Të dashur bashkëqytetarë!
Zonja dhe zotërinj pak ditë më parë, “World Justice Project”, që është një institut kërkimor ndërkombëtar, multinacional pra, por me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i përbërë nga autoritetet më prestigjoze hjallë në çështjet e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, kjo qendër pra, pikërisht kjo qendër publikoi Indeksin e Sundimit të Ligjit, shtetit të së drejtës siç e quajmë ndryshe, për vitin 2020-2021, ku Shqipëria renditej e fundit në Europë.
E 83-ta nga 139 shtete të rruzullit, këtu është vendi ynë dhe tamam tamam mes Algjerisë dhe Surinamit, një shtet për të cilin disa prej njerëzve në këtë sallë duhet të klikojnë në google për ta gjetur. Ndërsa unë e mbaj mend nga vitet e studimit në Holandë si vendi me një president në kërkim ndërkombëtar të akuzuar për korrupsion, trafik droge dhe vrasje politike.

Këtu është katandisur Shqipëria pas 8 vite sundimi të këtij kryeministri, në një vend ku korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit nuk përbën më lajm.
Në një vend ku me mendjelehtësi marramendëse trajtohen me oreks të panginjshëm çdo lloj teme, mjaft që të eklipsojnë debatin mbi hallet e shqiptarëve, mbi ato që prekin realisht jetën e njerëzve.
Ky raport pra, konfirmon atë që të tjera organizata ndërkombëtare e kanë raportuar vitet e fundit, vit pas viti për Shqipërinë.
Pikërisht atë që Partia Demokratike ka denoncuar me forcë.

Dhe mbi të gjitha atë që ju shqiptarët, qytetarët dhe sipërmarrësit e ndershëm të këtij vendi, përjetoni çdo ditë, kur përballeni me padrejtësinë, abuzivizmin dhe mungesën e llogaridhënies:
Shteti shqiptar nën Edi Ramën nuk është thjesht i korruptuar, por është një shtet i kapur nga korrupsioni.
Këtë nuk e them unë, por e konstatojnë këto raporte, më së fundmi edhe raporti i Transparency International.
Dhe madje kur vjen fjala te korrupsioni, një nga faktorët e matur nga “World Justice Project”, Shqipëria e drejtuar nga këta mban vendin e 105-të në botë, pra jo vetëm korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon, por na kanë renditur midis Zambias dhe Egjiptit, Mozambiku është diku afër. Ky është raporti i sapo publikuar i “World Justice Project”.

Po ta shikoni, është i vetmi vend europian në listë.
A është ky është pozicioni ku meriton të jetë Shqipëria?
Fryhet lartë e poshtë ekraneve, duke bërtitur se po bëjnë shtet. Ky është shteti që ka bërë?
Me këtë nivel korrupsioni, mund të hapësh negociatat me Unionin Afrikan, se në Bruksel, të 105-tët në botë , nuk të pranon njëri.
Një tjetër faktor i matur nga “World Justice Project” është sa e respekton qeveria ligjin, pra sa i bindet ligjeve që vetë propozon e që miraton kuvendi apo Parlamenti, apo mbreti, apo sulltani, sa fuqi kanë autoritetet që bëjnë auditimin e akteve të qeverisë, si për shembull në rastin e Shqipërisë Kontrolli i Lartë i Shtetit për të kontrolluar qeverinë, sa i pavarur është gjyqësori, sa të pavarura janë mediat dhe nëse hetohen dhe dënohen zyrtarët e lartë që shkelin ligjin.

Këtu situata është edhe më keq se treguesi i mëparshëm.
Sepse nga 139 shtete, në botë Shqipëria nën drejtimin e këtij regjimi, mban vendin e 109-të. E rrethuar nga Angola, Kazakistani, Afganistani dhe prapë Mozambiku.
Ja ku e keni. Urdhëro zonjë.
Prapë, i vetmi europian nga vendet në listë, dhe megjithëse brenda një diapazoni afrikano-aziatik, qeveria Rama mbetet në klasë si derri maç.
Angola më mirë, Kazakistani më mirë. Ja ku është në mes. Kazakistani në një anë, Afganistani në anën tjetër.
Një tjetër raport që dua të sjell përpara vëmendjes së shqiptarëve sot, është ai i kryer nga Banka Botërore dhe BERZH në 141 shtete.

Që konsiderohet një nga raportet më prestigjoze të botës për matjen e korrupsionit me të cilin përballet sipërmarrja, bizneset.
Sipas të dhënave të Bankës Botërore dhe të BERZH, sipërmarrjet shqiptare paguajnë mesatarisht 3.1% të xhiros së tyre vjetore si rryshfet për zyrtarët dhe politikanët.
Për të gjithë ata që e kanë kthyer në sportin e këtyre tetë viteve , krahasimin e tetë viteve më parë, kjo është fiks tre herë më lart se në vitin 2013, pra tetë vite më parë dhe taksa e ryshfetit na rendit të dytët në botë pas Zambias. Zambia pastaj Edi Rama.
Pra edhe njëherë kemi zhvendosje përsëri në një tjetër kontinent tjetër të vendit tone, në Afrikë, për shkak të korrupsionit.

