Nëse denoncon lidhjet e Saimir Tahirit me krimin dhe dëshmon publikisht me fakte e me prova, të kërcënohet jeta dhe duhet të kërkosh azil në vende të sigurta.

Kështu ka ndodhur me oficerin Zagani, falë të cilit akuzat ndaj Tahirit për lidhje me trafikantët e drogës janë ndërkombëtarizuar, dhe po ashtu është bërë i njohur botërisht edhe fakti se ky oficer kërcënohet me jetë nga mafia e lidhur me ministrin.

Nëse je përmbarues dhe duhet të zbatosh vendimin e gjykatës që është kundër Saimir Tahirit, arrestohesh.

Kështu ka ndodhur me përmbaruesin privat Baftjat Neli i cili po ndiqte zbatimin e vendimit të Gjykatës ku Saimir Tahiri është dënuar për shpifje me 30 milionë lekë gjobë.

Pra Saimir Tahiri, kumbari i drogës në vend, lidhja e krimit me pushtetin, është i paprekshëm.

Dëshmitarëve që flasin për lidhjet e tij me krimin u ndërsen banditët, përmbaruesve që duhet të zbatojnë vendimin e gjykatës kundër tij u vërsul policinë.

Kjo është gjendja dramatike e demokracisë në vend, ku sundon krimi dhe jo ligji.

Ku qytetarëve u merret shpirti e u përmbyset gjithçka për një kupon tatimor, ndërsa Ministri i brendshëm nuk deklaron shitjen e makinës, nuk zbaton vendimin e gjykatës dhe arreston atë që është ngarkuar me zbatimin e vendimit të gjykatës kundër tij.

Ministri i brendshëm është nën akuzat më të rënda në historinë e vendit dhe për këtë kanë shkruar dhe mediat më autoritare të Europës.

Saimir Tahiri është një nga fytyrat e kësaj klike mafioze që duhet larguar sa nuk është vonë.


Deklarata për mediat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, Fabian Topollaj, 28 Tetor 2015