• Sali Berisha, me dhunën e paralajmëruar sot, kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker ku të strehohet ai, familjen e tij dhe trafikantët e drogës dhe vrasësit që e shoqërojnë në këtë rrugë të dëshpëruar kundër demokratëve.

 

  • Provat me video në njësinë 8 faktuan se shoqata non grata është pakicë e pakicës në PD dhe kërkon të zëvendësojë institucionet legjitime të PD me akte dhune.

 

  • Mashtrimet dhe gjuha e dhunës janë për të mbuluar të vërtetën se Sali Berisha është refuzuar nga 90% e anëtarëve të PD. Realiteti në videot nga njësinë 8 fakton se është pakicë e pakicës.

 

  • Anëtarë e të ashtuquajturit komision i rithemelimit flasin për gjakderdhje ne selinë e PD. Nëse Berisha ka për qëllim përplasjen e demokratëve me demokratët, ky është qëllimi i një njeriu në dëshpërim që ka humbur arsyen.

 

  • Demokratët nuk do të përplasen me demokratët për hallin personal të Sali Berishës dhe familjes së tij. Në përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët është detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve.

 

KOMUNIKIMI ME MEDIA I SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM GAZMENT BARDHI.

 

Së pari, ndjesë për vonesën por i dhamë hapësirën e duhur edhe turit të sotëm të pelegrinazhit  në selinë e PD, të shoqatës “non grata”, që prej 9 shtatorit ka zgjedhur një rrugë të re, të vijë vërdallë në oborrin dhe shkallët e PD.

 

Së dyti, që nga 9 shtatori demokratët por edhe shqiptarët janë mësuar të dëgjojnë një lumë gënjeshtrash dhe mashtrimesh nga Sali Berisha.

 

Për fat të keq ajo që sot nuk e fshehur dot Sali Berisha është skenari i tij i dhunës ndaj PD. Ashtu siç edhe në të shkuarën ku me trafikantë droge ka shqyer dhe shkelmuar dyert e PD, edhe sot paralajmëroi akte dhunë në selinë qendrore të demokratëve.

Absurdi i protestës kombëtare që ka thirrur për hallin e tij personal Sali Berisha nesër kërkon ta kthejë selinë qendrore të PD, shtëpinë e demokratëve në një bunker për një person të shpallur “non grata”.

Ajo që ne kemi kërkuar ne prej ditës së parë që Sali Berisha dhe kushdo që e mbështet Sali Berishën të diskutonin në institucionet e partisë, të silleshin si pjesë e institucionit të partisë. Mirëpo zgjedhja që kanë bërë prej shumë kohësh tashmë është sjellja në mënyrë përmanente si një celulë ilegale.

Edhe sot, ju e patë, erdhën dhe lëshuan një lumë me gënjeshtra dhe mashtrime të tmerruar në fakt nga dy gjëra;

E para nga transparenca e plotë që ka bërë PD për KUvendin kombëtar të 18 dhjetorit.

Erdhën dhe folën këtu për të vdekur në listën e publikuar prej nesh.

Na thuani një emër që ne të kemi mundësi të publikojmë me video anetarin e Kuvendit Kombëtar që ka qenë pjesëmarrës.

Ndërkohë që vetë premtuan transparencë të plotë për verifikim firmash me ceremoni publike dhe nxorën gazetarët jashtë.

Kanë një muaj që kanë premtuar transparencë financiare për mitingun luksoz të 11 dhjetorit dhe sot fshihen. Fshihen pas lajmeve për adeziv. Janë tmerruar për adezivet në godinën e PD, për banderolat në selinë qëndrore të PD. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të shumicës së anëtarëve të kryesisë, të vullnetit të shumicës së anëtarëve të KK. E mbani mend TV privat të Sali Berishës të fotove të festës në seli qendrore i paraqiste si pjesëmarrje në mbledhjen e KK të PD, që të justifikonte gënjeshtrën që po thoshte në atë moment Sali Berisha, se ne kishim mbushur mbledhjen e KK me anëtarë të administratës së partisë.

