DEKLARATË E KRYETARES SE KOMISIONIT HETIMOR PER INCENERATORËT, JORIDA TABAKU

Sot më në fund, pas pothuajse 2 muajsh e gjysëm, Komisioni Hetimor, miratoi planin e hetimit.

Plani i hetimit merr parasysh të gjitha sygjerimet dhe shqetësimet që ka pasur opozita në Komision dhe është hapi kryesor për zhbllokimin e këtyre hetimeve.

Ju keni qenë të gjithë prezent dhe dëshmitarë për bllokimin që ka pasur ky Komision Hetimor. Nuk kam dëshirë fare as të ankohem, as të qahem dhe të them që nuki më kanë nisur këtë shkresë dhe atë shkresë se unë në burime zyrtare dhe jozyrtare kam arritur që t’i marr shkresat. Por ju keni reflektuar qartësi që pjesa më e madhe e institucioneve nuk kanë kthyer përgjigje dhe nuk e kanë kryer detyrimin e tyre ligjor.

Pavarësisht kësaj, kjo nuk na pengon asnjërin nga ne të vazhdojmë me planin e hetimit. Komisioni i Inceneratorëve një fitore të vogël e ka. Sot Lefter Koka është në burg. Inceneratori i Elbasanit i cili ka vetëm një person sot përpara drejtësisë, unë besoj se do të vazhdojë me personat e tjerë, është hapi i parë për t’i hapur rrugë hetimit nga SPAK njëkohësisht edhe të inceneratorit të Fierit dhe Tiranës. Sot me miratimin e planit të hetimit ramë dakord që do të bëjmë vizita edhe në të tre inceneratorët, ai i Elbasanit është një skenë krimi tashmë dhe sigurisht që deputetët do të bëjnë pyetjet përkatëse ndërkohë që tek Fieri dhe tek Tirana kemi shumë për të gjetur, kemi shumë për të parë, ashtu siç kemi deklaruar, aty nuk ka pasur incenerator, aty nuk ka pasur impiant për trajtimin e incenerimit, megjithëse pagesat kanë vazhduar dhe ndërkohë që nga dita e hënë ne do të bëjmë thirrjen e dëshmitarëve me grupin e parë të dëshmitarëve në fillim të javës, me mediat, specialistët, me personat përgjegjës në Agjensinë e Prokurimeve Publike ndërkohë që në javën e dytë do të kemi personat politikë. Kryeministri  Edi Rama ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, ministri Ahmetaj, Ish-Ministri Gjiknuri, por njërkohësisht edhe tre kryetarët e Bashkive që kanë qenë vendimmarrës në këtë proces. Tek Elbasani kemi një specifikë. Kemi ish-Kryetarin e Bashkisë dhe kryetarin aktual të Bashkisë të cilët do të merren pjesë e hetimit.
Unë jam këtu për t’ju treguar angazhimin maksimal të PD-së për të vazhduar hetimin e kësaj afere deri në fund.

E di që ka qenë një rrugë e gjatë. Shqiptarët do të thonë; 6 vite për të nxjerrë në dritë një aferë. E di që ndoshta ka pasur pengesa, por sot nuk ka më asnjë pengesë. Sot nuk ka më asnjë mbrojtje politike. PD është e angazhuar t’i shkojë deri në fund hetimit të kësaj afere. Deri tek Edi Rama.

Në gjykimin tonë, Edi Rama, Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, janë përgjegjës për këtë aferë.

Do t’i dëgjojmë kur të përgjigjen por ne jemi të angazhuar që t’i çojmë këta përpara drejtësisë, me të gjitha provat dhe faktet shtesë që do të mbledhim.

PS u përpoq në shumë raste të jetë mburojë politike për pjesën më të madhe të dëshmitarëve, të pengojë punën e Komisionit, por nuk ia doli.

Nuk ia doli që të pengojë shqiptarët që të dëgjojnë se si afera 430 milionë euro e inceneratorëve është vendosur, në zbatim dhe njëkohësisht se si po shkon dita ditës në mënyrë abuzive e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, sepse e Elbasanit tashmë ka përfunduar.

