FJALA E ANËTARES SË KOMISIONIT HETIMOR PËR INCENERATORËT, DHURATA ÇUPI
Ka një shkresë që në dosje gjendet pa referenca, pa numër dhe datë nga Drejtoresha e Punëve Publike. Duke qenë pa referenca nuk po preferoj të përmend emrin e zonjës që ka qenë drejtoreshë. Por ajo çfarë bie në sy është një shkresë drejtuar Bashkisë Fier ku thotë, “mbi domosdoshmërinë e mbylljes së vend depozitimit aktual të mbetjeve të ngurta urbane të Bashkisë Fier”.
Sepse kështu fillon si një gjë e pafajshme dhe pastaj fillon dhe agravohet dhe shkon deri në 37 milionë euro, kjo shkresë që është pa referenca.
Më pas, ka një projektvendim të kryetarit të Bashkisë Fier ku i kërkon Këshillit Bashkiak Fier që të ngrihet një grup pune për hartimin e planit vendor për menaxhimin e mbetjeve.
Dhe ky projektvendim miratohet në Këshillin Bashkiak Fier, në të njëjtën datë që bëhet edhe projektvendimi dhe kërkesa, DT.27.07.2015.
Tre muaj më vonë ne kemi një vendim të Këshillit Bashkiak, propozuar me të gjitha gjasat nga ky grup i autorizuar nga ky Këhsill Bashkiak, mbi shpalljen e “Emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve urbane në qytetin e Fierit” dhe përcakton edhe si vendndodhje të depozitimit të mbetjeve fshatin Plyk, njësia administrative Portëz.
Ajo çfarë duhet të theksohet këtu është që ky venddepozitim në këtë fshat llogaritet të jetë vetëm në një pasuri shtetërore. Duke pasur parasysh që, të paktën në kujtesën time pa dashur ta ndaj politikisht, deri në vitin 2013 komunat i kanë pasur inventarët e pasurive publike- shtetërore dhe lidhur me këtë ka qenë e lehtë të përcaktohet vend depozitimi lidhur edhe me të dhënat nga ZRPP-ja që kjo është pronë shtetërore.
Pse e them këtë?!
E them këtë sepse nuk duhet t’i kostonte në vlerë koncencionarit për shkak të shpronësimeve më vonë.
Pas këtij vendimi, ka një vendim të dytë të Këshilli Bashkiak për shpalljen e emergjencës mjedisore në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe si vendndodhje tashmë e depozitimit të mbetjeve nuk është më fshati Plyk, por fshati Mbyet i njësisë administrative Portëz pa pasur asnjë arsye përse bëhet dhe pa dhënë asnjë arsye përse bëhet ky ndryshim.
Kjo në fakt nuk ka arsye, por është një arsye madhore ku koncensionari në studimin e fizibilitetit i ka të qarta se këtu është e studiuar dhe thotë “se këtu është e studiuar fizibiliteti, qëndrueshmëria, etj”. Dhe duket sikur edhe Këshilli Bashkiak e ka vendosur bazuar në propozimin e koncensionarit, se mes këtyre datave janë gjithmonë ato çfarë z.Kostenja i është referuar me procedurat e koncesionit.
Sepse pas vendimit të Këshillit Bashkiak për caktimin e vend depozitimit nuk ka nguruar, ndërkohë është punuar me një shpejtësi akute nga ministritë e linjës për procedurat e koncensionit.
Ndërkohë për fshatin Mbyet ministria dërgon të gjitha koordinatat, fillon edhe procesi i shpronësimit sepse këtu ndërkohë ka edhe pasuri private. Pra ka edhe koston dhe involvon edhe bashkitë dhe ministritë sa i takon kostove të koncensionarit.
Më vonë në mënyrë krejt të paqartë, pra pasi koncensionari kishte edhe studimin, që është i njëjtë edhe në dosjet e Bashkisë Fier, koncensionari kërkon dhe thotë që “Jo, në Portëz nuk jam dakord sepse ka një problem me qëndrueshmërinë”.
Ndërkohë që vetë kishte bërë fizibilitetin, vetë kishte bërë gjithë materialin dhe dokumentacionin që e shoqëronte edhe sa i takon qëndrueshmërisë së tokës ku do të bëhet investimi dhe tashmë thotë “ Nuk e dua më në Portëz por e dua në Mbrostar”. Dhe po më një vendim të tretë të Këshillit Bashkiak të Fierit vendoset tashmë që venddepozitimi do të jetë fshati Mbrostar.
Problemi vazhdon me trajtimin e pasurinë e paluajtshme me të njëjtën sjellje, pasurinë shtetërore dhe buxhetin e shtetit në këtë rast sepse në Mbrostar, me një shpejtësi, gjithmonë këtu janë shumë të shpejta datat dhe afatet; sot e kërkon ministria, nesër ministria e Drejtësisë, pasnesër bashkia, brenda ditës mundësisht komunikohet me shkresa.
ZRPP-ja dërgon një përgjigje ku thotë “Po në Mbrostar kemi 10 prona nga të cilat 3 prona janë shtetërore, 4 prona në pronësi të bashkisë”, sepse tashmë ka një ligj për ndarjen e pronave shtetërore në administrim të shtetit dhe Bashkia Fier e ka pasur listën e pronave edhe në pronësi. Pra, nuk ka pasur probleme të themi të legjitimimit sepse i ka pasur në pronësi të vetë, 4 prona dhe 3 prona kanë qenë shtetërore, ndërkohë kanë qenë edhe tre prona private. Tashmë, nuk është përzgjedhur më nga bashkia Fier.
Ndërkohë kontrata koncensionare është lidhur dhe është lidhur me vend depozitimin në fshatin e parë Plyk. Pra, vazhdon kontrata të mos ndryshohet edhe pse vendimet e Këshillit Bashkiak janë ndryshuar me Portëzin dhe tashmë me Mbrostarin.
Tashmë vihet në dispozicion Mbrostari dhe çuditërisht asnjë pronë shtetërore, miliona lekë të vëna në dispozicion për shpronësimin dhe shpronësohet një individ pronar i një prone private.
Edhe pse po të shikoni edhe hartën dhe komunikimet me ZRPP-në aty në kufi ka pasuri shtetërore në të cilën mund t’i shpëtohej shpronësimit. Ndërkohë del vendimi i Këshillit të Ministrave ku ngarkon OST-në për ta shlyer pjesën e shpronësimit. Pra, ka një marrëdhënie me pronën shtetërore dhe pronën private, çuditërisht krejt të papërgjegjshme nga institucionet shtetërore kur aty ishin pasuritë shtetërore dhe nuk janë përdorur pasuritë shtetërore.
Ndërkohë kontrata vazhdon e pa azhurnuar me koncensionarin dhe milionat e shpronësimit kalon me vendim qeverie dhe ndërkohë që atje kontrata kishte dy vite që nuk vazhdonte punimet e saj.
Kjo është ajo çfarë unë doja të theksoja lidhur me abuzimin me pronën shtetërore dhe me procedurat deri në koncensionimin me subjektet koncesionare.
Prandaj, më shumë e tregova si një ngjarje për të dhënë një qasje të drejtë si kanë këto procedura me pronën shtetërore. Pastaj procedurat e tjera me koncesionin i tha z.Kostenja.