NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË DHE BIZNESE NË NJËSINË 2, NË TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 2, në Tiranë. Ai është pritur me entuzizëm nga qytetarët dhe ka marrë mbështetjen e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Duke i falënderuar për mbështetjen, Basha ka kërkuar votë masive për numrin 9, për t’i dhënë jetë ndryshimit.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Qytetari: Mirë se erdhe!
Lulzim Basha: Si jeni? Jeni mirë?
Qytetari: Mirë!
Lulzim Basha: Do jemi shumë më mirë! Të jemi të gjithë bashkë më 25.
Qytetari: Na ke dhënë shumë energji!
Lulzim Basha: Faleminderit shumë!

Duke e cilësuar si kryeministër europian, kishte edhe nga ata qytetarë të cilët janë kthyer nga emigracioni për ta mbështetur Bashën në zgjedhje. Për këtë, kreu i opozitës u zotua se qeveria e ardhshme do të bëjë realitet votën e emigrantëve.

Lulzim Basha: Mirë se ju gjej!
Qytetari: Nga Gjermania apostafat me bë ndryshimin.
Lulzim Basha: Të lumtë goja! Kur ke ardhur?
Qytetari: Ka 3 ditë.
Lulzim Basha: Shumë mirë! Sa më shumë të kthehen, se kësaj radhe e bën me hile e pamundësuan votën e emigrantëve. Dhe unë sot po të them ty dhe çdo emigranti shqiptarë, qeveria jonë do bëjë realitet. Me votimin elektronik, çdo shqiptarë do mund të votojë, përfshirë të gjithë shqiptarët e diasporës. Të gjithë bashkë më 25, numrin 9.

Qytetari: Lulzim Basha me fitore!
Lulzim Basha: Faleminderit të lumtë goja!
Qytetari: Kryeministrin europian për të cilin ka nevojë Shqipëria!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Në shërbim të çdo shqiptari.

Lideri i opozitës bisedoi dhe me biznese dhe qytetarë që shprehën shqetësimet e tyre sa i përket problemeve me taksat dhe pronat. Ai gjithashtu u zotua se biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave janë dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme.

Qytetari: Kemi një kërkesë, ndarjen e biznesit me shërbimet. Zanatçinjtë shesin dhe blejnë. Ne shesim dhe blejmë djersën.
Lulzim Basha: Të gjithë ju që shisni shërbimin me djersën e ballit tuaj, por edhe i gjithë biznesi i vogël, të vetëpunësuar, apo çdo lloj biznesi i vogël, jeni shtyllë e programit tonë ekonomik për një arsye të vetme. Jeni shtylla kurrizore e ekonomisë. Kështu që e vetmja gjë që ka mbetur, votojeni atë plan, votoni ndryshimin më 25, votoni numrin 9 do fitoni ju dhe familjet tuaja.
Qytetari: Rrofsh, i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!

Qytetari: Je i nderuar!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Qytetari: Vetëm diçka, mbroni pronën e tiranasve. Jam tiranas dem baba dem. Ke ardhur tek cirku, aty është bërë një pisllëk i madh për shkak të Edi Ramës, ju lutem shumë ta hapni atë, se aty është një pjellë e krimit.
Lulzim Basha: Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite u kanë mohuar padrejtësisht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën.