Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian thotë se ngritja në Bruksel e cështjes së të drejtave kushtetuese të opozitës, ka dhënë rezultatet e para
Partia Popullore Europiane do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje çështjen e respektimit të të drejtave kushtetuese të opozitës në Shqipëri. Këtë e ka deklaruar në një intervistë për ABC neës, kryetari i Komisionit të punëve të jashtme të Parlamentit Europian, Elmar Brok. Sipas Brok, ngritja në Bruksel e çështjes së shkeljeve të të drejtave kushtetuese të opozitës nga e djathta europiane ka dhënë tashmë rezultate, por proçesi do të vazhdojë të ndiqet me vëmendje dhe nga Komisionit Europian.
“Ne do vazhdojmë t’ia kërkojmë këtë Komisionit Europian. Por ndërkohë, jemi njoftuar, se ngritja e këtyre çështjeve nga ana jonë ka dhënë rezultatete pozitive, Opozita tashmë mund të gëzojë të drejtat e saj kushtetuese, që duhen garantuar. Ne do ta ndjekim situtën me vëmendje dhe do ti kërkojmë Komisionit Europian të vazhdojë proçesin”, tha Brok.
Sipas burimeve të Partisë Popullore Europiane, kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha ka tërhequr vëmendje të veçantë në gjirin e këtij grupimi politik kur ka denoncuar krijimin sipas tij, të një sistemi oligarkik nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri.