Ligji dhe ndryshimet e sotme të cilët u sollën nga Qeveria në një kohë shumë të shkurtër, unë dhe znj. Açka si drejtuese komisionesh dhe përfaqësuese të opozitës, i futëm menjëherë në kalendar për të parë nëse ishte me aq prioritet ndryshimi I ligjit me aq sa thuhej.
Sot është bërë e rëndomtë nga politika fjala “na duhen për procesin e integrimit… po i kalojmë me urgjencë se duhen për integrimin, se na I ka kërkuar Brukseli…” janë shprehjet më normale të ditës.
Bashkë me znj. Bushka, kryetaren e Komisionit të Ligjeve, kam qënë në një dëgjesë të gjatë me shoqërinë civile dhe përfaqësues të sektorit për të diskutuar se kush janë problemet reale të medias; se çfarë po ndodh sot me tregun; se përse Shqipëria ka rënë me 30 vende në renditjen e “Reporter pa Kufij”; pse progres raporti nga 33 kapituj vetëm median e ka me regres dhe ndër të tjera citoj: Nuk është bërë progres në periudhën raportuese. Ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë. Dezinformatat, duke përfshirë fushatat e shpifjeve, janë të përsëritura, veçanërisht në mediet online.
Atmosfera e sulmeve verbale, fushatave shpifëse dhe akteve të frikësimit ndaj gazetarëve nuk është përmirësuar, që vendosin në pikëpyetje çështjen e sundimit të ligjit, korrupsionit dhe drejtësisë. Rekomandimet e vitit të kaluar nuk janë zbatuar ende. Duhet patjetër që të zbatohet një politikë me tolerancë 0 ndaj kërcënimit dhe sulmeve të gazetarëve dhe mediave. është problematike transparenca e pronësisë dhe financimit të medias dhe kufizimet e saj, si dhe kërkesat për reklama publike duhet të jenë në harmoni me standartet ndërkombëtare. Duhet garantuar zbatimi I Kodit të Punës dhe fuqizohet mbrojtja e punës së gazetarëve, nëpërmjet edhe miratimit të një statusi për gazetarin.” Këto janë problemet që ka media sot.
I dëgjova kolegët të shqetësuar për atë çfarë transmetojnë mediat, orar e pa orar, sesi trajtohen zonjat në politikë e jo në politikë, se çfarë gjuhe përdoret në media, se çfarë aksesi kanë fëmijët në media, por nuk ka asnjë çudi sepse media është fytyra e politikës. Ashtu siç është poltika sot, është dhe media!
Gjuha që përdoret sot në politikë, përdoret dhe në media! Ashtu si sulmohet media me kallash e me tritol, ashtu bëhet njësoj dhe në politikë! Nuk ka absolutisht asnjë çudi për atë çfarë ndodh sot me median.
Raporti I fundit I DASH theksonte se ka pak media të pavarura sot. Shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve që kanë interesa të mëdha që përdorin interesat e tyre për të avancuar planet e tyre politike dhe të biznesit, duke përfshirë promovimin e interesave të tyre me parti politike. DASH shprehet se ka raporte të besueshme të përfaqësuesve të lartë të medias që përdorin organet e tyre për të shantazhuar biznesin, për të kërcënuar me mbulim të pafavorshëm mediatik biznese konkrete, ka presion politik, korrupsion, por njëkohësisht dhe mungesa e fondeve e kanë kufizuar median e pavarur dhe gazetarët të cilët praktikojnë auto-censurën.
Këto janë shqetësimet që kanë sot mediat, mjedisi mediatik si pushteti I 4-tët, siç tha dhe znj. Gjonaj!
Nuk besoj që ka ligj që I rregullon këto shqetësime. Nuk besoj që ka absolutisht asnjë akt që mund të miratohet në Parlament që e ndryshon situatën e medias, por është çështje vullneti politk. është çështje e një vullneti politik për mënyrën sesi ëshë ngritur sistemi I medias, sesi janë lidhur interesat politik më ato të biznesit. është çështje e vullnetit politik mbi presionin që ushtrohet mbi median, mbi hapësirën që I japin mediat individëve të caktuar.