Një tjetër mënyrë krahasimi që e bën të dukshme pengesën përballë të cilës ndodhen sipërmarrjet tona, punëdhënësit tanë, biznesi i vogël dhe i mesëm, që nuk duhet të konkurojnë vetëm me tregjet e tjera, por duhet të luftojnë për mbijetesë me pushtetarët dhe haraçvenesit e tyre, që ju nxijnë jetën, e bëjnë të pamundur biznesin që është tashmë i vështirë në vetvete.
Padiskutim që kjo pengon rritjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve vendase, pra shkatërron vendet e punës e jo më të krijojë të reja, njëkohësisht pengon investitorët e huaj, që përpara se të vijnë këtu për të investuar paratë e tyre, sigurisht studiojnë të njëjtat të dhëna që kemi përpara nesh dhe që i sheh e gjithë bota.
Sipas këtyre përllogaritjeve, taksa e ryshfetit ju kushton bizneseve shqiptare afro 550 milionë euro në vit në raport me xhiron e tyre, ose 1.5 milionë euro në ditë. 1.5 milionë euro në ditë rryshfeti që paguan sipërmarrja shqiptare pushtetarëve dhe haraçvënësve të tyre.
Ka ndonjë problem me gardën? Apo mund ta mbajnë qetësinë pak sa ta mbaroj fjalën, apo keni nevojë për ndihmë? Faleminderit!

Ky nuk është vetëm një fitim i munguar për sipërmarrësit, që janë të detyruar ose të zhyten ose të mbijetojnë në një treg jo konkurues ku mbizotëron konkurenca në qoftë se mund ta quajmë, por në fakt e themi oligopolet dhe oligarkët, klientët e qeverisë, por do të thotë edhe më pak të ardhura për arkën e shtetit.
Dhe në qoftë se kjo shumë nuk do të shkonte për të nginjur orekset e të korruptuarve, një pjesë e tyre, në duart e një qeverie të përgjegjshme, do të shndërrohej në investime në infrastrukturë, në shkolla, në spitale, në subvencione për fermerët, në grante për sipërmarrje të çelura nga të rinjtë dhe të rejat, në rritje pagash për mjekë dhe mësues, në ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, në pensione të dinjitetshme për gjyshet dhe gjyshërit që janë të goditur e parë të çmimeve që njohin vetëm rritje, apo në kompensim për pronarët dhe të përndjekurit.

Mund të bëhej shumë, por bëhet një asgjë, një asgjë e madhe, sepse ato para përfundojnë në majmjen e një kaste të korruptuar që e trajton Shqipërinë si plaçkë.
Pra, përtej revoltës që mund të shkaktojë pozicioni ku kjo qeveri e ka zhvendosur vendin, në gjeografinë e republikave të bananeve, këto renditje janë në fakt pasqyimi i gjendjes ku ndodhet Shqipëria sot.
Me pasoja që lexohen qartë në krizën ekonomike, në krizën politike, në krizën sociale dhe demografike, pra zbrazjen e Shqipërisë, largimin nga Shqipëria kryesisht të rinisë që në thelb është një krizë korrupsioni, një krizë që pengon vendin të ecë përpara. Pengon shqiptarët të zhvillojnë potencialin e pakufishëm që kemi si popull dhe si titullarë legjitim të një vendi të pasur, por mizorisht të plaçkitur.

Sepse korrupsioni gjendet kudo. Te çmimet e energjisë, te çmimet e karburanteve, te mungesa e ilaçeve nëpër spitale, deri te mungesa e ilaçeve në spitalin e fëmijëve, siç është denoncuar jo vetëm nga mediat vendase, por deri tek zëri i Amerikës, te mungesa e vendeve të reja të punës, te pagat dhe pensionet e ulëta, te listat e gjata nëpër ushqimore, te produktet që flaken në kanale, te prona e mohuar dhe e pakompensuar, te krimi që merr për kot, te varfëria që rritet, te radhët e të rinjve dhe të rejave që jo vetëm shtohen te ambasada gjermane, apo te pritja plot ankth e ditës së llotarisë amerikane.
Të gjitha këto janë simptoma të një plage që gërryen themelet e bashkëjetesës tonë, që shkatërron themelet e shtetit, që vret demokracinë dhe pengon zhvillimin e vendit.
Megjithatë unë dhe shumë prej nesh këtu në këtë sallë dhe jashtë kësaj salle e dimë fare mirë që nuk është e mjaftueshme të flasësh për korrupsionin apo ta denoncosh atë. Ai duhet mposhtur.