 

Dhe kur ne bëmë publik emrat e anëtarëve të KK të PD që merrnin pjesë në mbledhje, u fshehën. Gjetën një genjeshtër të re.

 

Të njëjtën gjë bëri me transparencën që ne bëmë për Kuvendin.

 

Erdhi sot dhe lëshoi një lumë gënjeshtrash.

 

Pse?!

 

Sepse media I demaskoi atë që kishte paraqitur shqiptarëve si model, votimin në njësinë 8 në Tiranë, ku 117 anëtarë të partisë ishin shndërruar në 760 anëtarë partie, ku individë që nuk janë anëtarë partie kishin votuar sikur të ishin anëtarë partie. Dhe transparenca me prova e 12 orë fillimeve të plota medias e shtynte të vinte sot në shkallët e selisë për të lëshuar gënjeshtrat e radhës.

 

Fakt është që vetëm në atë njësi që Sali Berisha e paraqiti si modelin e votimeve të realizuara prej vete tij; ku vetë hartoi listat, vetë votoi, vetë numëroi, vetë shpalli rezultatin. Rezultonte se ishte refuzuar nga 90% e demokratëve të asaj njesie. Ky është realiteti në të gjitha degët e PD.

 

Sado përpiqet Sali Berisha të shfokusojë vëmendjen me adezive dhe banderola, e me lajme të rreme realiteti është ky, Sali Berisha është pakicë dhe nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që PD ta kthejë bunker për të dhe familjen e tij, ku strehohen trafikantë droge të dënuar në Britaninë e Madhe.

 

E dëgjuat besoj?!

 

Flet për banda të armatosur në selinë qendrore të partisë.

 

Vetë fjen i shoqeruar me trafikantë droge dhe ndërkohë flet dhe i quan bandë të armatorsur stafin e selisë qendrore të PD.

 

Flet për vrasës, ndërkohë që vrasësit shoqërojnë Sali Berishën. Dhe më kërkoni emra se unë mund t’ju jap emra.

 

Patjetër, Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën kur vjen në selinë qëndrore të PD. Shoqëron Sali Berishën. Është një i dënuar për vrasje me 17 vite burg, qëndron në krah të Sali Berishës.

 

Fajton Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës. Edhe pse është dyer që paguhej disa kohë përpara nga PD, k të ushtronte veprimtarinë e tij deputeti Sali Berisha. Nuk shkelmoi atë derë, shkelmoi derën e PD. Është një person në kërkim nga agjencitë britanike si një person i përfshirë në akte ekstreme dhune dhe trafik droge.

 

Këto janë fakte.

 

Nëse Sali Berisha ka ndonjë fakt që ndonjë nga punonjësit e selisë së PD apo anëtarë të PD që hyjnë në seli qendrore ka rekorde kriminale ti bëjë publike, por të mos përpiqet që me genjeshtra dhe mashtirme të përpiqet që të ndryshojë dy realitete.

 

Së pari, kërkon që të dhunojë selinë qëndrore të PD me eksponente të krimit të organizuar.

 

Së dyti, që është pakicë e pakicës në PD dhe kërkon të zëvendësojë institucionet legjitime të PD me akte dhune, dhune, dhune.

 

E dini apo jo njerëzit e tij kanë folur për gjakderdhje?!

 

Njerezit e tij kanë folur për gjakderdhje. Janë anëtarë të të ashtuquajturit komision i rithemelimit dhe flasin për gjakderdhje ne sëline PD.

 

Demokratët do të vrasin demokratët, ky është qëllimi i Sali Berishës? Këtë qëllim ka Sali Berisha, të përplasë demokratët me demokratët?

 

Ky është qëllimi i një njeriu në dëshpërim që ka humbur arsyen.

 

Demokratët nuk do përplasen me demokratët për hallin personal që ka zënë Sali Berishën dhe familjen e tij.

 

Pyetje: Z. Bardhi, pas publikimit të një fotoje dhe video ky publikohen dyer të blinduara. A do të na lejoni të hyjmë në PD, për të provuar apo përgënjeshtruar nëse janë fakte ato pamje që kanë dalë dhe qarkullojnë në media?

