Faleminderit vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, demokrate e demokratë!
Falënderimi i parë i takon demokrateve dhe demokratëve të Kurbinit që na mirëpresin sot në shtëpinë e tyre, të Lezhës e të Mirditës, të cilët na bashkohen këtu edhe për shkak të rrethanave të mirënjohura, i takon gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë, i takon atyre jashtë kësaj salle që nuk po futen dot në këtë sallë, e cila është mbushur plote ë përplot, e prapë është e vogël për ta mbushur, guximin, kurajën, shpirtin e madh të demokratëve të qarkut të Lezhës, demokratëve të Kurbinit, demokratëve të Mirditës e të Lezhës!
Ndodhemi në një situatë të cilën askush se kishte dëshiruar. Por detyra e demokratëve, tash 31 vite, ka qenë jo të ikin por t’i përballin situatat e tilla. Kemi pasur situata të vështira, disa të imponuara nga diktatura dhe nga veglat e diktaturës që nuk u shkërmoqën. Disa edhe si rezultat i gabimeve tona, por demokratët i cilëson diçka, di diferencon diçka nga çdo familje tjetër politike duke filluar nga kundërshtari jonë politik. Aftësia për të menduar me kokën e tyre dhe jo me kokën e idhullit të rremë. Aftësia për të folur të vërtetën ashtu siç është, jo ashtu siç do ta tregojë propaganda. Aftësia për të marrë vendimet dhe të treja këto bashkë i japin demokratëve forcën për t’u ngritur e për t’u ringritur, sa herë që mendojnë se na kanë rrëzuar, nuk na rrëzojnë dot. Do të ngrihemi edhe më të fortë. Sepse ne nuk jemi bashkë rastësisht, ne nuk jemi bashkë as për hir të privilegjeve që kanë ndarë paraardhësit tanë, siç është rasti me kundërshtarin tonë politik, as për hatër të mëkateve apo të gjynaheve që kanë kryer mbi shqiptarët të tjerët. Ne jemi bashkë sepse kemi lindur si një familje politike me shpresën e shqiptarëve për ndryshim. Prandaj jemi bashkë, prandaj jemi në krah të njëri-tjetrit, kemi qenë që në ditën e parë përballë diktaturës më të egër të regjimit, kemi vazhduar në ditët e errëta, ku prapambetjet e regjimit u munduan të kthejnë rrotën e historisë, por jemi prapë bashkë në krah të njëri-tjetrit e në krah të shqiptarëve do ta çojmë Shqipërinë aty ku kemi premtuar, drejt Evropës. Europë do të thotë normalitet, Europë do të thotë drejtësi, Europë do të thotë mundësi për të gjithë, jo vetëm për një grusht njerëzish. Ne jetojmë në një vend të bekuar me pasuri të panumërta natyrore, me pasuri të panumërta kulturore, artistike. Ne jemi sot një vend që duhet të ishte një nga 3 vendet të pelegrinazhit, bashkë me Lisbonën dhe Padovën. Në Laçin e “Shna Ndout”, i cili duhej të ishte jo vetëm një burim jo vetëm bekimi, por edhe mirëqenieje, për banorët e kësaj treve. Siç ndodhemi në një nga qarqet me pasuri të jashtëzakonshme, bujqësore, blektorale, turistike, diç është qarku i Lezhës. E tillë është e gjithë Shqipëria, po kush i gëzon sot këto pasuri? Ku është rinia sot? Ku do të shkojë rinia sot? Pse është emigracioni plaga që po na gërryen ditë për ditë familjet, vatrat, vendin? Sepse vendi sot nuk qeverisët, por sundohet njësoj si në kohën e diktaturës. Njësoj si në kohën e diktaturës, ligji nuk ka vlerë. Sepse shkopi i ligjit bie padrejtësisht mbi kokat e të pamundurve, të pambrojturve, të të varfërve. Ndërkohë, po padrejtësisht qëndron si mburojë mbi kokat e pushtetarëve të korruptuar që duan ta përjetojnë, ta bëjnë të përjetshëm sundimin e tyre dhe pasuritë e vëna në mënyrë korruptive. Këtu, e sotmja ngjan si dy pika loti me të djeshmen. Të djeshmen ku rinia nuk e di, por