Unë e di që keni dëgjuar, unë e ju, të shitur e të blerë, kemi dëgjuar komente e akuza, por faktet flasin më shumë se çdo gjë tjetër. Faktet tregojnë që PD nuk ka absolutisht asnjë pengesë që t’i shkojë deri në fund hetimit të kësaj afere, deri kur përpara drejtësisë të shkojë ai që i ka mbrojtur ata politikisht, dhe të gjithë të tjerët që kanë firmosur.

Unë jam këtu për t’ju treguar që ka qenë e vështirë, nuk ka qenë e lehtë. Ka pasur sulme politike, sulme mediatike, që ju i keni parë vetë, por nuk na kanë kompleksuar dot, jemi duke i shkruar në fund kësaj afere.

Nuk kam gjë tjetër për të shtuar përveçse për t’ju falënderuar ju që keni ndjekur me integritet këtë çështje, sidomos gazetarët, që i dini detajet e inceneratorëve më mirë se sa disa deputetë të parlamentit këtu. Që keni lexuar dosjet dhe njëkohësisht që na keni mbështetur në këtë betejë.

Nëse ka ndonjë pyetje apo ndonjë koment?

Pyetje: Ndërkohë që nuk keni marrë përgjigje nga institucionet a do ju pengojë kjo ju që të arrini në një përfundim?

JoridaTabaku:  Po ta ndaj në dy nivele. Shumë institucione kanë kthyer përgjigje duke mos kthyer përgjigje. Duke thënë që ne nuk kthejmë dot përgjigje ose këtë shkresë mund ta gjeni online në internet. Unë sot nisa disa shkresa të fundit, specifike me numra protokolli. Unë kam bërë një interperlancë ër këtë çështje. Unë i kam shkresat. Unë nuk është se nuk i kam një pjesë të madhe të shkresave, unë e di se çfarë komunikimi ka pasur ish/ministrja Ermonela Felaj me ish/ministrin Lefter Koka ashtu siç di që ka pasur Ylli Manjani me Lefter Kokën. Çdo ish – ministër, Arben Ahmetaj, Shkëlqim Cani, unë i kam sepse kam bërë interperlancë, i kam kërkuar si deputete atëherë. Në pakujdesi e sipër qeveria i ka dhënë sepse kanë menduar se nuk do t’i shkojmë deri në fund kësaj afere.

Sot unë po kërkoja që këto t’i administroja si prova në Komisionin Hetimor. Nuk më pengon fare, në mënyrë absolute për të vazhduar punën. Ne kemi hasur në një rezistencë nga ana e Drejtorisë së tatimeve që i bëj sot thirrje publikisht, të sjellë të gjitha informacionet që janë kërkuar. Komisioni Hetimor është në tagrin e tij që të kërkojë çdo lloj informacioni ashtu si çdo institucion tjetër hetues, sepse na e ka dhënë këtë tagër Parlamenti, dhe i bëj thirrje edhe sistemit bankar, atyre që nuk kanë sjellë përgjigje, të kthejnë përgjigje. Unë jam përpjekur në politikë që gjërat t’i bëja me fakte dhe argumenta duke u përpjekur që t’i bindë, por rrugën e butë e kam përfunduar tani. Unë i kthehem padive penale javës tjetër. Kushdo që nuk sjell ato që kmi kërkuar, unë do të vazhdoj me paditë penale.

Pyetje: Për inceneratorin e Elbasanit fundi i arrestimit të z. Koka dhe për dy incenratorët e tjerë, Fieri dhe Tirana, kush është fundi, personi kryesor që duhet të përgjigjet?

Jorida Tabaku: Për inceneratorin e Elbasanit ne kemi një drejtues politik që është ish/ministri i cili sot është përpara drejtësisë. Ndërkohë që vendimi është marrë nga një grup personash, kryetari i Bashkisë së Elbasanit ka qenë i përfshirë, ai e ka nisur në fakt, Qazim Sejdini ka nisur të gjithë proçedurën për 430 milionë eurot e inceneratorëve. Kemi komisionin e Vlerësimit të orfertave, kemi disa ministri të përfshira, disa ish/ministra të përfshirë dhe unë gjykoj që SPAK-u ka akoma punë. Ne do t’i shpalosim faktet në ditët në vijim, por SPAK-u ka akoma punë për t’i shkuar deri në fund kësaj.

