Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarët e Tregut Industrial në Durrës. Zoti Basha ka dëgjuar nga tregtarët shqetësimet e tyre, vështirësitë e të cilëve sa vijnë dhe shtohen. Rritja e taksave dhe e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse e ka bërë thuajse të pamundur punën e tyre. Tregtaret thonë se po luftojnë për bukën e gojës, disa janë detyruar të mbyllin aktivitetin duke mbyllur dhe vende pune.

Tregtar: Papunësi, çmimet duke u ngritur, taksat duke u ngritur. Atëherë kuptoje që s’ke llafe shumë me mua jo, por as me popullin. Populli është dakord t’i përgjigjet qeverisë me disa taksa por kjo është e rëndë fare.

Tregtar: Duhet të çohet i gjithë populli shqiptar dhe ta djegim atë qen, atë kriminel, ai është hajdut. Ai dhe Ilir Meta duhen zhdukur nga politika. Në qoftë se ka burra këtu dhe ka shqiptar që ka zemër shqiptari duhet djegur, edhe në Gjermani s’na la qeni. Erdhi edhe atje i tha Merkeli ktheji i tha shqiptarët se do t’u gjej vendet e punës të sigurta. Ku i ka vendet e punës të sigurta qeni? Ku i ka?  Ça të hamë ne? Të hamë njëri-tjetrin?! Kriminelit s’i vjen turp atij, ai s’ka turp, ai s’ka dinjitet, ai s’është shqiptar. Ai të gjitha i ka. Ai është i poshtri i të poshtërve. Ai duhet zhduk nga politika.  Në qoftë se ka burra unë i pari flijohem.

Basha: Sa vjet ke në këtë treg?

Tregtar: Kemi 15 vite në treg.

Basha : Ke xhiro?

Tregtar: Shife vetë, ça xhiro, ne luftojmë për bukën e gojës. Unë jam socialist, po ta them puro. Ne luftojmë për bukën e gojës. Diskutojmë bukën e gojës, 126 mijë lekë pension, drita, ujë, bukë do të hajmë. 100 mijë lek në muaj i do qeraja këtu, është pjesë e tij.

Tregtar: Kam paguar 47 mijë, paguaj 150 mijë lekë. Një biznes do ta mbyll. Kjo është mbyllje pune. Edhe këtu do të ikin të gjithë vendet e punës. Të gjithë do të lenë vendet e punës.

Tregtare: S’ka punë. Populli s’ka lekë. Po të ketë populli lekë do të vijë të marri. Populli s’ka dhe ne detyrimisht…

Tregtar: Ne i kemi dërguar kryeministrit letër, ministrit të Finacës, kryetarit të Bashkisë, prefektit, drejtorit të Tatim-Taksave që në prill të 2014-ës kur doli TVSH 25 mijë lek. Në takimin që bëmë me ministra dhe deputetë na u tha që ju do të keni 0 taksë, ky premtim nuk u mbajt. Edhe po presim. Jemi një komunitet prej 1100 tregtarë me këto kioska të vogla dhe trajtohemi si një dyqan në bulevard. Shkon taksa këtu me një kosto të papërballueshme, gati në 1 milionë lekë. Ne po kërkojmë mbështetjen tuaj, kërkesave tona ekomomike ne do t’u qëndrojmë deri më një sepse është e pamundur që sot këtu po të kërkohet që të vilet taksa dhe të vihet kasa, 400 biznese këtu kanë falimentuar që tani. Taksa e pronës është rritur shumë.

Kryetari i Partisë Demokratike ka paraqitur një pjesë të platformës qeverisëse siç është rritja e kufirit deri në 120 milionë lekë të vjetra për biznesin e vogël dhe tatim vetëm 0.5% të xhiros.

“Për çështjen e taksave të shtetit, ne kemi jnë propozim që po e përgatisim dhe po ua ofrojmë shqiptarëve. Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5  % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit. Do të marrësh pullën dhe s’ka tatimor të të afrohet as ke biznesi, as tek dyqani” deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.

Zoti Basha ka theksuar se keshilltarët e djathtë bashkiakë të Durrësit do të kërkojnë ulje taksës së pronës me 30% siç e parashikon ligji, ndërsa me ardhjen në pushtet të demokratëve, bëri të ditur se taksa e pronës do të shkojë në nivelin që ka qënë deri në vitin 2007.

”Duke filluar që nga dita e nesërme, këshilltarët demokratë në Bashkinë e Durrësit nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale pa miratuar uljen maksimale të taksës mbi pronën siç e lejon ligji. Kur ne të vijmë në  pushtet, taksa nuk do ta jetë më e lartë se sa ka qënë deri në vitin 2007 anëmbanë Shqipërisë. Këta e katërfishuan taksën e pronës, e katërfishuan dhe prapë se prapë ato lek nuk përfundojnë në buxhet. E dini se ku përfundojnë?! Në pasuritë e qeveritarëve përfundojnë. Këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr Këshillin Bashkiak derisa ta ulim me 30% taksën e pronës. Vangjush Dako ti bëjë mirë llogaritë se pa u bërë kjo, mbledhje normale nuk ka për të pas. Për këtë ju jap fjalën” theksoi zoti Basha.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 24 Tetor 2015