Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar qytetarë,
Buxheti i Shtetit është akti politik që reflekton në mënyrën më të plotë, atë që një qeveri është, atë që një qeveri nuk është, vizionin apo mungesën e saj të një qeverie. Ështe ai që përcakton veprimin ekonomik me të cilin preken në mënyrë të drejtpërdrejtë jetët tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Ështe pra ne cdo rrethanë, edhe në rrethanat e perversitetit të pas masakrës së 25 prillit. Pse kjo seancë mbart një rëndësi të vecantë. Këtu thënë me fjalë të thjeshta vendosin se si dhe sa do të nxjerrin dhe do të shtrrydhin nga xhepat tuaj e cfarë do të bëjnë me këto para.
Javët e shkuara ju keni ndjekur përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë komisionet parlamentare duke argumentuar kundërshtinë tonë në raport me atë projëkt buxhet të paraqitur dhe me atë projekt paketë fiskale të cilat sot dhe nesër diskutohen në këtë sallë, një kundërshti të cilën ne e kemi shprehur a priori, në paradhënie por jo për hatër të kundërshtimit.
As nuk kemi qenë të vetmit në këtë kundërshtim të qartë dhe paekuivok kanë qenë kundërshtimet e industrisë prodhuese, të shoqatave tyë sipërmarrjes së vogël dhe të mesme të dhjetëra dhomave të tregëtisë nga Dhoma e Tregtisë Amerikan tek ato të brendshme apo investoëve të huaj të konfindustrias, nuk ka një shoqatë të vetme të sipërmarrjes shqiptare ta ketë përqafuar këtë buxhet.
Por më të qartë se kushdo tjetër e ka shqiptari i thjeshtë, e ka ai që sheh përtej fjalëve të mëdha që dalin nga kjo sallë, një spirale të pandalshme, një spirale varfërimi dhe largimi që vijon ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji tani e tetë vjet. Ndërsa fletët e printuara që jua sjellin deputetëve këtu dhe që jua kërkojnë që ti votojnë nuk reflektojnë asnjë prej halleve tuaja.
51% është shifra e Eurostatit, statistika europiane që tregon përqindjen e bashkëqytetarëve, të shqiptarëve në rrezik varfërie apo përjashtimi social, me e lartë në Ballkan, dy herë me e lartë se mesatarja e Europës. Banka Botërore thotë se vetëm vitin e kaluar Shqipërisë ju shtuan midis 28 mijë deri në 112 mijë të varfër.
Këta nuk janë numra por janë jetë të shkërrmoqura, janë shpresa të ndrydhura dhe të papërfaqësuara në librat e një qeverie që ka kohë që i bën llogaritë pa ta.

Nuk ka nevojë të jesh ekonomist, nuk ka nevojë të jesh ekspert financash, që të kuptosh se si në traditën më të keqe të kësaj qeverie këta këmbëngulin në mënyrën më të keqe tinëzare ta vendosin përsëri buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë.
Nëpërmjet PPPve, që përsëri bëjnë motin e mirë e të keq në ekonominë shqiptare, ndërkohë gjithcka tjetër është mashtrim, është përpjekje për të gënjyer me indeksime vrapin e pandalshëm të cmimeve.
Të cmieve që parakalojnë këtë gjasme-indeksimin të vobektë të rrogave dhe të pensioneve.
E ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve që janë zhytur e vazhdojnë të zhyten në varfëri këto dy vite dhe gjashtë vitet e mëparshme, i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi përmes largimit nga vendi, ky nuk ka asnjë plan për ju.
Pasi deri tani plani kryesor që kanë bërë të ditur është hapja e thesit për të dyshuarit e zakonshëm, oborrtarët e koncesioneve.
Ndërsa radhët e gjatë të njerëzve në vështirësi ekonomike, që përballen me pamundësinë për të shtruar sofrën për veten dhe fëmijët e tyre, të atyre që përditë shënojnë dhe shtojnë emrat e tyre në listat e pafundme të borxheve në furrat e bukës dhe ushqimoret e Shqipërisë, mbeten të braktisurit e mëdhenj, sepse asgjë nuk është parashikuar për ta.
