Anetari i Komisionit te Ligjeve Bledion Nallbati pasi ishte prane banoreve te 5 Majit te cilet jane dhunuar nga policia per t’u larguar nga pronat e tyre, reagoi ne Komision duke deklaruar se banoret nuk e dine se ku do te shkojne pas debimit qe u eshte bere nga prona e tyre. Ai theksoi se banoret nuk jane kunder projekteve zhvillimore por kunder paligjshmerise dhe indiferences se Bashkise Tirane dhe Kryeministrise. Z. Nallbati beri thirrje qe policia dhe inspektoriati i ndertimit te terhiqet.

“Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi”, tha Nallbati.

FJALA E DEPUTETIT BLEDION NALLBATI NE KOMISIONIN E LIGJEVE

Të gjithë jemi prindër, të gjithë jemi qytetarë, të gjithë kemi fëmijë. Dhe unë atje kam parë fëmijë në moshën e fëmijëve të mi, kam parë prindër në moshën e prindërve të mi, gjyshër në moshën e gjyshërve të mi që nuk jetojnë më të cilët shtyheshin, dhunoheshin, zhgarraviteshin nga forcat e policisë atje. Dhe çfarë kërkonin ata njerëz? Ata njerëz ishin dakord që ajo pronë të zhvillohej por kërkonin që institucionet përgjegjëse të ishin atje me ta, të bënin një marrëveshje konform rregullave dhe ligjeve. Ata zotërinjtë atje të blinin, që po largoheshin nga shtëpitë e tyre por ku do të shkonin sepse atyre u është kërkuar që të firmosin kontratën e dhurimit të pronë së tyre ndaj bashkisë kundrejt një kontrate premtimi evazive që nuk përcakton vendin se ku do ta kenë shtëpinë, sipërfaqen, kohën se kur do ta marrin se ju thuhej dilni sot nga shtëpia dhe do të vini kismet zotit kur ne do ta gjejmë një mundësi për t’ju strehuar. Dhe se ku do të rrinë këta njerëz, këta fëmijë, këta pleq, këta burra e gra nuk kishte as edhe një informacion. Dhe ajo që ishte më e keqja ishte që ata njerëz u ishin drejtuar zyrtarisht të gjitha institucioneve të shtetit dhe sot e kësaj dite nuk kishin marrë as edhe një përgjigje. As nga kryetari i bashkisë, as nga kryeministri, as nga ministria, as nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ndaj ne si Komision Ligjesh sot kemi detyrimin edhe si qytetarë mbi të gjitha të bëhemi bashkë për këtë çështje përtej palëve politike siç e bëjmë ne këtu të gjithë bashkë duke futur dhe veten time. Në radhë të parë tregohemi qytetarë, ne jemi njerëz përpara se të jemi deputet, kryetar bashkish a ku di unë. T’iu kërkojmë llogari atyre institucioneve, t’iu bëjmë thirrje policisë që të tërhiqet që aty, t’i bëjmë thirrje inspektoriatit të ndërtimit apo kushdo qoftë atje që po merr pjesë në atë aksion, të tërhiqen, të japin nja javë kohë, të shkojnë në institucionet atje, të bëjnë marrëveshje me banorët, të sqarojnë banorët dhe pastaj të vazhdojë procesi. Ne nuk mund ta lëmë tani atë proces kur atje matrapiku kërcet dhe shtëpitë po shemben dhe të merremi me këto punë. Sigurisht që këto janë çështje të rëndësishme, por këto preson. Atje shtëpitë shemben, banorët po dalin jashtë. Ndaj iu lutem të gjithëve si qytetarë,, jo si deputet, si qytetarë, si prind, si fëmijë i atyre prindërve, të bëhemi bashkë dhe t’i japim zgjidhje këtij problemi. Të sensibilizohemi dhe t’u kërkojmë institucioneve ta lënë sot atë aksion kriminal, sepse në atë mënyrë realisht ishte kriminal, ta ndërpresin dhe të bëjnë një procedurë ashtu siç duhet.