🔴Në sofrat shqiptare ka më pak ushqim për të ngrënë.
📍Dy javë më parë debatova me Ministren e Financave në Parlament për situatën e rënduar ekonomikisht në cdo familije shqiptare. Paralajmërova se shqiptarët po konsumojnë më pak, po blejnë më pak ushqime për familjet e tyre.
Në debat, ministrja më konfirmoi të kundërtën duke më akuzuar në fakt se nuk i referohem shifrave.
📍Ndërkohë Ministren e përgenjeshtron vet institucioni që ajo drejton. Ministria e Financave raporton se të ardhurat nga TVSH në muajin Shkurt ishin 6.7% më pak se i njëjti muaj një vit më parë. Me të njëjtin ritëm ishin edhe shifrat në dogana.
📍Në muajin shkurt arkëtimet nga TVSH-ja arritën ne 13.5 miliardë lekë, rreth 968 milionë lekë më pak se në shkurtin e vitit 2022. Sipas të dhënave të detajuara, tkurrja ka ardhur si nga tatimet ashtu dhe nga doganat.
Cfarë tregojnë këto shifra. Këto tregojnë se shqiptarët po blejnë më pak produkte ushqimore për familjet e tyre. Kjo tregon se niveli i jetesës në shqipëri po përkeqësohet.
📍Faktorët nga se mund të vijnë janë dy: cmimet e larta që ndikohen edhe nga taksat vendase si dhe nga shpopullimi i vendit. Në shqipëri kanë mbetur më pak njerëz për të blerë.
Kjo është e vërteta e hidhur në shqipëri. Ndaj i zëvendëson njerëzit me pemë në fushatë.