 

Gazment Bardhi: Është fakt i njohur publik që në selinë qendrore të PD po bëhen punime.

(I drejtohet Syri Tv)-Nga tualetet ju mund të transmetoni çdo gjë.

 

Është fakt i njohur publik që në ambientet e PD po kryhen punime. Këtë nuk e ka mohuar askush. Po bëhen punime nga më të ndryshmet. Sigurisht që në përgjegjësinë që na kanë ngarkuar demokratët është detyra jonë të marrim çdo masë për të shmangur çdo mundësi përplasje mes demokratëve. Nuk mundemi ne që mqse Sali Berisha ka humbur arsyen dhe me njerëzit e tij bën thirrje për gjakderdhje në selinë qëndrore të PD ne te lejojmë këtë shoë dhe ti bëjmë një dhuratë të çmuar Edi Ramës atij dhe regjimit të tij. Sali Berisha ka vendosur ti bëjë dhuratë Edi Ramës duke përplasur demokratët me demokratët për hallin e tij personal, përgjegjësia jonë është të mbrojmë interesin e PD dhe të mos lejojmë përplasje mes demokratëve.

 

Pyetje: Pra, është e vërtetë që ka dyer të blinduara?

 

Gazment Bardhi: Jo, nuk ka asnjë derë të blinduar të asnjë zyrenë selinë qendrore të PD. Çdo zyrë e selisë së PD ka të njëjtat dyer dhe të njëjtat dritare që ka patur gjithmonë. Dritaret me blind, asnjë zyrë e asnjë derë e asnjë zyrë nuk është përforcuar me hekur. E vetmja derë ku është vendosur hekur është dera ku janë vendosur panelet e godinës qendrore të PD.

 

Unë nuk  e di që media interesin më të lartë të vetin e ka se çfarë ngjyrë po lyen muret PD. Kjo ka zero interes për opinionin publik.

 

Ajo që ka interes për opinionin publik është transparenca. Dhe transparenca nuk lidhet as me ngjyrën e murit dhe as me ngjyrën e dyerve. Transparenca lidhet, të dashur përfaqësues të medias, ajo që ju ka premtuar Sali Berisha. Ai ishte këtu dhe ka ardhur çdo ditë këtu dhe ju nuk e pyesni. Përse nuk po bëni transmaperencë. Nuk jam kam dëgjuar t’ja keni bërë këtë pyetje. TV Klan nuk ia ka bërë këtë pyetje dhe unë ju nxis t’ia bëni.

 

Pyetje: TV Klan po ju pyet ju. Përse në këto momente nuk hapen dyert e PD.

 

Gazment Bardhi: Janë duke u kryer punime.

 

Pyetje: Ne duam të dimë a janë vërtetë të blinduara ato dyer. Mbase është fake neës, por këtë duam ta provojmë vetë.

 

Gazment Bardhi: Pasi të keni provuar një premtim publik të Sali Berishës që do të bënte transparente financimet e tij.

 

Pyetje: Mos na vendosni kushte z. Bardhi.

 

Gazment Bardhi: Nuk po ju vendos asnjë kusht. Nuk kam premtuar që ndërsa në selinë qëndrore të PD-së do t’ju fut brenda për t’ju shuar kureshtjen se çfarë ngjyre janë lyer muret e selisë qëndrore të PD-së. Publikisht u është premtuar transparencë e atyre që do të merrnin pjesë në Kuvendin apo mitingun e datës 11 dhe kjo transparencë u mohua. Ju lutem informojeni opinionin publik. Ajo që u premtuar është që do të kishte transparencë të çdo qindarka të shpenzuar në mitingun luksoz të 11 dhjetorit. Nuk është bërë transparencë. Kërkojeni këtë transparencë në emër të opinionin public. Po ju flas me emra për kriminelë që shoqërojnë Sali Berishën në selinë qëndrore të PD-së. Pyeteni ju lutem Sali Berishën dhe familjarët e tij çfarë i lidh me këta trafikantë droge. A kanë bërë apo jo biznes me familjarë të Sali Berishës.

 

Pyetje: Çfarë ndodh nesër në selinë e PD-së?