Sepse po menduat për ta, rrezikojnë që vitin e ardhshëm të mos japin dot 113 milionë euro që I kanë përcaktuar për PPP-të e klientëve të tyre. 113 milionë euro për një grusht njerëzish, pesë gjashtë maksimumi.
113 milionë euro një shifër 5 herë më e lartë, 5 herë më e lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve. Të dashura pensioniste dhe pensionistë shqiptarë, demokrate, demokratë, socialiste, socialist, pensionistë shqiptarë pesë herë më shumë sesa do të cojnë për indeksimin e pensioneve tuaja do ti marrin ata pesë oligarkë për PPP vitin e ardhshëm sipas këtij projektbuxheti, 113 milionë euro. Ose të nderuar familje në nevojë, ju dhjetëra mijë që ju mbajnë akoma në skemën e ndihmës ekonomike dhe ju dhjetëra mijë të tjerë të flakur padrejtësisht nga kjo skemë, kjo shumë pra për 113 milionë euro për PPP e klientëve të këtyre është 3 herë me e lartë se fondet vjetore që ndahen për të ndihmuar familjet në shtrëngesë, në nevojë ekonomike.
Dorëlëshuar nuk janë vetëm me PPP-të, janë edhe me luksin qeveritar.
Sepse ndërkohë që flasin për krizë energjitike, duke refuzuar të pranojnë që është krizë korrupsioni, që është krizë keqmenaxhimi, këta planifikojnë të shpenzojnë 51.2 milionë euro për mobilime, makina, rikonstruksione zyrash e godinash qeveritare e shpenzime të tjera luksi qeveritar.
Para që me patjetër duhet të ishin në duart e familjeve, para që duhet të ishin në duart e sipërmarrjes shqiptare dhe jo në duart tuaja, të stërvitura për t’i cuar në luks Nusretrash dhe fluturime carterash ne drejtim të paditur.
Them në duart e shqiptarëve, sepse fondet që këta do të cojnë në PPP dhe shpenzime luksi, mjaftojnë e në fakt teprojnë për të mbuluar propozimin tone, që e kishin mbi tavolinë dhe do ta votojnë kundër për të ulur TVSH-në nga 20 në 6% për ushqimet e shportës, për bukën tuaj të përditshme.
Por prioritetet e këtij, prioritetet e tyre s kanë të bëjnë me hallet tuaja.
Ndaj edhe kur familjet ndodhen nën zgjedhën mbytëse të cmimeve të larta, të energjisë të rritur, të karburantit të papërballueshëm që prek çdo hallkë të ekonomisë dhe e transmeton në rritje çmimesh, në çdo halkë të ekonomisë, prodhim apo shërbim. Në vend që të mendojë si t’iu lehtësojë, jua shton akcizën edhe me 6 lekë për gazin, për familjet dhe për konsumatorë. Për t’iua bërë së pari këtë dimër edhe më të shtrenjtë edhe më të vështirë, edhe më të ftohtë, edhe më të acartë, familjeve dhe sipërmarrjeve shqiptare.
Sigurisht këta flasin për rritje ekonomike, flasin për rritje rrogash, për rritje pensionesh, për një shkëlqim për çdo gjë që kanë bërë, dhe që ne të opozitës nuk kemi sy ta shohim.
Tashmë jenë bërë kaq bajat me këtë propagandë orëelliane, ku fiks si në veprën 1984, të kundërtat përshkruajnë më mirë relitetin që duan të imponojnë me fjalët e tyre të gënjeshtërta.
Ndaj për këta, borxhi nuk është borxh, por mekanizëm financimi. Ngecja në vendnumëro nuk është ngecje, por është zhvillim. Përqëndrimi i ekonomisë në duart e një grushti oligarkësh, nuk është monopolizim, por është konkurenca vetë.