Ka deputetë në këtë Parlament, ka ministra në këtë Qeveri që e kanë parë dhe provuar në kurrizin e vetë që njëherë janë të preferuar nga media, njëherë tjetër bëhen të pa preferuar dhe bëhen fushata sulmesh dhe denigrimesh.
Që të gjitha lidhen me interesa dhe konflikte biznesi dhe sigurisht prej dorës së Qeverisë, por kjo situatë duhet të ndryshojë, ko sepse na e thotë Europa, jo se është një detyrim në progres raport, por duhet të ndryshojë si një balancë e drejtë e një shteti demokratik I cili ka një pikëpyetje sot strukturën sesi funksionojnë institucionet, ka një pikëpyetje sot kapjen e pushtetit. Ka në pikëpyetje sot median, balancën dhe kontrrollin e Parlamentit. Të gjitha shtyllat e demokracisë sot janë në pikëpyetje, sigurisht sepse ashtu si është politika sot, ashtu si është demokracia sot, ashtu është dhe media sot!
Diskutuam ligjin që solli Qeveria me idenë për të parë cilat janë ndryshimet që përputheshin me Direktivën e BE, por ligji nuk përputhet tërësisht me Direktivën e BE. Direktiva e BE I përcakton në ligj dhe nuk I lë me akte dytësore, me VKM një sërë elementësh që I përmendi këtu znj. Açka.
Sasi e gjobave e vendosur në këtë ligj është dispropocionale përsa I përket operatorëve dhe individëve. Hapësira që jipet këtu AMA-s është e jashtëzakonshme për të vendosur për gjëra që kërkojnë një rritje në strukturë dhe në kapacitete të cilat nuk I ka për momentin.
Zonjën ministre e kanë keqinformuar sepse ne ngritëm shqetësimin nëse për edukimi mediatik a I kishte kapacitetet AMA për ta bërë dhe jo se çfarë është edukimi mediatik; nëse përputhemi me direktivën e BE apo jo funksionet që po I jipeshin AMA-s dhe a duhet t’i merrte AMA këto.
Ligji për mediat autovizive nuk mund të kaloj në Parlament njëherë në 3 muaj, nuk mund ta ndryshojmë ligjin sa herë që ne shohim se ka diçka që nuk shkon, por ka nevojë për një rregullim të plotë, tërësor për të zgjidhur të gjitha shqetësimet që sot ekzistojnë, ato që mundemi me ligj. Sepse ato që nuk mundemi lidhen me interesa biznesi, politike të cilat nuk I zgjidh dot Parlamenti.
Ka qënë në dëshriën tonë, në vullnetin tonë që çdo gjë që lidhej me Direktivën ne ta kalonim, ashtu siç kemi mbështetur sygjerime dhe kërkesa nga Dhomat e Tregtisë, nga OshC, nga individë të cilët preken nga zbatimi I këtij ligji për të përpjekur për të mos ndryshuar prap ligjin pas 3 muajsh.
Paqëndrueshmëria ligjore është kthyer në problem real sot dhe për funksionimin e institucioneve, për ligje që vijnë këtu e ndryshohen për 3 rreshta, ndërkohë që nuk flasim për probleme reale dhe konkrete që ka sot media dhe pavarësia e medias.
Këto shqeësime ngritëm në Komision dhe ashtu si znj. Açka nuk do të votoj, do të abstenoj. Jemi të gatshëm për të diskutuar me operatorët në treg, me shoqatat e gazetarëve se kush janë problemet reale që ka sjellë sot ky sistem dhe si mundemi ne me kaq pak sa na takon, me kaq pak sa mund të bëjmë me punën tonë në komisione dhe votën tonë në Parlament, për ta ndryshuar këtë situatë.
Pastaj këto fjalët tjera që e bëmë për integrimin dhe për Brukselin, I merr era pa mbaruar akoma seanca!