 

Gazment Bardhi: Nesër në selinë qëndrore të PD-së do të jetë një ditë normale pune e institucioneve të partisë duke filluar nga kryetari i partisë, Sekretari i Përgjithshëm, anëtarët e kryesisë qëndrore të PD-së, deputetët e PD-së dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së.

 

Është një ditë normale pune për Partinë Demokratike, është një ditë anormale nxitje dhune nga shoqata non grata që ka gjetur një mënyrë të re për të mbijetuar, shëtitjen në selinë qëndrore të PD-së. E kam thënë dhe dua ta përsëris.

 

Nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë ndihmën e policisë së shtetit. Nuk ndjejmë asnjë rrezik nga asnjë demokrat sepse ne besojmë që asnjë demokrat nuk i përgjigjet dot thirrjes për dhunë Sali Berishës ndaj demokratëve të tjerë.

 

Është humbje e arsyes nga një njeri që ka arsye për ta humbur arsyen, që fton demokratët të dhunojnë demokratët. Fton demokratët të bëjnë akte dhune në selinë qëndrore të Partisë Demokratike.

 

Është e paimagjinueshme dhe nuk ka ndodhur kurrë dhe do të jetë rast unik në historinë e Shqipërisë dhe në historinë botërore ku një politikan i shpallur non grata fton njerëzit të dhunojnë godinën e selisë qëndror të partisë së tij vetëm për faktin se partia e tij ka vendosur të distancohet dhe të mos bëhet bunketr për interesin dhe hallin personal të Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

 

Pyetje: A keni marrë leje nga Bashkia e Tiranës për punimet që po kryhen dhe cili është financimi i këtyre punimeve.

 

Gazment Bardhi: Për sa i përket lejes në Bashkinë e Tiranës, punimet janë të tilla që nuk kërkojnë sipas nenit 6 të ligjit për planifikimin e territorit, nuk ka nevojë për të marrë tek asnjë autoritet publik.

 

Së dyti, për financimet, jua thash edhe herën e parë, çdo financim i PD-së bëhet publik në bilancet që dorëzohen në KQZ.

 

PD financohet privatisht dhe nga buxheti i shtetit. Çdo financim dhe shpenzim i saj është publik.

 

Pyetje: Ku është publik z. Bardhi?

 

Gazment Bardhi: Në faqen zyrtare të KQZ-së.

 

Pyetje: Çfarë roli kanë personat e maskuar të cilët janë bërë publik në media një ditë më parë brenda selisë së PD-së. Ditën e nesërme kur PD do të jetë në aktivitte, a do të jenë këta persona brenda selisë blu?

 

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë person të maskuar në selinë e qëndror të PD-së. Nuk ka asnjë person me precedent penal në selinë qëndrore të PD-së. Nuk ka asnjë kriminel në selinë qëndrore të PD. Secilën prej këtyre kategorive, ju lutem vëzhgojeni gjatë kohës kur në seli ndodhet Sali Berisha.

 

Pyetje: Sot kanë reaguar gratë dhe të rinjtë e Partisë Popullore Europiane ku ju bëjnë thirrje të respektoni vullnetin e anëtarësisë dhe të mos blindoni dhe të mbani persona të armatosur në seli. Do i dëgjoni këto thirrje?

 

Gazment Bardhi: Ne po respektojmë zërin e anëtarësisë. Po respektojmë 90% të demokratëve dhe ju ftoj ta transmetoni, se nuk e keni transmetuar denoncimin e bërë për manipulimin. Sepse më premtuat se do ta jepnit dhe do ta vëzhgonit 12 orë të transmetimit të të dhënave të njësisë 8 në Tiranë. Ne do të respektojmë 90% të vullnetit të anëtarëve të njësisë 8 dhe të anëtarëve të PD-së në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë vendosur të zgjedhin të ardhmen. Kanë braktisur shoqatën non grata të Sali Berishës që kërkon ta kthejë në bunker për hallin e tij personal PD-në dhe kanë vendosur t’i shërbejnë interesit të PD-së, të demokratëve dhe Shqipërisë. Kurrë kjo parti s’ka për të qenë mburojë për cilindo që ka probleme me ligjin dhe që shpallet non grata nga SHBA apo vende të tjera partnere.