Ndaj 5 ditë më parë, Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvendin e Shqipërisë amendamentet kushtetuese në lidhje me 3 prioritete absolute për të nxjerrë Shqipërinë dhe shqiptarët nga depresioni, për ti nxjerrë nga kriza dhe gjendja e mjerueshme, produkt i tetë viteve të keqqeverisjes, të korrupsionit dhe të shkatërrimit të çdo institucioni, duke përfshirë edhe duke filluar nga institucioni i votës së lirë.
Këto tre çështje kryesore që pasqyrohen në amendamentet tona kushtetuese kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore, në të gjitha aspektet e saj, për ta kthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit.
Me Reformën Territoriale, për të zhbërë dështimin katastrofik të të ashtuquajturës reformë që u hoqi shqiptarëve 25 vite progresi të ngadaltë, por të sigurtë në vendosjen e standardeve të decentralizimit të pushtetit lokal, duke e shkatërruar shërbimin ndaj qytetarëve, duke e larguar atë dhe duke e kthyer pushtetin vendor në një shtojcë patronazhistësh të partisë në pushtet.

Dhe propozimi i tretë, ai i Vetingut të politikanëve, që është edhe një nga mjetet që mund të adresojë më së miri prodhuesin e renditjeve që prezantova pak më parë, nëpërmjet pastrimit të politikës nga të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin.
Pastrimin e politikës nga të gjithë ata që kanë abuzuar dhe abuzojnë me fuqinë që u është besuar për përfitime personale, duke braktisur interesin e qytetarëve, duke u kthyer ne pengesë të mirëqeverisjes dhe duke u kthyer në prodhues krizash që i shërbejnë vetëm një grushti të vogël njerëzish, që përfitojnë nga korrupsioni, që përfitojnë nga mungesa e besimit që ai ngjall te aftësia dhe forca e njerëzve për të ndryshuar rendin e gjërave.

Zonja dhe zotërinj, ne e kemi hedhur hapin e parë. Jam i bindur që debati nuk do të mungojë. Jam po ashtu i bindur që kundërshtarët e egër të këtij propozimi janë ata që rrezikojnë qëndrimin në këtë sallë, apo në çdo karrige tjetër që mbajnë për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve të tyre me krimin.
Por kjo nuk do të na pengojë.
Nuk do të na pengojnë as ata që opozitën e opozitës e kanë sport kombëtar, të cilët, pasi për tre dekada kanë lëshuar romuze kundër politikanëve, sa nga kafe në emisione, sot kanë zhvilluar më shpejt sesa vaksina Pfizer antitrupa empati dhe dhembshuri për politikanët që do të kalojnë sitën e vettingut.

Asgjë nga këto nuk ka e nuk do të ketë pikën e rëndësisë për mua dhe për Partinë Demokratike, dhe për shumicën dërrmuese të qytetarëve, socialistë dhe demokratë, sepse këto nuk janë prioritete të Partisë Demokratike, por prioritete të qytetarëve të këtij vendi që duan t’i japin fund lidhjes së politikës me krimin, duan t’i japin fund pandëshkueshmërisë të zyrtarëve dhe politikanëve të lartë korruptuar, të shqiptarëve që duan ta shohin Shqipërinë të përparojë drejt Bashkimit Europian, e jo të konkurojë me shtetet e Unionit Afrikan, në listën e zezë të vendeve të korruptuara dhe autoritariste.
Kjo është një emergjencë kombëtare, një gjendje e jashtëzakoshme që kërkon mjete të jashtëzakoshme për zgjidhjen e saj.

Ndaj i takon anëtarëve të këtij Parlamenti të mbajnë një qëndrim mbi atë që shqiptarët presin, mbi atë që shqiptarët duan për të pasur një të ardhme më të mirë, e për t’i dhënë fund një tranzicioni të tjezgjatur.
Dikush,vite më parë, ka thënë që ekziston një lidhje e ngushtë mes frikës dhe korrupsionit. Sepse vetë frika e humbjes së pushtetit korrupton.

Por frika e pak njerëzve që kanë shpërdoruar dhe shpërdoron besimin e qytetarëve për të shpërdoruar pushtetin, nuk mund të pengojë aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për një ndryshim rrënjësor që ndan politikën nga krimi dhe e pengon shndrrimin e kësaj salle në një strehë për të korruptuarit dhe përfaqësuesit e krimit.
Në këtë sallë nuk mund të ketë vend për ta, dhe jam i bindur që mungesa e tyre nuk do të trishtojë askënd.
Sepse shqiptarëve ju mungojnë fëmijët e tyre që janë larguar dhe largohen nga vendi për shkak të politikanëve të korruptuar,
Jo politikanët e korruptuar që do të largohen nga politika dhe që e kanë bërë Shqipërinë të pajetueshme për shqiptarët dhe fëmijët tyre.
Ju falemnderit!

Ju faleminderit!