Ndërkohë që për Fierin, për Tiranën, nuk ka filluar akoma SPAK-u. Ne kemi dorëzuar ndoshta 1 vit e gjysëm më parë paditë për Fierin dhe për Tiranën. Në emër të PD-së kemi dorëzuar padi penale në SPAK për të dy inceneratorët e tjerë. Ka shumë persona të përfshirë në proçedurën vendimmarrëse duke filluar nga Kryetari i Bashkisë, duke vazhduar me ish-Ministrin e Ekonomisë, me Ministrin e Financave.

Sot Fieri vazhdon pagesat. Ministrja aktuale e Infrastrukturës dhe Energjisë, vazhdon pagesat për një skenë krimi, sepse ajo quhet skenë krimi. E nëjjta gjë është edhe për inceneratorin e Tiranës i cili ka një ndryshim nga dy të parët.

Nga pikëpamja e proçedurës së dhënies është pak më korrekte, jo se është korrekt, por është pak më korrekte se dy të parët, ndërkohë që ka një shkelje të jashtëzakonshme financiare.

Ka një korrupsion të jashtazakonshëm finanaciar, galopant, i provuar nga KLSH në lidhje me dy raporte të ndryshme

Ka përgjegjësi Ministri i Financave, Kryetari i Bashkisë për Inceneratorin e Tiranës dhe sigurisht të gjithë personat që kanë firmosur dhe kanë marrë vendimin për këtë incenerator.

Pyetje: Z. Veliaj ka konfirmuar pjesëmarrjen në Komision?

Jorida Tabaku: Zyrtarisht nuk e ka konfirmuar por me kolegët e PS-së kanë thënë që e gjithë lista e dëshmitarëve të thërritur prej nesh do të vijnë në Komisionin Hetimor.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë me zgjatjen e afateve të vetingut duke qenë se mazhoranca miratoi zgjatjen e punimeve për Komisionin e Inceneratorëve? Ado të thotë kjo se edhe ju do ta votoni pro zgjatjen e afateve të vetingut?

Jorida Tabaku: Dua të të korrigjoj. Nuk kishte asnjë shtyrje afati. Qeveria, mazhoranca, parlamenti, vendosi që të zbatojë rregulloren e parlamenti. Dhe periudhën që ishte gjatë dimrit pa sesion, iu shtua koha. Nuk u shty afati. Kanë qenë kundër, e miratuan. I thirrën logjikës që nuk bëhen dot mburojë politike. Që nuk e mbrojnë dot korrupsionin. Nuk ka asnjë lidhje me procesin e vetingut. Unë besoj që të gjithë jemi koshientë që të zbatosh rregulloren e parlamentit, s’ta kërkon ligji. Ti nuk mund ta lidhësh dot me procesin e vetingut. Ka një proces që unë besoj se ju do të vazhdoni ta ndiqni tani në orën 13.00 propozimet kushtetuese që ka bërë PD që kanë filluar tani në seancën dëgjimore, që do vazhdojë. Nuk ka absolutisht asnjë loidhje me njëra-tjetrën.

Pyetje: Në rastin e Elbasanit thatë se zbulohet një skemë e pastrimit të parave dhe korrupsioni, besoni nga argumentat që keni se kjo bën shkas edhe për Tiranën? Për skemën e një pastrimi parash?

Jorida Tabaku: Unë nuk dua që t’i paraprij të dhënave por mund të të them që si në skemën e TVSH-së dhe rimbursimit të TVSH-së, si në skemën e përdorimit të fondot të garancisë gjatë pandemisë për bizneset të cilat duhet të kishin fondin e pandemisë në dispozicion ashtu edhe në rastin e një skeme të pastrimit të parave, edhe në rastin e inceneratorit të Fierit, sigurisht në përmjet pagesave tek konsulentët, kompanive fiktive, apo edhe mediave, është fakt publik tashmë që mediat janë pjesë e skemës së pagesave të inceneratorit, ne kemi të dhëna që konkludojnë që ka ndodhur një skemë e ngjashme me atë të Elbasanit.

Unë ju falënderoj të gjithëve për vëmendjen. Shpresoj që në javët dhe në ditët në vijim të keni durim dhe të na dëgjoni. Të na dëgjoni njëkohësisht edhe për qytetarët shqiptarë sepse aferë më të madhe në 30 vite se 430 milionë euro vjedhje, nuk ka patur.

Shumë falemnderit dhe punë të mbarë.