 

Pyetje: Keni ndonjë koment në lidhje me deklaratën e bërë nga Forumi i Gruas në EPP sipas së cilës thuhet se Lulzim Basha ka paguar mercenarë?

 

Pyetje: Së pari unë nuk komentoj deklarata të askujt kur ato janë të pavërteta. Pagimi i mercenarëve me emër dhe mbiemër është bërë publike nga PD, që ka ndodhur nga Sali Berisha.

 

Çdo person zgjedh të informohet apo të keqinformohet. Ne nuk kemi patur kontakt me zonjën Doris Pack që është edhe e kryetarja e Forumit të Grave në EPP, nuk kemi patur kontakt me të sepse gjykojmë se furnizimi i miqve tanë ndërkombëtarë me lajme të rreme e merr përgjigjen në ditët në vijim. Një lajm është i vërtetë dhe besoj jeni njohur që Sali Berisha kërkon të kthejë në bunket për hallin e tij personal PD-në. Kjo nuk ka për të ndodhur, kjo nuk ka për t’u lejuar.

 

Pyetje: Ju i injoroni këto thirrje të cilat kërkojnë një opozitë të besueshme dhe largimin e z. Basha, nga forumet më të larta të PPE?

 

Gazment Bardhi: Që opozita të jetë e fortë do të duhet të pastrohet nga elementë të kriminalizuar, nga elementë të korruptuar, nga familjarë të politikanëve të korruptuar që e kanë trajtuar siglën e partisë si metodë për përfitime të paligjshme.

 

Pyetje: Ku duhet të marrë leje media për t’u futur në seli?

 

Gazment Bardhi: Media do të futet në selinë qëndrore të PD-së pasi të përfundojnë punimet në selinë qëndrore të PD-së. Selia e PD-së nuk është atraksion turistik ku cilido mund të shuajë kureshtjen për ngjyrën e mureve me të cilat po lyhet godina e PD-së. Sapo të kenë përfunduar punimet në godinën qëndrore të PD-së ju do të futeni brenda dhe do të keni mundësi të transmetoni për qytetarët pamjet e godinës së PD-së.

 

Pyetje: Z. Berisha duket se është i vendosur për t’u futur brenda selisë së PD-së. Supozohet se do të futen. Hapen dyert e selisë dhe ne shohim që dyert janë të blinduara. Çfarë do të ndodhë?

 

Gazment Bardhi: Edhe një herë. Ajo që po them unë dhe që ju nuk doni ta kuptoni mesa duket është që PD ka marrë çdo masë teknike organizative për të shmangur çmendurinë në të cilën ka arritur Sali Berisha për të përplasur demokratët me demokratët. Është përgjegjësia jonë të mbrojmë demokratët. Është përgjegjësia jonë që kjo seli të mos kthehet në një arenë ku demokratët përplasen me demokratët duke i bërë dhuratën më të çmuar regjimit të Edi Ramës. Nuk ka dhuratë më të çmuar për Edi Ramën se sa të shohin demokratët tek përplasen me demokratët. Ky është qëllimi i protestës që ka thirrur ditën e nesërme Sali Berisha dhe përgjegjësia jonë është të bëjmë maksimumin që kjo të mos ndodhë. Kjo është përgjegjshmëri. Sali Berisha kërkon siç thonë njerëzit e tij, gjakderdhje nesër në selinë qëndrore të PD-së.

 

E keni lexuar deklaratën e një prej 29 anëtarëve të famshëm të atij që quhet Komiteti i Rithemelimit.

Ka folur dhe flet për gjakderdhje në selinë qëndrore të PD-së. Z. Berisha ka provuar më shumë se një herë që tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën. Qartësisht sot nuk mohoi një gjë, që ka skenar dhune me të vetmin motiv që pakica e udhëhequr prej tij ti imponohet institucioneve legjitime të partisë, t’i imponohet shumicës.