Por njerëzit, njerëzit që na ndjekin, apo ata që nuk kanë mundësi të na ndjekin sepse janë në punë, apo në kërkim të një pune, njerëzit që luftojnë përditë për të siguruar bukën e gojës, që rropaten për të çuar fëmijët në shkollë, që numërojnë monedhat për të mbyllur fundin e muajit, sipërmarrësit që shohin dhe nuk dinë nga t’ia mbajnë me taksat dhe tarifat që rriten përditë pa paralajmërim, që përballen me faturat e kripura e me gjoba zyrtare dhe jo zyrtare, të gjitha të padrejta, e dinë shumë mirë të vërtetën, se sa shumica që ulet në këtë sallë.
Natyrisht e di që kur flas për njerëzit dhe për hallet e tyre, vjen menjëherë replika për krahasimet dhe interpretimet e ndryshme të së shkuarës. Fillon ajo loja e vjetër dhe e lodhur, me kur ishit ju, kur ishim ne, lloj lloj justifikimesh. Vetëm e vetëm për të mbajtur larg vetes përgjegjësinë për një pushtet të konsumuar në vetmi dhe të shpërdoruar në intimitetin e jo më shumë se 5-6 oligarkëve, me dhe për të cilët qeverisni.
Profilet e të cilëve, portretet e të cilëve janë të skicuar në shifrat e milionave që dalin çdo ditë nga thesari i shtetit dhe që keni në plan t’i nxirrni edhe vitin e ardhshëm, për të vajisur ingranazhet e një ekonomie putiniste të përqëndruar në pak duar dhe që bazohet vetëm te sadakaja që bëni me taksat e shqiptarëve në favorin tuaj dhe të klientëve tuaj.
Por le të mos e bëjmë këtë herë lojën e vjetër të krahasimeve. Natyrisht jam shumë krenar për gjërat e mira që ne kemi bërë kur kemi qeverisur vendin, sikurse jam i vetëdijshëm për të gjitha gabimet tona. Megjithatë, për njerëzit, për sipërmarrësit e ndershëm këto përplasje nuk kanë asnjë dobi, sepse llogaritë e tyre i bëjnë në një mënyrë tjetër.
Ata që nuk varen nga klientelizmi, ata që nuk varen nga paratë që dalin nga buxheti i shtetit, dhe që janë shumica dërrmuese, nuk na presin ne, ata ecin, punojnë, përshtaten, pavarësisht kush është në pushtet, pavarësisht se sa të vëështirë ua bëjnë jetën. Gjithmonë përpiqen të bëjnë më të mirën për interesin e tyre, të familjeve të tyre, të bizneseve të tyre. Dhe sigurisht, duke qenë që janë Ata që e çojnë këtë vend përpara me mundin dhe djersën e tyre, nuk pyesin ku ishim ne apo ku jeni ju sot.
Ata duan të dinë ku duhet të ishte vendi ynë në raport me kontributin që ata japin, takast që paguajnë si taksapagues të këtij vendi. Pyesin si mund të jetë më e fortë dhe konkuruese ekonomia jonë?
Si mund të jetë arsimi në nivelin e kërkesës së tregut të punës? Sa cilësore është shëndetësia? Pyesin sa subvencione marrin bujqit dhe blegtorët? Sa i fortë është rendi dhe sa e sigurtë jeta e tyre dhe familjeve të tyre, e rrugëve, lagjeve dhe fshatrave ku jetojnë e ku lëvizin.
E ndonëse qeverisni këtë vend prej 8 vitesh, gjysmën e të cilave vetëm, pyetjet për çështjet kryesore që shqetësojnë shqiptarët i keni lënë dhe i lini pa përgjigjje. Sepse ndonëse keni marrë më shumë borxh se të gjitha qeveritë e mëparshme të bëra bashkë në këto 30 vite, keni rritur taksat dhe tarifat më lart se kurrë më parë në historinë e këtij vendi që nga koha e Tanzimati, nuk keni ditur t’i ktheni miliardat që mblidhni makutërisht as në mirëqënie për qytetarët, as në paga, as në pensione më të larta dhe të dinjitetshme, as në përmirësimin e konkurrencës dhe produktivitetit të sipërmarrjeve shqiptare.
