Deputeti Halimi denoncon nënshtrimin që po i bën drejtësisë Edi Rama, për të krijuar mbrojtje për korrupsionin dhe të inkriminuarit në qeveri
Sot nuk ka asnjë dyshim se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është kapja politike e drejtësisë. I duhet një drejtësi e gjunjëzuar dhe jo një drejtësi e pavarur, i duhet një drejtesi politike e bindur dhe e nënshtruar, dhe jo një drejtësi që ti tregojë vendin sa herë shkel ligjin e Kushetutën.
Frika, terrori dhe paniku që kërkon të ngjallë në popull me shtetin policor që po instalon cdo ditë, për të arrestuar këdo që nuk ka mundësi të paguajë, i duhet ta cojë deri ne fund, me vendimet e gjykatave.
Klithjet e përditshme të kryeministrit ndaj qytetarëve dhe tundja e prangave me policinë që është bërë më politike se kurrë në këto 23 vjet, kërkon ti cojë deri në fund me nënshtrimin dhe kapjen politike të drejtësisë, që askush të mos e ndalë në marrëzinë e delirit të pashoq që e ka kapur atë dhe farë e fisin që ka emëruar në qeveri.
Ndaj i duhet gjyqësori, jo për brockullat që flet në emër të qytetareve, por për të mos i thënë kush jo, terrorit dhe shtetit policor që kërkon të injektojë sot, për të zhdukur perfundimisht atë që është ndarë vite e vite me pare, pushtetin e qeverise me pushtetin e drejtesise. Kërkon t’i bëjë një, partinë dhe drejtësine që mos ketë askend mbi toke ta ndalë në marrëzinë për të arrestuar e futur ne burg gjithkënd.
I duhet një drejtësi e nënshtruar që të mbrojë korrupsionin e ministrave dhe grupit të deputetëve që kanë lidhje të drejtpërdrejt me krimin e organizuar dhe mafian.
Ju që keni bërë burg për trafik droge duhet të jeni deputetet e mi, elita e kombit, ndërsa qytetaret që nuk kane lekë të paguajnë energjinë janë hajdutët e kombit, jane sabotatorë të zhvillimit të vendit, sabotatore të qeverisë, armiqtë e popullit. Deputetet e krimit duhet të rrine në aulen e parlamentit, ndërsa qytetaret që nuk paguajne dot energjine apo kapin me dore mistrinë e ndërtimit, të shkojnë në burg.
I duhet drejtësia Ramës, që të shkatërroje cdo ditë pasuritë e qytetareve me keq se në kohën e diktatures pa i dhënë asnje copë letër, sepse ka frikë se gjykatat mund ta ndalin. I duhet drejtësia që të arrestoje qytetaret; nese nuk paguajne gjobat e policisë, nëse nuk mbushin arkën e qeverise, që kundershtojnë shtetin policor dhe terrorin politik, që janë sabotatorët e zhvillimit të vendit.
Ndaj klith cdo ditë kunder gjykatave sa herë ato i thonë mos prish pasuritë e qytetarve pa procedura ligjore dhe dokumentacion, pa respketuar ligjin dhe Kushetuten. Mos arresto qytetarët si sabotatorë, sikur të ishim 50 vjet me pare.
Frymen e terrorit ndaj qytetareve që nuk i paguajne haracin Rames, frymen e hakmarrjes dhe vrerit politik, frymën e mbrojtjes së krimit dhe mafias që ka në parlament, i duhet ta percojë në drejtesi.
Frymën e shtetit policor ku udhëheqësi i partisë flet dhe policia arreston pa pyetur për Kushtetutë, për ligj, për të drejta të qytetarëve, kërkon ta cojë në KLD.
Dhe për këtë ka zgjedhur pikërisht ata që kanë dhënë prova, që dine ta përcojnë më mire se kushdo tjetër frymën e terrorit të Edi Ramës. Ata që kanë dhënë prova në diktature se nuk e bëjnë dysh fjalën e udhëheqësit politik dhe arrestojne, denojne dhe shpallin armik të popullit dhe sabotatorë këdo që kundërshton udhëheqësin. Ata që kanë dhënë prova se shndrrohen lehtësisht në kamikazë politike sapo udhëheqësi i Partise jep urdhër.
Ndaj kërkon të cojë në KLD, ish gjyqtarin e diktaturës që ka dënuar në emër të Enver Hoxhës 30 vjet më parë, dhe atë që kanë dhënë prova se shndrrohet lehtësisht në kamikaze politike sa herë flet udhëheqësi i Partisë jo më larg se 1 vit më parë.
Kjo që po ndodh është era e diktatoreve të vegjël që po rilindin në ballkan. Diktatore që e po e kthejnë policine në një vegël politike të kamxhikut kundër qytetareve, që kërkojne të zhdukin ndarjen e pusheteteve që kërkojnë të kapin drejtësinë me gjyqtarë të diktatures dhe kamikazë politike, të zhdukin nga faqja e dheut pasuritë e qytetarëve dhe zhvatin nga xhepat thërrimet e kursimeve të qytetarëve sikur të ishin pushtues.
Partia Demokratike i kërkon gjyqësorit të mos tulatet nga klithmat e diktatorëve të vegjel apo shërbëtorëve të tyre delirante, por të mbrojnë pa ekuivokë të drejtat kushtetuese të qytetareve që po nëpërkëmben cdo ditë nga qeveria.
I bëjmë thirje cdo qytetari në vend të shohë me sytë hapur atë që po ndodh, t’i rezistoje cdo shkelje të ligjit dhe të drejtave të tyre kushtetuese që po u ben represioni i shtetit policor dhe të frikës që kërkon të mbjellë Edi Rama në vend. Te dokumentojë cdo fakt me foto e video, të atyre që i shkelin të drejtat, pasuritë, gjakun dhe djersën dhe i fton t’i depozitojne ato pranë PD.
I bën të qartë sot mazhorances dhe gjithë shërbëtorëve të verbër politikë të mos kujtojnë në asnjë minutë të vetme se Republika Parlamentare dhe demokracia në këtë vend ka vdekur. Ajo që ka vdekur njehere e përgjithmonë është diktatura. Kush kërkon ta rilinde me polici politike, me gjyqtarë të diktatures apo kamikazë politikë në drejtësi, po i bën llogaritë gabim.
Fatin e atyre që kërcënojnë qytetaret, arrestojne qytetarët, shkatërrojnë pasuritë e qytetarëve pa pyetur për ligje e Kushetute do e vendosin shumë shpejt qytetarët. Dhe atë ditë të gjithë ata që sot po rrënojnë qytetarët, shkelin ligjin e Kushtetutën, vetëm e vetëm se i shërbejnë udhëheqësit politik e delirant, do të përgjigjen, madje një për një. Aministi për ta nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë.