ky ligj duhet zbatuar. Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë. Kjo qeveri e ka tmerr transparencën. Ky proces do të thotë përputhshmëri jo vetëm në letër, por edhe në zbatim në Acqui Communitair, ndërkohë që vetëm muajt e fundit kemi kontrata dhe ligje speciale që kalojnë në parlament pa transparencë, pa publikim, që bien ndesh me detyrimet themelore të stabilizim asocimit në fushën e konkurrencës apo të drejtave të njeriut, apo të lirisë së medias. Dhe kjo e ka vendosur opozitën time, opozitën e Partisë Demokratike në konflikt me këtë qeveri. Fakti që ajo është kthyer de facto në një pengesë, në mos them një armike të Integrimit Europian të vendit. Nesër për mua dhe për Partinë Demokratike nuk ka mision më hyjnorë sesa të përfundojë një nga shtyllat për të cilat u themelua; anëtarësimin e Shqipërisë në Europë. Anëtarësuam Shqipërinë në NATO. Hodhëm një hap domethënës me heqjen e vizave dhe do të bëjmë gjithçka për të përmbushur 15 parakushtet, për të hapur negociatat dhe për të përparuar me shpejtësi në hapjen e negociatave. Një Parti Socialiste në opozitë, e reformuar dhe e çliruar nga kthetrat e krimit të organizuar që sot diktojnë edhe listën e kandidatëve të tyre, shpresojë të jetë një partnere e devotshme në rrugën e integrimit Europian dhe nesër në fjalën time të parë si kryeministër do t’i ofrojë dorën e bashkëpunimit pa rezerva dhe çdo konsensus dhe kompromis të mundshëm në politikë të opozitës së nesërme, me qëllim dhe në funksion të arritjes së ëndrrës së gjithë shqiptarëve, për ta bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.