Ndërtuesit të vilave të Edi Ramës në Dardhë dhe në Durrës, Agron Papulit, po i ecën mirë biznesi, dhe investimi që ka bërë për luksin e Edi Ramës, po i kthehet sot disafish.

Para se të marrte Jaguarët me xhama të zinj, makinat e sheikëve, tek dyqani i Papulit, afera 2 milionë euroshe, Edi Rama i ka dhënë atij edhe 1 miliardë e 247 milionë lekë për blerje ambulancash.

Ja ku është dokumenti zyrtar që tregon se Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar tek ndërtuesi personal i Ramës pothuajse gjithë fondin limit, për blerje ambulancash.

Ky duhet të jetë rasti i vetëm në botë ku në fillim kryeministri përcakton dyqanin ku do blihen mjetet, pastaj nis procedura.

Korrupsioni thellohet çdo ditë sipas skemës së Edi Ramës, ku nuk ka tender, nuk ka garë, nuk pritet kush ofron më pak. Paratë bëhen gati e shkojnë tek miqtë e tij.

Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas dokumentit të punës së OSBE ai zotëron 200 milionë euro pasuri.

Eshtë e qartë mënyra se si mund të bësh biznes në Shqipëri sot.

Ndërto dhe fali një vilë Edi Ramës, ai të jep miliardat.

Ky korrupsion masiv i shtrirë në çdo zyrë, kjo mënyrë e të bërit biznes me paratë e shqiptarëve po sjell varfëri e skamje, dhe rënie pikiatë të ekonomisë së vendit, siç bëri të ditur edhe Banka Botërore në raportin e fundit ku Shqipëria ka përkeqësim dramatik, zbritje me 35 vende duke qënë sot të fundit në rajon dhe për disa tregues të fundit në botë.

Dokumenti qe tregon blerjen e ambulancave tek koncesionari i Papulit, me shumen pothuajse sa fondi limit


Deklaratë e deputetes se Partisë Demokratike, Eleina Qirici, 29 tetor 2015