në mungesë të drejtësisë për të mbuluar krimet që kryheshin mbi nënat dhe baballarët tuaj, të rejat të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës. Të rinjtë të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës që jeni sot në këtë sallë, më bëhet zemra mall që jeni gjithmonë në krahun e themeluesve, në krahun e qëndrestarëve. Kishte një parullë sa herë që bënin krime, sa herë që çonin në burg njerëz të pafajshëm apo i vrisnin pa gjyq, sa herë që shpronësonin, sa herë që varfëronin, sa herë që shkonte thika në palcë e s’kishte as bukë misri, thonin çfarë do populli bën partia, çfarë thotë partia bën populli. Sot quhet konsultim kombëtar. Është i njëjti mentalitet. Konsultim Kombëtar. Pasi e ka varfëruar Shqipërinë si askush, pasi e ka zbrazur nga rinia si askush, pasi e ka vjedhur si askush, pasi ka ngritur në fron veset më të këqija, llumin e shoqërisë dhe ka nxjerr jashtë institucioneve njerëzit, burrat dhe gratë e vyeshëm, duke e mbushur me hajna dhe kriminel, parlamentin, qeverinë dhe institucionet që nuk janë më institucione se nuk i takojnë më qytetarëve, tani Edi Rama na çon formular për të na pyetur, a duhet t’i mbështesim gratë me 3 fëmijë. Ndërkohë që policia e tij, i tërheq zvarrë gratë 80-vjeçare, sepse mbrojnë shtëpinë e tyre, si në Tiranë dje. Na çon formularë për të pyetur a duhet legalizuar kanabisi, ndërkohë që e ka marrë vesh e gjithë bota që në Shqipëri zgjedhjet shkatërrohen dhe vidhen për shkak të aleancës së Edi Ramës me baronët e kokainës, me baronët e krimit. Nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e fundit, e një regjimi i cili nuk është qeveri, po një soj si diktatura e para 31 viteve, është një regjim në koma. Një i vdekur i pakallur politikisht. E për fat të keq, ndërkohë që e gjithë energjia jonë, e gjithë forca jonë, e gjithë vëmendja jonë, duhet të përqendrohej për t’i dhënë një grusht të fortë dhe përfundimtar regjimit, për t’i kthyer Shqipërinë shqiptarëve, për të rikthyer në shinat e saj demokracinë e brisht me shumë probleme 31-vjeçare dhe për t’i dhënë mundësinë brezit të ri që të bëjë realitet ëndrrën 31-vjeçare për një Shqipëri Europiane, që do të thotë për një Shqipëri demokratike të vërtetë, ku parlamentari me të vërtetë përfaqëson qytetarin. Dhe mos të vij aty si përfaqësues i klaneve apo i grupeve të hajnisë qeveritare apo të krimit të organizuar. Në vend që të përqendronim pra të gjithë energjinë tonë, betejën opozitare që kemi shpallur prej ditës së parë, me një synim, për të kthyer legjitimitetin dhe demokracinë. Jo për të njohur, sepse kurrë nuk e njohim rezultatin e 25 prillit, sepse është manipulim, është rezultati i masakrës zgjedhore, por për të detyruar Edi Ramën dhe regjimin e tij të pranojë atë që do sot shumica, ndryshimin. Ndryshimi vjen me votë! Vota duhet garantuar përmes një reforme të thellë të sistemit zgjedhor, përmes një reforme administrativo territoriale që ia kthen bashkitë dhe komunat njerëzve, përmes vettingut të politikanëve që t’i detyrojë politikanët të shkojnë para drejtësisë. Të tregojnë xhepat dhe kontot e tyre, të familjarëve të tyre dhe lidhjet e tyre. Duke filluar nga unë i pari. Jo thonë 3 të tjerët, secili nga një arsye apo nga një sebep tjetër. Pse jo? Pse gjyqtarët, prokurorët po? Pse policët po? Tani dhe noterët po, nesër do thonë dhe zetoristët, ehe blektorët, edhe bletarët, ehe peshkatarët, edhe zdruktharët, vetëm politikanët nuk duan vetting, pse? Sepse kanë për të fshehur, kanë shumë për të fshehur.
E pra po i rikthehem edhe njëherë që jemi në krah të njëri tjetrit siç kemi qenë në nisje të rrugëtimit tonë si familje politike, nuk ka qenë rrugëtim i lehtë jo. E dimë mirë se kemi qenë e vetmja familje politike në europën ish komuniste që nuk ja doli dot ta shembte diktaturën me goditjen e parë siç e dimë fare mirë se herën e dytë kishim në krahë djepin e demokracisë botërore, gardianin e demokracisë botërore, flamuri i të cilës ndodhet prap në këtë sallë siç ka ndodhet gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mesazhet e James Beekerit dhe të përfaqësuesit të tij në krah të Partisë Demokratike ne vitin 1992. E pra e dimë të gjithë dhe e dinë të gjithë shqiptarët që sa herë ndodhemi para tiranive, tiranisë komuniste që e përmbysëm në 92 me votë dhe Tiranës së korrupsionit, të krimit të organizuar, dhe të marrëveshjeve të hapura e të fshehta me faktorët e tranzicionit, dy kushte duhet të përmbushim në mënyrë që ta përmbysim edhe këtë tirani. E para të qëndrojmë në krah të njëri tjetrit, me mendjet e hapura, të vendosur, të qartë, plot guxim e plot shpresë për Shqipërinë nesër dhe e dyta mos ta humbasim busullën, busullën tonë, busullën e Partisë Demokratike, partisë euroatlantike, antikomuniste, perëndimore, pro europiane, pro amerikane. Dhe këtë nuk e përcaktojnë fjalët por e përcaktojnë veprat, veprat tona kanë folur qartë, atëherë kur Shtete e Bashkuara përcaktuan si persona të padëshiruar non grata personazhet të botës së krimit të lidhura me partinë Socialiste, duke ndjekur të njëjtin standard dhe me kompetencat dhe pushtetin që ju deleguat tek unë me një anëtarë një votë. Edhe unë kam marrë të njëjtin vendim me 9 shtator me shpresën dhe besimin se Sali Berisha do t’ia kursente demokratëve atë që u përpoq të bënte dhe që po përpiqet ta bëjë edhe këto ditë të fundit duke i thënë na lë tët ëndërrojmë për atë pjesë të mirë të historisë, na lër të vazhdojmë përpara sepse një standard kemi vendosur, një standard që e ke mbështetur edhe ti, kush është non grat a nuk duhet të jetë në politikë madje më shumë se kaq por për fat të keq interesat personale ju vendosën sakrificës së demokratëve të Kurbinit, të Lezhës, të Mirditës edhe të gjithë shqiptarëve dhe jemi sot këtu pikërisht si pjesë e atij mentaliteti të vjetër që përmendi edhe avokat Duka, e vërtet që nuk i kemi dhënë dorën asnjëherë dorën njëri tjetrit, se ka dhënë mundësia për ti dhënë dorën njëri tjetrit, do ta jap datën kur të mbarojmë tani. Nuk e di për çfarë të akuzojnë por për çfarëdo që të akuzojnë, në qoftë se e kanë më kultin e individit dhe të akuzojnë se ti je kundër kultit të individit ata që të akuzojnë ose janë komunistë ose janë të infektuar nga mentaliteti komunist sepse kulti i individit e ka marrë Shqipërinë tepër gjatë në qafë që ne të vazhdojmë ti ulemi në gjunjë para kultit të individit ndaj edhe në këtë sallë nuk jam për tu ngulfatur e për tu fryrë sa herë që dëgjoj përshëndetjet tuaja dhe emrin tim, jo. Jam për të dëgjuar me përulësi mendimet e demokratëve, edhe kritikat të drejtpërdrejta edhe sugjerime dhe për t’ju thënë, e para, ata që duan ta përçajnë Partinë Demokratike, ata që duan ta shkatërrojnë Partinë Demokratike, e bëjnë këtë për hesap të tiranase të korrupsionit dhe të kreut të tiranase së korrupsionit që është Edi Rama, atyre pa asnjë dilemë do tu themi ndal ose jashtë. Ndërsa një grusht njerëzish janë këta që asnjëherë nuk i kanë bërë llogaritë për Partinë Demokratike për demokratët dhe me demokratët por vetëm me xhepat e tyre e për xhepat e tyre ndërsa një pjesë tjetër se duhet të diferencojmë e cila përhumbet pas imazheve te të kaluarës e ndalet para njerëzve si me qenë përpara ikonave por nuk janë ikona janë njerëz me gabime dhe me gabime shumë të mëdha kohët e fundit që mund të kishin kushtuar mos të themi ishin projektuar që të kushtoni jetë demokratësh duke i përçarë dhe duke i hedhur kundër njëri tjetrit me një gjuhë urrejtjeje që se kemi dëgjuar as ndaj kundërshtarit politik madje as nga kundërshtari politik duhet të diferencohemi midis tyre, se ata e kanë kaluar vijën e kuqe, vija e kuqe është dhuna, dhuna në familjet tonë politike nuk ka vend , ajo vijë e kuqe pastaj ka dy rrugë ose e lemë të na shkatërrojë ose i marrim vendimet siç i mori Partia Demokratike duke i i treguar atë që duhet ti tregojë çdo force politike europiane, atyre që mendojnë se me dhunë mund ti imponohen demokratëve, por shumica tjetër e diferencuar siç ishte e diferencuar atë 8 janar të zi edhe në oborr ishin te diferencuar valë valë edhe jashtë oborrit të Partisë Demokratike ata kanë akoma kohë dhe mundësi ti thërrasin mendjes, ti thërrasin arsyes dhe ta kuptojnë se nuk ka asnjë arsye të jenë aty përveç se ti shërbejnë Edi Ramës përmes preteksteve të Sali Berishës dhe kanë të gjitha arsyet të jenë këtu, me ne me demokratët në betejë me Edi Ramën, në betejë me të keqen, në betejë me tiraninë dhe këtu do të kenë të garantuar të drejtën të flasin pa i ndërpresë askush, ta ngrenë zëri sa të duan, ta drejtojnë gishti nuk të duan duke filluar nga unë me çdo lloj kritike me çdo lloj kundërshtie, me çdo lloj debati edhe me garë por kurrë me dhunë. Për ta distancomi nga dhuna është kushti i vetëm dhe për ta pas distancimin nga dhuna dhe rikthimit te kuvendimi, tek debati, te përplasja e mendimeve dhe ideve pa asnjë parakusht, pa asnjë të përjashtuar duke filluar me kryetari i partisë, dora ime , dora juaj, dora e të gjithë demokratëve do të mbetet e shtrirë për ti rikthyer në familjen tonë politike. Por zonja dhe Zotërinj ky diferencim nuk do të bëhet për diversion, bëhet për një parim të shenjtë, dhe bëhet në sy të të gjithë Shqiptarëve edhe të atyre qindra, mijërave, dhjetëra, mijëra që ka vite e dekada që nuk na votojnë për arsye të ndryshme dhe nga spektër të ndryshime të shoqërisë, sa vite ka që në Kurbin, Mirditë. Lezhë, familje të vrara të prera, të varura, të burgosura nga komunizmi nuk votojnë Partinë Demokratike, i kemi pyetur pse nuk votoni, ku ju kemi zhgënjyer, ku ju kemi lënë në baltë. Po e filloj me ata që janë palca dhe duhet të jenë palca e Partisë Demokratike, me të përndjekurit dhe me pronarët, sa vite ka që pavarësisht përpjekjeve tona