 

Ky skenar dhune ka për të dështuar edhe për faktin se demokratët janë në betejë me regjimin e Edi Ramës. Ne nuk mund të pranojmë kurrë që betejën që kanë me regjimin e Edi Ramës ta shndërrojnë për hallin e Sali Berishës në betejë mes vetes. Kjo është dhuratë ndaj regjimit.

 

Pyetje: Ka fortifikime z. Bardhi.

 

Pyetje: Gjatë këtyre katër muajve si pjesë e PPE-së PD është prej shumë vitesh, keni patur ndonjë komunikim për krizën që ka ndodhur në PD?

 

Gazment Bardhi: Patjetër. Ne kemi komunikim të vazhdueshëm me miqtë tanë të PPE-së, jeni dëshmitarë të urimeve që ia janë përcjellë kryetarit të PD-së. Çdo partner ndërkombëtar informohet në mënyrë të vijueshme për situatën, me të vërteta, jo me gënjeshtra. Qëndrimi i tyre është ai që keni parë, nuk ndërhyjnë në një konflikt të stisur nga Sali Berisha për hallin e tij personal.

 

Pyetje: Ju thoni se keni marrë masa teknike për të shmangur përplasjen e demokratëve. A keni marrë masa për të qëndruar gjatë nesër në selinë e PD-së pasi z. Berisha e bëri  të qartë se nuk largohen pa realizuar qëllimin e tyre. Pra, largimin e Bashës nga zyra, duke paralajmëruar kështu edhe ngujimin tuaj në selinë e PD-së?

 

Gazment Bardhi: N.q.se do të ngujohet Sali Berisha është i lirë ta bëjë. Ne këtë po themi kaq ditë. Që Sali Berisha kërkon ta kthejë selinë qëndrore të PD-së në një vendstrehim për të dhe familjen e tij të shpallur nonj grata. Nqse do ta bëjë këtë është në lirinë e tij. Problemi është që selia qëndrore e PD-së është e demokratëve nuk është vendstrehim as për Sali Berishën dhe familjen e tij të shpallur non grata, as për trafikantë të tjerë droge që kërkohen nga autoritetet europiane të drejtësisë. Nëse Sali Berisha ka vendosur të provojë atë që ne kemi muaj që themi, që kërkon PD-në në vendstrehim për të dhe familjen e tij të shpallur non grata kjo është zgjedhja e tij.

 

Pyetje: A do t’i hapet dera çdo deputeti të PD-së që do të trokasë nesër?

 

Gazment Bardhi: Nëse ka ndonjë punë në selinë qëndrore të PD-së njofton administratën. Nesër është një ditë normale pune për deputetët që kanë punë në seli, për anëtarët e Këshillit Kombëtar që kanë punë në seli, pra jo për vizita turistike. Disa kanë vendosur që selinë ta kthejnë në atraksion turistik disa selinë e kanë mjedise pune në betejën që kanë me regjimin e Edi Ramës.

 

Pyetje: Duhet lajmëruar administrata?

 

Gazment Bardhi: Patjetër po. E kam sqaruar që ditën e parë.

 

Pyetje:  Ka patur deklarata nga disa deputetë se nuk janë njoftuar për mbledhjen e grupit parlamentar të demokratëve në selinë blu. Sa e vërtetë është kjo dhe përse ka ndodhur?

 

Gazment Bardhi: Për cilën mbledhje bëhet fjalë? Në çdo mbledhje që ka patur grupi parlamentar i PD-së, çdo anëtar i grupit parlamentar të PD-së është njoftuar. I vetmi që nuk njoftohet për shkak se nuk është prej datës 9 shtator anëtar i grupit Parlamentar i PD-së, është Sali Berisha.

 

Pyetje: Agron Shehaj e ka mohuar mbrëmë në një studio televizive që nuk është njoftuar nga ana e administratës së PD-së për mbledhjet e grupit që do të mbani.

 

Gazment Bardhi: Do të duhet të thotë se në cilën mbledhje nuk është njoftuar. Njoftimet secili prej anëtarëve të grupit i merr nga Sekretari i Grupit. Ne kemi një grup komunikimi në whatsapp ku janë secili prej anëtarëve të grupit, ku njoftohet çdo mbledhje e Grupit Parlamentar të PD-së.