Përkundrazi. Miliardat që keni marrë në emër të shqiptarëve, taksat që keni rritur për të financuar makutërinë tuaj, kanë shërbyer për ndërtimin e një ekonomie putiniste të përqëndruar në pak duar. Me shtetin e përdorur si punëdhënës patronazhistësh dhe i pak oligarkëve, me të cilët keni vrarë konkurencën, keni ndrydhur zhvillimin ekonomik, keni ndalur dhe penguar investimet e huaja,
E keni bërë Shqipërinë një vend nga i cili largohen të rinjtë e të rejat 7 herë më shumë sesa në Serbi, largohen profesionistët dhe forca prodhuese e shoqërisë 13 herë më shumë sesa në Serbi.
Dhe sikurse shihet nga ata që majmennën hijen e pushtetit tuaj, pjesën e luanit e përbëjnë oligarkët që marrin nga ju PPP-të dhe koncesionet, dhe fitimin e garantuar pa risk nga taksat e shqiptarëve që e çojnë pastaj në parajsat fiskale. Si dhe ata që janë mekanizmat, pjesë e një lavatriçe të madhe të parave që vijnë nga krimi i organizuar dhe korrupsioni.
Dhe atë që keni bërë këto 8 vite, të njëjtën gjë po përgatiteni ta bëni edhe vitin e ardhshëm. Kjo me të vërtetë siç e tha, nuk është ceshtje buxheti, është çështje mentaliteti.
Dhe mentaliteti juaj duket edhe njëherë, shpërfaqet në këtë buxhet, që përveç taksave dhe aksizave që rriten dhe shtohen, shfaq dukshëm tahmanë për të mbajtur status quo-në, për të mbrojtur interesat e një pakice, një pakice që ndalon zhvillimin, që dëmton prodhimin vendas, që ka nxitur dhe do vazhdojë sipas kësaj skeme të nxisë rritjen e mëtejshme çmimesh nga e cila penalizohen të gjitha familjet shqiptare.
Mirëpo Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha dhe ka nevojë për zgjidhje po kaq të mëdha, që ju nuk i jepni dot. Sepse ndërkohë që ju majmeni e krenoheni majë plehut, apo satelitëve, vendi po plaket me shpejtësi marramendëse, si kurrë ndonjëherë në regjistrat e gjendjes civile. Rritja e numrit të të moshuarve po shoqërohet me emigrimin e familjeve të reja dhe me normat më të ulëta të lindshmërisë në vend që kur shteti shqiptar ka filluar t’i mbajë shënim.
Arsimi, që në epokën e ekonomisë së dijes, teknologjsë, inovacionit, duhet të jetë një prioritet absolut, i domosdoshëm për të patur një ekonomi më të fortë, të ngritur mbi potencialin e jashtëzakonshëm të të rinjëve tanë, vijojnë t’i hidhni me pikatore një financim anemik krahasuar me PBB-në. Dhe raportin që kanë vendet e tjera të rajonit, e lë më të Europës.
Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vend tjetër të Ballkanit, të pa krahasueshëm me Republikën e Kosovës apo të Maqedonisë së Veriut, për të përmendur vetëm dy shtete shumë të reja sesa Shqipëria dhe më të vogla sesa Shqipëria. Dhe kjo padiskutim që i bën jo konkuruese produketet e fermerëve taë. I shkatërron ata, ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigja e vetme që vjen është dhuna policore mbi ta. Është dhuna për të shuar zërin e tyre, është dhuna për të shuar protestën e tyre të drejtë. Edhe tani që flasim në këtë moment, fermerët janë në rrugë, janë në shesh për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre dhe familjeve të tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, nuk po shkoj më tej, e gëzojnë cdo ditë, por jo këtu në Shqipëri. E gëzojnë ata nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi. Por jo fermerët tanë. Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin djersën, produket e tyre, jo për herë të parë, por për të disatën herë për të distain sezon, në këtë sezon 8 vjeçarë, në këtë ankth që përsëritet vit pas viti, për shkak të braktisjes vit pas viti nga kjo qeveri, detyrohen të emigrojnë, detyrohen të punojnë tokat e vendeve fqinjë, të vjelin produktet e vendve fqinj, sepse paratë e taksave që ky dhe qeveria e tij shpërdorojnë, nuk shkojnë për ta.
Mjafton të shohim paketën tuaj fiskale për të kuptuar se atë çfarë ata kërkojnë që most ë hidhen produktet e bujqve, mjafton të shikojnë se si ju e keni flakur duke e shkelur ligjin me shitjen pa taksa të karburantit për jahtet. Sot po bëheni gati ta legalizoni këtë dëm, por 100 milionë euro që nuk i arkëtuat këto 5 vite, do t’i kishin bërë shumë punë bujqëve të Myzeqesë, të Devollit, të Velipojës, të Xarrës e mbarë Shqipërisë.
Ndërkohë që qytetarët, njësoj si ata që punojnë tokën e kanë blerë karbuarantin me çmimet ndër më të larta në botë. Pasanikët e botës furnizonin jahtet e tyre me 650 lekë të vjetra për litër. Por të gjithë ne e dimë këtu në këtë sallë dhe jut ë dashur bashkëqytetarë, që ky nuk është i vetmi dëm që këta i kanë shkaktuar ekonomisë. Mjafton të shohim raportin e KLSH-së, ku thuhet se shteti shqiptar duhet të paguaj nga bxheti 388 milionë euro për vendimet e gjykatave ndërkombëtare.
Arbitrazhet e famshme, ku kur bëhet fjalë për taksat e shqiptarëve, ju vetëm humbni dhe pastaj paturpsisht e mohoni humbjen. Një shumë e tmershme, e frikshme, e cila mund të ishte përodrur për bujqësinë, e cila mund të ishte përdorur për ata familjarë që sot dalin në rrugë për të kërkuar ndihmën që meritojnë, për të cilën kanë paguar kokërr më kokërr taksat, faturat dhe gjobat e majme për të cilat nuk falni asnjë sekondë dhe askënd.
Para që në vend të dalin nga xhepat e shqiptarëve për të paqtuar dhunimet dhe shkeljet që ju i bëni kontratave ndërkombëtare, mund të shkonin shtimin e qendrave shendetesore, paisjen e tyre me laboratore që qytetaret te mos shkojnë e të derdhen drejtë sektorit privat e të paguajnë çmiemt e majmura për analizat më të thjeshta. Shikoni subvencionimin e ilaçeve kur vetëm gjatë pandemisë shqiptarët shpenzuan më shumë se çdo popull tjetër dhe morrën ndihmën më të vogël nga shteti i tyre.
Mund dhe të shkonin për shtimin e numrit të mjekëve dhe infermierëve të cilin në këtë qeveri ka arritur në nivelet më të ulëta për numër banorësh në Europë, mund të shkonin për rritje të qenësishme pagash për ta, të cilët fatkeqësisht po emrigrojnë dhe vazhdojnë të emigrojnë në grupe të mëdha, duke e lënë Shqipërinë jo vetëm me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve në Europë, por edhe në shumicën e vendeve të një kontineti të njohur për varfërinë dhe pamundësinë siç është Afrika.
Sikurse konfirmon Banka Botërore, ndërsa qytetarët vijojnë të paguajnë nga xhepate tyre 50% të shërbimeve shëndetësore. Shifër që e bën shëndetësinë falas talljen më kriminale publike të bërë në këtë popull ndonjëherë në histori. E si të mos mjaftonin sfidat e natyës ekonomike, pasojat e zgjedhjeve të gabuara ku thelat i keni ndarë për oligarkët dhe thërrimet për qytetarët, që po varfërojnë dhe largojnë shqiptarët, impakti në shoqëri është edhe më dramatik.
