Edi Rama gënjen. Letra të cilën i referohet nuk është asgjë tjetër vetëm kalimi i kërkesave të bëra nga Shoqata e Ndërtuesve për leje zhvillimore Ministrisë së Zhvillimit Urban. Kjo pasi me datë 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV dhe lejeve, nga organet e pushtetit vendor në të gjithë territorin. Në këto kushte Bashkia i kalon 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve, Qeverisë. Asnjëra prej këtyre kërkesave nuk është marrë në shqyrtim dhe aq më pak miratuar nga Bashkia e Tiranës. Me datë 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre, dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi. Me datë 21.05. 2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin. Më pas me një ndryshim në VKM Nr. 408, Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimi brenda territorit të qyteteve, duke shkelur autonominë e pushtetit vendor. Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku i pajis me leje ndërtimi vetë 6 ndërtues prej 30 kërkesave të dërguar nga Shoqata e Ndërtuesve.
Çfarë ka ndodhur :
- Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Lulzim Bashës për ti dhënë fund klientelizmit në dhënien e lejeve të ndërtimit ka miratuar planin urbanistik, i pari që prej vitit 1989 si dhe planet e detajuara vendore.
- Bashkia ka hartuar 30 PDV, faza e parë ku nuk përcaktohet asnjë gjurmë ndërtimi, vetëm treguesit e zhvillimit dhe infrastruktura rrugore.
- 22.08.2014 Edi Rama bllokon miratimin e PDV-ve dhe lejeve nga organet e pushtetit vendorë në të gjithë teritorin.
- 01.10 2014 Edi Rama miraton ligjin e ri të planifikimit të territorit i cili shfuqizon ligjin nr. 10119 dhe të gjitha aktet nënligjore në fuqi, përfshirë VKM Nr. 502 që është rregullorja e urbanistikes, duke bllokuar procesin deri në daljen e akteve të reja nënligjore.
- Në dhjetor 2014 Shoqata e Ndërtuesve sjell kërkesë në Bashki për të marrë në konsideratë projektet e hartuara prej tyre konform ligjit të vjetër.
- 10.12 2014 Bashkia ia përcjell kërkesën e Shoqatës së Ndertuesve Ministrisë së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermenit, pasi kërkesa e Shoqatës së Ndërtuesve nuk ishte më në kompetencë të bashkisë për shkak të shfuqizimit të ligjit të vjetër dhe mosmiratimit të akteve nënligjore të ligjit të ri.
- Me 23.03.2015 Edi Rama si kryetar i KKT-së nga 30 kërkesat e Shoqatës së Ndërtuesve përzgjedh vetëm 6 prej tyre dhe në mungesë të akteve nënligjore i kërkon bashkisë t’i pajisë me leje ndërtimi.
- Me 21.05.2015 Bashkia e Tiranës i kthen përgjigje KKT-së, ku i argumenton se vendimmarrja e saj është në kundërshtim me ligjin.
- Më pas me një ndryshim në VKM Nr.408 Edi Rama i jep kompetenca vetes së tij të japë leje ndërtimin brenda territorit të qyteteve duke shkelur autonominë e pushtetit vendor.
- Pas kësaj bën vendimin e KKT-së datë 09.09. 2015 ku pajis me leje ndërtimi 6 ndërtues prej 30 qer kishte paraqitur shoqata e ndertuesve
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Nëntor 2015