njerëz që na kanë ndjekur që në fillimit tona, intelektual, shtresa e mesme , thonë dua të votojmë por, por çfarë. Po sa shohim emrin e dikujt apo kur jeni në aleancë me dikë jemi pak të dyzuar, më mirë po rrimë në shtëpi e deri te të majtët të cilët thonë se programi i Partisë Demokratike i jep zgjidhje problemeve tona, të cilët na e kanë thënë në sy se Edi Rama edhe pse është kreu i partisë së tyre është një socialist i korruptuar deri në palcë i cili nuk ka më lidhje me Partinë Socialiste por më shumë më krimin dhe me hajninë por pra nuk e kanë kaluar dot pragun. Në sytë e tyre merr rëndësi të madhe qëndrimi që do të mbajmë ne dhe qëndrimi që do të mbajmë ne dhe qëndrimi që do të mbajmë ne, e qëndrimi që duhet të mbahet kudo është ai që këtyre dhjetëra, qindra mijëra, dhjetëra e mijëra shqiptarëve nga Vermoshi në Konispol pa dallime gjeografike, gegë e toskë, t’jua hapim dyert e t’ju themi, çfarë ju mbajti larg, çfarë do ju gërryej besimin deri dje, sot nuk është më. Ne jemi çliruar nga hijet e të shkuarës, ne i kemi pranuar gabimet e të shkuarës, ne jemi të vendosur mos ti përsërisim më ato dhe këtë nuk mund ta bëjmë vetëm me fjalë, duhet ta bëjmë me vepra, duhet ta bëjmë duke i afruar njerëzit e vlerave e jo duke i larguar ata, në strukturat tona, brenda strukturave tona dhe afër nesh dhe jo më kot kuvendi kombëtar dhe delegatët e mbarë qarkut të Lezhës votuan me 18 dhjetor diçka që kaloi për shkak të mënyrës se si funksiononin mediat nën tirani, pa u vënë re. Themelimin e një institucioni të ri brenda Partisë Demokratike, Aleancës qytetare për demokracinë. Një sinjali të fuqishëm që i japim shoqërisë, se jemi të hapur jo thjesht për fasadë, për buzëkuq, po për t’i bërë pjesë të mendimit tonë dhe të vendimmarrjes tonë. Se jemi të vetëdijshëm, se beteja që kemi përballë me regjimin, mund të kurorëzohet me sukses vetëm kur Partia Demokratike, është në një aleancë të vërtetë, të thellë dhe jo fasadë me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë që duan ndryshimin, që duan një të ardhme ndryshe për veten e tyre dhe familjet e tyre. E pra miqtë e mi, kjo duhet të përkthehet në veprim, në çdo lagje të Laçit, të Lezhës, të Rrëshenit, të Rubikut. Në çdo fshat të çdo komune, kudo, njerëzit e vlerave, shumica dërrmuese e shqiptarëve, shumica e heshtur e shqiptarëve që nuk e do dhe nuk e përdor gjuhën e urrejtjes, të linçimit e të dhunës, që e përbuz të menduarit njësoj siç mendoheshe në kohë të diktaturës, sot në 2022. 32 vite pasi studentët u ngritën për ta shkëputur Shqipërinë nga diktaturë, ë gjithë këta njerëz duhet edhe një herë, si të parën herë si në 92-shin, ta kuptojnë që ka vetëm një shtëpi që i bashkon vlerat Europiane, vlerat e lirisë dhe të demokracisë, vlerat amerikane të dinjitetit të individit dhe që do t’iu bëj të mundur atyre të jetojnë në vendin e tyre me dinjitet e të kenë mundësi të ushqejnë fëmijët e tyre me dinjitet dhe me kokën lartë pa i thënë kujt dhe pa i puthur kujt dorën, përveçse duart e nënave dhe baballarëve të tyre punëtore, dhe kjo shtëpi quhet Partia Demokratike e Shqipërisë.
Miqtë e mi, 8 janari ishte një ditë traumatike për të gjithë. Por, gjithmonë pas reve shndrit një diell. Dhe pas një të keqe gjithmonë fshihet një e mirë. E mira është që demokratët janë të vetëdijesuar tashmë se vija ndarëse midis shumicës absolute dhe një pakice që gjithmonë ka përfituar në kurriz të kësaj shumice, është dhuna. Se kush e ka kaluar atë vij të kuqe, faktikisht ka qenë dhe është shërbëtor i atij që kemi përballë dhe i kastës që sundon Shqipërinë prej 30 vitesh. Kërkush nuk e ka kuptuar këtë se Edi Rama. Nuk e di sa prej jush patët mundësi të lexonit një shkrim në një agjenci të pavarur gazetarie, për Ballkanin që financohet edhe nga BE edhe nga SHBA-të. Ku thuhej me dy fjalë që Edi Rama nuk ka aleatë më të mirë sot për të vazhduar korrupsioni, për të vazhduar shkeljen e ligjit dhe sundimin pa ligj, sesa Sali Berisha dhe veprimet e tij. Besoj e keni dëgjuar qartë mesazhet e aleatëve tanë, nuk kanë nevojë për përkthim, nuk kanë nevojë për t’i rrotulluar apo për të parë filxhanin e kafesë. Duan që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen, duan ta shohin Partinë Demokratike jo thjesht si një opozitë e fortë e të bashkuar, ballore, pa kompromis me të keqen e regjimit të Edi Ramës siç jemi e siç do të jemi deri në ditën që do ta përmbysim me votë. Por duan dhe presin që të jetë përsëri në krahun tonë kur Partia Demokratike të marrë përsipër të qeverisë vendin. E ta qeverisë vendin me përgjegjësinë që i takon, si forca që solli pluralizmin e që do të sjell demokracinë dhe shtetin e vërtetë të së drejtës, shtetin e të gjithë shqiptarëve, e jo vetëm të një pakice që e ka marrë 31 vite dhe nuk e lëshon vendin dhe pasuritë e tij, si me qenë plaçka e 3 apo 4 familjeve.
Mesazhi i tyre është i qartë: Me zi presim të jemi në krahun e Partisë Demokratike, forcë qeverisëse e Shqipërisë. Sepse e dinë se nga kjo stuhi, e cila fillimisht goditi brigjet tona, por do të shtrihet anembanë Ballkanit, për të rrëzuar pemët e kalbura të korrupsionit, për të rindërtuar rendin perëndimor në Ballkan, për të mos ia lëshuar Ballkanin Perëndimor atyre që duan ta rikthejnë dhe një herë në kohën e Bashkimit Sovjetik, por për ta bërë një vend, një zonë ku njerëzit jetojnë njësoj si në pjesët e tjera të Europës, Shqipëria bashkë me Kosovën janë kyçur. Sepse në qoftë se beteja nuk mund të fitohet këtu, në popullin më pro perëndimor, më pro amerikan, më pro europian, ku do të fitohet? Ndaj aleatët tanë janë të vendosur, ndaj dhe ne duhet të jemi të vendosur, ndaj dhe ne duhet të jemi të vendosur se në krah me njëri-tjetrin, me një qëllim që na bashkon pavarësisht mendimeve të ndryshme që jo mund të kemi, por duhet të kemi, kurrë mos ardhtë dita që ne të kemi mendime të ndryshme në këtë sallë, se në atë ditë s’jemi më Parti Demokratike e Shqipërisë. Pavarësisht të gjitha këtyre, ne jemi të bashkuar në qëllim. Demokratët e vërtetë janë të bashkuar në qëllim, demokratët e vërtetë janë gati të bëjnë çdo sakrificë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, në emër të Shqipërisë dhe në emër të shqiptarëve dhe të familjeve të tyre dhe të fëmijëve të tyre, që të largojmë një orë e më përpara regjimin e urryer të Edi Ramës dhe të bëjmë realitet ëndrrat e tyre më të bukura, të sjellim pra ndryshimin. Parakusht është mos të mbetemi në vendnumëro, aq më pak të mbetemi peng të hijeve të së shkuarës. Parakusht është ajo që kemi vendosur të gjithë së bashku, të zgjedhim të ardhmen. Dhe sot, në praninë