Ai shihet në sfidën dhe karshillëkun e përditshëm që korrupsioni dhe krimi i organizuar i bëjnë shoqërisë, duke ofruar si model antivlerat që dekurajon të qenurit të ndershëm, dekurajonë përpjekjet për të ndërtuar një jetë më të mirë, gjymtojnë parimet bazë mbi të cilat ngrihet një familje, një shoqëri dhe një komb i shëndetshëm.
Kjo gjendje politike, ekonomike dhe shoqërore, që e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër të Europës, është pasojë e pandëshkueshmërisë që e ka bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Europës. Të jesh i varfër në një vend të pasur, do të thotë se shteti nuk është më aty për t’i shërbyer njerëzve. Kaq e thjesht. Nuk ka shpjegim tjetër. Dhe që kjo sallë të kthehet në shërbim të interesave më të mira të shqiptarëve, që të propozojë dhe votojë iniciativa që mund të hapin një horizont të ri për jetën e të rinjve dhe të rejave, nuk mund të jetë strehë e njerëzve të korruptuar, streh e përfaqësuesve të krimit të organizuar.
Dhe që debati politik dhe ekonomik të vendoset në shinat e duhura, që vendimmarrja të ngrihet në nivelin ku sot familjet shqiptare përballen me sfida, me e sfidave që Shqipëria ka përpara saj dhe nuk mund të mbyllim sytë, është jetike, ekzistenciale që ne të përballemi me plagën më të madhe të kësaj shoqërie me emergjencën kombëtare, nga e cila burojnë probelemet e vogla e të mëdha të shqiptarëve, problemet e këtij palo buxheti: Korrupsionin.
Është korrupsioni që sfidon sistemin tonë të vlerave, që shkakton gjakderdhjen e financave publike, që pengon tregun e lirë, që vret konkurencën, që ndal rritjen e rrogave dhe të pensioneve, që largon të rejatdhe të rinjtë, që bllokon ecjen përpara në rrugën drej BE-së, që ndihmon lulëzimin e trafiqeve, krimit dhe pasigurisë. Ndaj në një ditë si kjo, ku do të filtet gjatë për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën tonë, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve.
Sepse ekonomia e një vendi nuk mund dhe nuk do të bëjë përpara në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë. Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme, ka burime natyrore të lakmueshme edhe nga vende të pasura, edhe nga shoqëri të begata, ka njerëz të ndershëm që nuk kanë nevojë për shtetin, por kanë nevojë që shtetetarët e korruptuar të mos bëhen pengesë me babëzinë e tyre.
Prandaj është detyra jonë ta heqim këtë pengesë, është detyra jonë të zhbllokojmë rrugën e shqiptarëve drejt mirëqënies, është detyra jonë ta pastrojmë politikën nga të korruptuarit, për të hapur një kapitull të ri të Shqipërisë pas 30 vitesh të gjata tranzicioni.

Vetingu dhe pastrimi i politikës është parakusht që karuseli vjedhacak i buxheteve për oligarkët dhe klientëve të qeverive të korruptuara të ndalet njëherë e mirë. Dhe që t’u japim shqiptarëve atë që ju takon shqiptarëve: Një qevrisje të përgjegjshme, të kontrolluar, dhe në shërbim të këtij kombi fisnik burrash dhe grash, të rinjsh dhe të rejash që siç tregon dhe kjo ditë, nuk janë të varfër por janë të vjedhur! Ju faleminderit!

https://www.monitor.al/eurostat-51-e-shqiptareve-jane-ne-rrezik-varferie-dhe-perjashtimi-social-me-e-larta-ne-europe/

https://www.youtube.com/watch?v=0adiagpv6AY