Kontrolli i Lartë i Shtetit sot konfirmoi zyrtarisht zullumet e Qeverise të denoncuar vazhdimisht nga Partia Demokratike. Sipas raportit të tij, gjatë vitit 2014, Edi Rama dhe Ilir Meta u kanë vjedhur shqiptarëve 109 miliardë lekë ose 777 milionë Euro. Ky raport konfirmon se afera e CEZ nuk është shpikje e Partisë Demokratike por një pazar i filluar nga Meta dhe Ministrat e tij dhe i mbarur nga Edi Rama. KLSh provon ne analizen e kësaj afere se vetëm nga klauzolat e marrveshjes së mirëkuptimit midids Ramës dhe CEZ, ka një vjedhje prej 479 milionë Euro pa përfshirë detyrimet dhe përfitimet e tjera të CEZ që lidhen me këtë marrëveshje.
Në buxhetin e vitit 2014 shihet se si Rama, pas 9 vitesh, për herë të parë nuk rriti pagat dhe pensionet. Në vend të rritjes së pagave paratë e qytetarëve u përdorën për të mbushur xhepat e Ramës dhe klientëve të Qeverisë. Rama nuk respektoi disiplinën e kuadrit afatmesëm makroekonomik por bëri një buxhet ku të ardhurat ishin 12.3 miliardë lekë më të ulëta se kuadri fiskal afatmesëm, dhe shpenimet dhe borxhi ishin 44 miliardë dhe 56 miliardë më të lartë.
Në vitin 2014 taksat u dyfishuan ndërsa të ardhurat tatimore ishin më të vogla se efekti i rritjes së taksave. Pra Rama nuk solli në arkën e shtetit asnjë lek nga rritja ekonomike e pretenduar apo përmirësimi i administrimit të taksave.
Por ndërsa të ardhurat nuk u rritën, shpenzimet u rritën me 45 miliardë lekë. Kjo rritje shkoi për luksin e Ramës sepse investimet publike u ulën me rreth 5 miliardë lekë kundrejt vitit 2013. Edhe ato para të shpenzuara për investime nuk shkuan në veprat e mëdha si autostrada e Elbasanit, Rruga e Arbërit apo rruga Qukës – Qafe Plloçe por për mbjellje shkurresh dhe palmash.
Buxheti 2014 u shpërdorua dhe nuk u shpenzua. Ky vit shënon nivelin më të lartë histroik të deficitit buxhetor. Shpenzimet e rritura u financuan me borxhe. Në muajin dhjetor 2014 u kryen vetëm 28.4 % e investimeve të vitit dhe 40% e investimeve të financuara me borxh të brendshëm. Kjo u bë duke mënjanuar tenderat, duke lidhur kontratat në ditët e fundit të vitit dhe duke transferuar paratë në llogaritë e klientëve të Ramës.
Pra nuk u bënë investime por paratë e transferuara tek klientët u rregjistruan dhe raportuan si investime. Dhe këto para nuk ishin të ardhura por borxhe, mbasi 43% e borxhit publik vjetor u mor në Dhjetor dhe borxhi ishte 12 miliardë lekë më i madh se investimet e raportuara apo 16 miliarde më i madh se investimet e kryera në fakt.
Buxheti 2014 ishte edhe i paligjshëm. Ligji organik i buxhetit lejon marrjen e borxhit vetëm për investime ndërsa Rama ka marrë 12 miliardë lekë borxhe për shpenzime luksi.
Detyrimet e prapambetura u përdorën si alibi për rritjen e borxhit, por sot u konfirmua se ato nuk kanë qenë të vërteta mbasi janë paguar para tek klientët dhe jo për detyrime të audituara. Ndonëse edhe FMN kërkoi që pagesat e borxheve të bëhen sipas një liste të certifikuar qeveria mori formlisht një kompani auditimi dhe asnjehere nuk e publikoi listen e detyrimeve të prapambetura të paguara.
Rama i ka përdorur paratë e shtetit si të ishin të vetat. 46% e tyre janë shpenzuar pa tender dhe në rastet kur janë bërë tenederat ata u janë dhënë miqve dhe financueseve te tij si Carapuli me shokë.
Këto janë faktet, këto janë shkeljet e kryeministrit më të korruptuar në Ballkan.
Deklarata për mediat e deputetit Sherefedin Shehu, 2 Nentor 2015