Albana Vokshi, Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, denoncoi në Kongresin e Forumit të Gruas së Partive Popullore Europiane politikat korruptive të qeverisë në Tiranë, që e kanë zhytur Shqipërinë në varfëri dhe kanë shkaktuar eksodin më të madh ekonomik në historinë e Europës. Deputetja e Partisë Demokratike, Znj. Vokshi deklaroi se shumica e familjeve shqiptare që po kërkojnë azil në Gjermani nuk kanë asnjë të ardhur dhe korrupsioni shtetëror i ka perjashtuat nga skema e ndihmës ekonomike. “Në Shqipëri theksoi Vokshi, kryeministri merr borxh për luksin e qeveritarëve ndërsa statistikat zyrtare tregojnë se mbi 30% e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme. Fushatat korruptive për tatimin e bizneseve që nuk paguajnë ryshfet te qeveria, kanë mbyllur mijëra vende pune”. Deputetja Vokshi theksoi së në varfëri ekstreme dhe pa mbrojtje sociale janë lënë nënat kryefamiljare dhe familjet me persona me aftësi të kufizuara.

Në takim merrnin pjesë Ministrja e Landit të Bavarise për Punën, Çështjet Sociale dhe Familjen, Emilia Müller‎, e ngarkuar edhe me çështjen e refugjatëve,  eurodeputete dhe kryetare të forumeve te grave, anetare të EPP Women, përfaqësuese nga shoqëria civile dhe sipërmarrja.

Kongresi i Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane i kushtoi nje seance te vecante, krizës së emigracionit, fokusuar tek azilkërkuesit nga Ballkani.

Zonja Vokshi duke analizuar  krizën social ekonomike theksoi  se të gjithë treguesit ekonomikë dhe socialë janë përkeqësuar në mënyrë të ndjeshme. Rritja e të gjitha taksave; rritja e çmimit të energjisë elektrike, naftës, produkteve të shportës‎; ulja e pagave dhe pensioneve reale; ulja e ndjeshme e remitancave; heqja e mijëra familjevë, edhe kryefamiljareve nga ndihma e konomike dhe mijera përsonave nga skema e invaliditetit, pushimet për arësye politike nga administrata etj, kanë rritur ndjeshëm nivelin e vrfërisë në vend.

Papunësia është rritur me 5%, ndërkohë që Papunësia ndër gra e ë rinj shkon nga 35 deri në 70% ë rajone të ndryshme të vendit. ‎Këto dhe të tjera janë arësyet pse shqiptarët po lënë çdo ditë vendin e tyre.

“Gratë dhe vajzat janë viktimat më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta të politikave të ndërmarra nga kjo Qeveri; të mjerimit ekonomiik, korrupsionit dhe gjithë sistemit të tenderokracisë e monopoleve që ka ngritur kryeministri Rama, qeveria e tij dhe mazhoranca parlamentare”.

Forumi i grave të PPE miratoi një rezolutë drejtuar Parlamentit evropian, ku ndër të tjera kërkohej që Liderët e Bashkimit Europian të kthejnë vëmendjen nga vende të Ballkanit perëndimor në të cilët demokracia po vihej në rrezik, shteti ligjor nuk funksiononte si duhej, korrupsioni në rritje ishte shqetësues.

Vendeve të Ballkanit u kërkohet të forcojnë shtetin e së drejtës dhe të marrin masa për ngritjen ekonomike, në  mënyrë që të ndalohen  prurjet e mëdha të azilkërkuesve.

Gjatë forumit të grave të PPE, u rizgjodh me votë presidente  znj. Doris Pack, si dhe Kryesia e re e këtij forumi.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Nentor 2015