tuaj, themelues dhe qëndrestarë. Kryetar të degëve të Kurbinit, të Mirditës, të Lezhës, të grupseksioneve, të LDG-së, të FRPD-së, të deputetëve që nuk përfaqësojnë interesa dhe klane, por përfaqësojnë një për një, njerëzit e kësaj zone në Parlamentin e Shqipërisë dhe luftën tonë të përditshme për normalitet dhe demokraci. Le të oshëtijmë nga kjo sallë dhe jashtë kësaj salle, me besimin që nuk na e lëkund dot askush, sepse na buron nga gjokset tona, e na janë mbushur mëngjes për mëngjes Zoti edhe njëherë me forcë e me kurajo, me besimin tonë se Shqipëria do të bëhet, se Shqipërinë do ta bëjmë një vend normal, demokratik, të zhvilluar, me mundësi për të gjithë shqiptarët dhe se barra e misionit që kemi mbi supet tona për ta çuar drejt përfundimit plotë dritë, ëndrrën e atyre që na dhanë jetë në dhjetorin e vitit 1990, vendosmëria jonë është e palëkundur. I palëkundur qëndroj në krye të kësaj beteje ku më keni vendosur, jo sepse dua të demonstroj me këtë kryeneçësi apo trimëri apo të më thuhet apo të më këndohet nuk i lëvizi qerpiku. Më lëviz qerpiku kur shoh vuajtjet e nënave që nuk kanë ushqim për fëmijët e tyre, kur shoh shtëpitë e shqiptarëve pa ngrohje në këtë dimër të acartë, e nga ana tjetër shoh qindra milionë euro në inceneratorët. Më lëviz kur prekem nga e keqja dhe zemërohem nga e liga që nuk pranon të hetohet në Komisionin Parlamentar të Inceneratorëve, siç e patë. Sepse e dinë që po ta lejojnë hetimin deri në fund, ajo që ka nisur me bishtin, do të përfundojë me kokën e vërtetë, me kokën e vërtetë të qeverisë, që është koka e korrupsionit e duhet të jetë para drejtësisë një orë e më parë.
Ndaj, shqiptarëve iu themi nga kjo sallë, nuk jemi këtu për t’i bërë karshillëk njëri-tjetrit brenda familjes tonë politike, se demokratët e kanë dashur dhe e duan njëri-tjetrin dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. Jemi këtu për t’iu thënë ja si jemi, të fortë, të vendosur edhe në orë të vështira për familjen tonë dhe forca dhe vendosmëria buron nga vetëdija që ju shqiptarë prisni nga ne dhe keni të drejtën të prisni nga ne t’i prijmë ndryshimit. Jam këtu për t’i thënë Edi Ramës dhe tubave të tij të oksigjenit, që nuk ka diversion mbi tokë ta ndalë vullnetin e demokratëve, për t’i dhënë fund tranzicionit, e bashkë me tranzicionin edhe Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Jam këtu në emrin tuaj për t’i thënë të gjithë demokratëve, se kjo vetëm do të zhvillohet kudo ku të jetë nevoja. Se do të jemi në krah të njëri tjetrit, unë i pari siç jam sot në Kurbin, do të jem kudo nga Vermoshi në Konispol në krah të çdo demokrati e në krah të çdo shqiptari, e ashtu do të jemi të gjithë ne ku ka padrejtësi për t’u ndritur të gjithë së bashku si një valë ndryshimi dhe pozitiviteti. Dhe për t’i thënë e garantuar ata që kanë 30 vite që investojnë për shkëputjen e Shqipërisë nga trashgimia e hidhur e komunizmit, besoni tek Partia Demokratike. Na keni qëndruar në krah, keni deklaruar se vazhdoni të qëndroni në krahun tonë, keni zgjedhur Partinë Demokratike, kam nderin dhe përgjegjësinë që keni zgjedhur Partinë Demokratike dhe mua si partnerin tuaj, për një Shqipëri të së drejtës, për një Shqipëri demokratike, për një Shqipëri me ekonomi të zhvilluar, ku të vijnë investitorët tuaj amerikanë, Europian. Keni besim se krah më krah njëri-tjetrit, nuk ka forcë të na ndalë. Zoti iu bekoftë ju, Zoti e bekoftë Partinë Demokratike, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Faleminderit!