Ku janë fshehur Rama dhe Lamja? Ka dy ditë që po tregojmë një aferë të piste vjedhje të 1.5 milion dollareshe dhe kemi ngritur disa pyetje qe kanë mbetur pa përgjigje.
Sot po ju tregojme nje aspekt edhe me te rende te kesaj afere. Ndersa matjet ne terren ishin kryer prej vitesh dhe letrat po zverdhen ne arkivat e ALUIZNI-t, Lamja dhe Rama na u mburren se kishin 100 punonjes ne terren vetem ne Tirane qe po kryenin matje me ritme te papara.
Nderkaq edhe pse kishin 100 punonjes ne terren ne Tirane, sic mund t’a shihni ne dokumentet e Agjensise se Prokurimeve Publike, sërish, po për këtë punë, ne 2015 Rama-Lamja kane tenderuar një tashmë një firmë private pa personel, per te evidentuar situaten ne terren Tirana-1 dhe Tirana-3 me vlera 300 milione dhe 100 milione respektivisht (me TVSH).
POR nderkohe që sot po perlajne 400 milione leke, edhe ne fund të vitit 2014, Rama e Lamja paskan zhvatur plot 127 milione leke të tjera pikerisht per Tirana-1 dhe Tirana-3!
Shihni bashkengjitur Buletinin e 24 Nentorit 2014 te APP qe njofton per lidhje kontrate me vlere mbi 64 milione leke per Tirana-1, si dhe Buletinin e 1 Dhjetorit 2014 te APP qe njofton lidhje kontrate me vlere 63 milione leke per Tirana-3, pikerisht per burrin e Drejtoreshes se Lames që harton termat e referencës së tenderave.
Skeme e thjeshte por e piste ndarje parash te taksapaguesve mes Rames dhe Lames:
-Fillimisht shpall tendera per letra qe po zverdhen neper sirtaret e ALUIZNI-t,
-Pastaj perdor drejtoreshen e besuar për të hartuar termat e references dhe shpall fitues burrin e drejtoreshes së besuar,
Dhe kështu perserit skemen e ndarjes se parave ne dy vite per te njejtat zona.
Ky model abuziv zbatohet edhe per qytetet e tjera.
Rezultati: Mbi 1.5 milione dollare qe Rama dhe Lamja po vjedhin nga taksat tona.
Ka dy dite qe Rama dhe Lamja fshihen dhe nuk japin pergjigje. Por pyetjet mbeten:
- A na tregoni dot nje vend sado te korruptuar te botes ku prokurohet 1.5 milione dollare per letra qe po zverdhen ne sirtaret e vete institucionit?
- A na tregoni dot nje vend sado te korruptuar ku prokurohet dy vite rrjesht per te njejten pune dhe vitin pasardhes i jepet trefishi i fondeve te nje viti me pare?
Këto jane vjedhje paturp dhe nuk ka asnjë socialist – pervec Rames dhe Lames – qe t’i konsiderojne si VJEDHJE ME LEZET. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri hajdutë.
Deklarata për mediat e deputetes Mimoza Hajdarmata, 18 Tetor 2015.