NJOFTIMI PËR VIZITËN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË SHTËPINË MUZE TË MUSINE KOKALARI DHE BISEDA ME MBESËN ARJETA KOKALARI
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet në qytetin e Gjirokastrës i cili ka vizituar shtëpinë muze të Musine Kokalari. Ai zhvilluar një bisedë me mbesën e Musine Kokalarit, Arjeta Kokalari. Ajo u shpreh se i gjithë restaurimi i shtëpisë është bërë me kontributin e saj dhe të bashkëshortit të saj, pasi për shumë vite shtëpia ka qenë e panjohur për vizitorët. Sipas saj, edhe pse kryeministri vjen shpesh në Gjirokastër, ai nuk e ka vizuar asnjëherë këtë shtëpi.
Arjeta Kokalari: Kemi kontribuar për ta restauruar dhe për ta rehabilituar shtëpinë e Musine Kokalarit e cila ka qenë komplet e panjohur, komplet në hije, komplet jashtë vëmendjes, pothuajse siç është edhe tani, po ndoshta dhe më keq. Sepse sot ka një emër, njihet si shtëpia e Musine Kokalarit, kurse deri pak kohë më para se ne të fillonim ta publikonim, ta restauronim, kjo nuk njihej fare. Madje kur vinin njerëz të interesuar për shtëpinë e Musines, thonin ku është shtëpia, pyesnin për të, titullarët i orientonin tjetërkund sepse as e kishin idenë që kjo këtu është shtëpia e Musine Kokalarit. Musine Kokalari, ka lindur në Adana. Ka ardhur në moshën 2 vjeçare këtu. Kujtimet e saj dhe jetesa në këtë ambient ka ndikuar aq shumë tek ajo, sa që të tre librat artistik, krijimtarinë e saj, ajo e vendos pikërisht në ambientet gjirokastrite. Domethënë janë tre libra dhe që të treja librat kanë dekor jetën gjirokastrite, personazhet janë më së shumti gratë dhe vajzat dhe nuset dhe vjehrrat gjirokastrite. Gjithë dekori në tregimet e saj është pikërisht në këtë shtëpi tradicionale gjirokastrite. Gjatë kohës që ne kemi jetuar këtu, unë kam pas një ndjeshmëri të madhe dhe më dukej që çdo hap që bëja brenda banesës.
Qytetari: Hodhëm tё gjithё djersën tonё familjare, pёr shkak se ajo kabina elektrike qё ёshtё atje tre metra ja dha zjarrin atje nё katin e tretё. U tanё e çfarë nuk u thanё, nuk po bёj politik por ne dolëm nё mes tё katër rrugëve. Nuk ёshtё shtëpia ime, ёshtё shtëpia e Musine Kokalarit.
Arjeta Kokalari: Me qenë se jemi tek ky momenti i vëmendjes, mё lejoni, ndoshta tё gjithё e dinё qё kryeministri i tanishëm sa herё qё vjen nё Gjirokastёr shkon atje tek ajo kodra atje lart dhe kalon gjithmonё pёrpara kёsaj shtёpie dhe asnjёherё nuk ka ndaluar asnjёherё dhe nuk i ka kushtuar asnjёherё asnjё vёmendje, asnjё fjalё, qё kalon pikёrisht kёtu dhe. Kjo ёshtё shtёpi e Musine Kokalarit
Basha tha se shqiptarët e dinë se kush është Musine Kokalari dhe sakfricën e saj. Sipas tij, kjo është edhe arsyeja se pse kjo shtëpi është lënë në harresë nga qeveria dhe nuk vizitohet nga kryeministri. Ai u zotua se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, shtëpia do të restaurohet dhe do t’i kthehet në një vlerë qytetit të Gjirokastrës.
Lulzim Basha: Mua Marjeta nuk mё çudit fakti qё kalon kёtej dhe nuk i hedh as sytё nuk mё çudit. Nuk mё çudit pёr njё arsye tё thjesht. Shqiptarёt e dinё se çfarё pёrfaqёson Musine Kokalari, tashmё. Edhe pёr gjithё atё qё ka bёrё regjimi i mёparshёm edhe pёr atё qё bёnё kjo qeveri nё ikje dhe ky kryeministёr nё ikje pёr tё hedhur pluhurin e harresёs nuk ja kanё dalur dot. E dinё shqiptarёt e di faktori ndёrkombёtarё, vetё e thatё ka ardhur dhe ambasadori Amerikan. Njё grua e virtytit, e artit e kulturёs dhe e qёndresёs . Ёshtё njё simbol jo thjeshtё i frymёzimit qё sjell Gjirokastradhe qё ёshtё shndёrruar nё krijimtari artistike nga Musine Kokalari deri tek Ismail Kadarea dhe veprat e shumë shumë artistëve të tjerë. Por është mbi të gjitha një simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë sepse vllezërit ja egzekutoj regjimi, social demokratë ishin, me bindje të majta ishin, por ishte një regjim që nuk toleronte mendim ndryshe, nuk toleronte fjalën e lirë. As nuk donte tja dinte për zgjedhje të lira dhe një nga aktet më kurajoze që ka bërë një qytetarë i Shqipërisë në vitet 44-45, ndërkohë që aleatët ishin akoma në Shqipëri, është ndërmarrë nga një grua, nga Mysyne Kokalari që i shkruajti një letër aleatëve dhe u kërkoi të garantonin zgjedhje të lira dhe të ndershme. Domethënë ajo ka qënë një pararendëse e demokracisë dhe shpirtit europian të shqiptarëve në një kohë ku këtu po pllakoste një regjim i egër, një regjim i cili përgjaku, i varfëroi, i mjeroi shqiptarët. Dhe ky simbol që do të ngrihet në piedestal, e para punës për ti treguar shqiptarëve por edhe gjithë botës fuqinë e gruas Shqiptare. E dyta për ti treguar që këtu ka pasur disidencë, ka pasur kundërshti të vërtetë parimore, intelektuale kundra një regjimi që solli vetëm mjerim, vetëm terror, hapi vetëm varfëri, plagë dhe varre në trupin e vendit tonë. Dhe kanë qenë të shumtë, po shkëlqen Musine Kokalari një vajzë, një grua, një shkrimtare, një intelektuale. Edhe sot këto ditë që na ndajnë nga 25 prilli ka një shpirt përçarje, ka një gjuhë urrejtje, ka një përpjekje për të vrarë shpresën e shqiptarëve për ndryshim, në qoftë se Musin Kokalari e kaloi gjithë jetën e saj për ta mbajtur ndezur shpresën dhe ën fund të fundit nuk e pa dot dritën e ndryshimit, mund ta themi me gojën plot se gratë dhe vajzat e Gjirokastrës, të paktën nga kjo pritje e jashtëzakonshme që pashë sot dhe të gjithë Shqipërisë do ta ndezi dritën e shpresës, do ta ndezin nën shembullin e Musine Kokalarit dhe unë ju siguroj që jo vetëm që do ta restaurojmë këtë monument i cili përfaqëson fuqinë e gruas. Ne duhet ta bëjmë me të vërtetë pjesë të intenerarit turisitik, po kjo nuk bëhet me fjalë, kjo bëhet me investime, kjo bëhet me vepra. E gjithë shtëpia jonë e madhe vazhdon të vidhet edhe të grabitet edhe ditët e fundit, javët te fundit, japin koncesione, vjedhin me tendera bëjnë gjithçka për të grabitur deri ditën e fundit. Këta vetëm dinë të grabisin, por kësaj do t’i japim fund me 25 prill se me 25 prill në fund të fundit nuk është një betejë për mua apo për atë që po ikën, është një betejë pikërisht për shtëpitë tuaja, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj që t’i mbajmë këtu se Gjirokastra po zbrazet, është një nga qytetet që po zbrazet me shpejtësi të tmerrshme ndërkohë që ka potenciale të jashtëzakonshme turistike.